Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një ditë para protestës...

Një ditë para protestës...

Nga Julian Deda - 15/02/2019

Sot është një ditë e qetë dhe e sigurtë për të gjithë ata që do protestojnë nesër.

Çdo njeri prej nesh e di se çfarë do, e di se për çfarë duhet protestuar dhe nuk ka asnjë arsye për të qenë i frikësuar, i tensionuar e të tjera gjendje si këto, përkundrazi duhet të jetë i frymëzuar, sepse po bën një akt civil që duhet ta bëjë sa herë që i shkelet dinjiteti, po proteston.

Të vetmit të frikësuar për të nesërmen janë Rilindasit.

Ata janë të vetmit të interesuar që te ketë dhunë. Mos u çudisni që ata të kujdesen seriozisht, me anë të skuthave të paguar prej tyre të futur në turmë për të bërë lloj, lloj incidentesh dhe për të akuzuar pastaj opozitën për dhunë.

Kjo ndodh sepse janë të trembur, jo sepse mund të ketë veprime dhune nesër, sepse ata e dinë mirë që s'ka, janë të trembur sepse e dinë mirë se e kane dhjerë.

Janë fajtorë për regresin e shpejtë të ekonomisë së vendit të tyre dhe e dinë mirë.

Janë fajtorë për shpopullimin, për ikjen masive të shqiptarëve, që përveç se të mbillnin hashash nuk kishin asnjë mënyrë tjetër të jetuari në këtë vend, edhe këtë e dinë mirë.

Janë fajtorë për çdo premtim të marrë përsipër para 6 vitesh dhe asnjë të mbajtur deri me sot, për llumin që futën në parlament, për talljen karshi nesh, për vjedhjet, për gjithçka. Ata e dinë mirë sesa e kanë qelbur dhe s'ka nevojë t'ia thotë askush.

Prandaj janë të trembur, prandaj kanë rrethuar me mjete mbrojtëse atë tendën idiote dhe atë kërpudhën budallaqe, sepse ajo që i dhimbset më shume është fasada, ajo të mos prishet.

Kësaj i thonë ta humbësh fillin, të mos kesh ndjesi për gabimet që bën, të mos kesh më lidhje me realitetin e popullit tënd.

Me pak fjale është fiks kohë të marrësh valixhet dhe të largohesh nga pushteti. Është tamam ai momenti ‘që të ikësh vetë, pa i lënë njerëzit të nervozohen dhe të të heqin me shkelma’.

Nesër është ditë proteste, dite e shprehjes së demokracisë dhe e të drejtës për t'i kërkuar llogari atij që i jep votën, sepse herët a vonë pushteti që shtetari merr nga populli duhet patjetër t'i kthehet popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ZZIK15/02/2019 17:31

Ah, mor z,,,JUL,,,po pse ia kena dhene voten, apo na i vodhi, apo i bleu. Kete duhej tia kishe renditur, sepse mungojne shume renditje ne ato qe ka bere ky idiot, por, qe me masheshtine e budallallekut qe e karakterizon kete kaltil, del e thote qe akoma ta quaj veten shumice, e te ofendoi edhe opoziten se nuk ka per tu bere shumice kurre. Ja, pra se me ke kemi te bejme, e ta njohin dhe sherbetoret, e servilet, apo interesaxhinjte qe i rrine prane ketij fare KM te rrjedhur. Protesta e sel
sektit sektistneserme te jete me motive demokratike, por me vendime te pa kohore, qe kete pushtues te trashegimit kuqal, ta zhdukin nga ky popull, e qe mos ta kemi neper kembe, qe e nesermja te jete me e qeshur, me demokratike, e me te aredhme mete mira per kete popull te vuajtur e fukara, qe i nenshtrohet shpejt opinioneve, e presioneve te ketyre batakcinjeve kodoshe qe kemi ne qeveri, por ka arritur thika ne palce,, populli do vendose per te aredhmen e tije, pas permbysjes se ketij rregjimi sektist qelbanik rilindas.

Shto koment

Denonco