Një shtet - tre simbole, Kryeministria kopjon shqiponjën e ambasadës së Rusisë!

Një shtet - tre simbole, Kryeministria kopjon shqiponjën e ambasadës së Rusisë!

Nga Luan Rama - 11/02/2019

Pas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që në të gjitha ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë përdor shqiponjën e bardhë, edhe Kryeministria përdor në logon e vet ngjyrat e shqiponjës që përdor ambasada e Rusisë në Tiranë e kudo tjetër, gjithkund ku Federata Ruse ka ambasadat e veta!

Por, në ndryshim nga Ministria për Europën dhe Punët e jashtme që përdor një shqiponjë të bardhë, Kryeministria përdor një shqiponjë gri me konture të bardha!

Në të dy rastet kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”, në nenin 7 të të cilit thuhet:

“1. Stema e Republike?s së Shqipe?rise? e?shte? simbol shtete?ror. Ajo paraqet nje? shqyt, me ngjyrë të kuqe gjaku, me nje? shqiponjë në qende?r, të njejte? me shqiponje?n e flamurit kombe?tar të Republike?s së Shqipe?rise?. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, e?shte? vendosur pe?rkrenarja e Gjergj Kastriotit, Ske?nderbeut, në profil djathtas. Pe?rmasat e shqytit jane? në raportin 1 me 1, 5 nje?si”.

Pra ligji nuk lejon asnjë ekuivok, asnjë hapësirë që ndokush të përdorë “simbolet” e shijeve të veta, por thotë shqip dhe qartë që shqiponja është e njejtë me shqiponjën e flamurit kombëtar, pasi e ka përcaktuar më parë në nenin 3 se: “Flamuri kombe?tar paraqet nje? fushë me ngjyre të kuqe gjaku, me nje? shqiponjë të zezë dykrenore në mes, me krahe? te hapur anash. Secili nga krahe?t e shqiponje?s ka ne?nte? pendë, nde?rsa bishti ka shtatë pendë”.

Po përveç ngjyrës, në kundërshtim me ligjin e sipërcituar është vendosur edhe përkrenarja e Skënderbeut. Ligji e përcakton se duhet vendosur në profil djathtas, ndërsa Kryeministria e përdor të vendosur në profil majtas, për të shkuar më tej me variantin e logos së Presidentit të Republikës, në të cilën, mbi një shqiponjë me krahë të varura dhe jo të hapura anash siç e përcakton ligji, përkrenarja e Skëndërbeut përdoret në pamje ballore!

Një shtet - tre simbole! Dhe të tre simbolet, në kundërshtim me ligjin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ari11/02/2019 14:16

nuk e kann kopju por ashtu ndihen rama,cakaj,ruqi,e baton hagjiu.

Emri11/02/2019 14:14

Shyqyr qe u kujtut mka vra synin qysh kur kan ardh npushtet.

Toni11/02/2019 14:11

Ca mund te prisni nga nje piktor idal bojet, qfar mund te prisni nga nje i aposjonuar mbas sorrosit kuedhe e ka deklaruar se ky i fundit nuk ihedh paret kot, por qfar mun te presesh nga nje i qmendur qe nuk njeh edhe simbolet e vendit te tije ,! Ore,,! Cfar munedet dhe si i kerkoni po kti per simbolet e venbit ku ky nuk nje edhe vet veten, edhe ata ce e ndimuan te vendosej nepostin ku ndodhet (formaconet e sorosit kan marre cdo post shtetror tek ne dhe eshte kthuer si ideologji dhe praktik per fitime dhe ndryshime deri dhe indeniteti si komb.ne qofte se ka ardhur puna deri ne kte pik, faj eshte me i madh edhe i juaj si (LSI)!.prandaj ju duhet te hidheni te paret per te hekur kte mortaj prej aty deri sa sna ka ba edhe kinez , apo afrikan , sirjan , oku dreqin idihet se tparet tane turq na lane ku edhe kto me investime larg pamese tek televizjonet ku vetem turqisht japin por;? Edhe investimin mo te madhin na e kan ba per ushqim shpirtror, xhamin e madhe, e kemi kryetarin e shtetit mikun e erduganit .Sulltanit ku miljardat iinvesto ne serbi dhe tonit , gishtin ja ka sh,,,,,,,, t ,,,, i.

patrioti11/02/2019 11:16

Eshte rrezik i madh sllavizimi nga ekipi sorros. Sorosi i perzene nga Hungaria nga Usa kerkon te ngreje nje fole ne Serbi dhe te na perfshije dhe ne. Duhet urgjent te shpallet non grata sorosi ne shqiperi dhe te zhduket gjothe ekipi shqiptaro kosovar nga shteti.
Keto jane shenja qe qe simbolet tona te zhduken, inteligjenca te iki jashte partiotizmi gjithashtu e te ngelen soroistet duke na shperbere si komb nen republiken sorrosiane te Serbise. Sorosi po nget dhe deshirat sllave per te arritur qellimet e veta. Lobimi ne USA eshte pikerisht paraja e hedhur nga soros. E kemi ne rrezik atdheun te ngrihemi te tere te perzeme rame e cdo gje sorosiane.

Shto koment

Denonco