Çani, Besa e Genci, prova që Edi Rama e urren Kosovën!

Çani, Besa e Genci, prova që Edi Rama e urren Kosovën!

Nga Çim Peka - 26/01/2019

Pasi ja zhvleftësoi me shpejtësi edhe ato vlera dhe pikë që mund të kishte “djaloshi Caka nga Kosova”, duke e trajtuar si një fëmijë të marrë përdore dhe shtojcë të tekave dhe prapaskenave të veta të brendshme e të jashtme, Rama mbrëmë avancoi për ti bërë shqiptarët e Shqipërisë dyshues për integritetin e “gjenive-ministra kosovarë”, si dhe shqiptarët e Kosovës të ulin kokën, për atë që përfaqësohen.

Ashtu siç e ka ndërtuar edhe vetë komunikimin me studentët që kur kanë nisur protestën, në mënyrën më karagjoze të mundshme, njësoj bëri mbrëmë në “Zonë e Lirë”, edhe me prezantimin e parë mediatik tashmë  si ministre Arsimi, me kosovaren Besa Shahini. E nxori në emisionin në të cilin vetë ka gjetur strehën ku ndihet ai që është në të vërtetë, pikërisht në atë studio ku Linda Morina tallet si “vip-e” e Kosovës.

Një ministre Arsimi, që nuk njeh e as ka “dëgjuar” për homologët e vetë në Europë; që ka që në fillimet e veta që investohet nga Soros, por “ashtu është një muhabet”; që gënjen hapur duke thënë se pedagogët e studentët nuk duan abrogimin e ligjit për Arsimin; që fshihej e tmerruar kur dëgjonte për lidhjet e familjes së saj me Serbinë e Milosheviçit e gjuhën serbe...

Tani që prozhektorët u hodhën edhe mbi “kosovarët” ministra të Jashtëm e të Arsimit,  nën vetë regjinë e Ramës, ne mund të shohim qartë lojën e ligë të tij me këto dy viktima si individë, por veçanërisht me gjithë elitën e shqiptarëve të Kosovës, me të cilët Rama përpiqet të njësojë e identifikojë  Cakajn e Shahinin. Dhe kjo ligësi e dekonspiruar tashmë këtu brenda në Shqipëri, ka të bëjë posaçërisht me Kosovën dhe me elitat e saj. Duket që kjo dëshirë për të turpëruar klasën e inteligjencës kosovare, buron edhe nga përpunimi që Baton Haxhiu i etur për hakmarrje i ka bërë Edi Ramës sistematikisht, pasi në “fshatin e tij” të gjithë e njohin se si e ka bërë karrierën e mirëqenien!

Nëse shtoni vëmendjen, do të vini re se në emisionet dhe TV-të që kontrollohen nga Rama, ministrat e tij “kosovarë” masakrohen sipas një skenari të përpiluar e parashkruar me kujdes. Nuk ndodh kështu me vetë Ramën, i cili është “nona” e gjithçkaje; nga A-ja te ZH-ja.

Vetëm pak kohë më parë ishte e njëjta studio e i njëjti Çan, por në vend të Besa Shahinit na u servir nën prozhektorë të tjerë, vetë Edi Rama.

 E pyeti Çani mbrëmë Besën për dajën “spiun të serbëve”, por “harroi” të paktën ta ngacmonte sado pak Edi Ramën, për “Baba Pilon” (Ish anëtarin e Byrosë Politike, Spiro Koleka) dhe babë  Kristaqin!

 E pyet Besën për Batonin, por e zë amnezia për të pyetur kryeministrin në të njëjtën ndenjëse, për  marrëdhënien speciale me Aleksandër Vuciç-in e Serbisë!

Të trumbetosh me të madhe, se ke bërë një hap historik duke bërë ministra të rëndësishëm dy “figura” nga shqiptarët e Kosovës, por nga ana tjetër të kujdesesh që në oazin e madh intelektual e profesional të shtetit të dytë shqiptar, të përzgjedhësh dy individë të dyshimtë në çdo aspekt, nuk është rastësi.

Në rastin më të mirë; nuk ke respekt për Kosovën dhe elitat e saj. Në rastin më pak të mirë; synon përçarje andej e këtej kufirit shqiptaro-shqiptarë. Dhe në rasti më të keq; e urren Kosovën dhe je duke hedhur vallen e prejkohëshme të planeve të Serbisë së Vuçiç dhe Sorosit, për konfederatën, Ish-Jugosllavi+Shqipëri!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tarasi26/01/2019 16:02

Analiza qe ben Çim Peka ne shkrimin e tij eshte e perkryer. Edi Rama e urren dhe e perçmon Kosoven dhe per ta diskretituar ate zgjedh Genc Cakaj e Besa Shahinin per minister te jashtem e te arsimit duke argumentuar se ata jane e shume te ditur intelektuale te medhenj!!!! Kjo perkthehet ne shqip se keto njerezit e ditur te Kosoves siç po duken ( nga prezantimi i tyre ne media) qenkan dosido!!! Kjo politike u perdor dhe ne fillimet e demokracise ne Shqiperi nga neo- komunistet e Pd ne pushtet , per te denigruar shtresen e te perndjekurve politike i jepnin akses ne media disa nenpunesve te vegjel te qeverise demokratike qe vinin nga shtresa te perndjekurve politike dhe qe ishin nga me te rendomtit per te tregue se ja keto jane ish te perndjekurit , te pa afte etj etj . Ndersa pjesa tjeter e tyre e ditur lihesh e harruar dhe e pashprese . Nje strategji e holle e vene ne zbatim nga komunistet e bijte e tyre me tinzare e hipokrite se eterit e tyre!!!!!!

Askushi 26/01/2019 15:31

E cte thuash kur Rama eshte i pltfuqishem, kur ka ne dore gjitheshka e bene cti doje k°°ri. Ku me dhune e ku me pislleqe, i ka bere te gjitha mediat per vete. Dhe ky Cani qe dikur na mbahej si prere ne qendrimet e tija, sot eshte kthyer ne uturakun e Rames. Nuk eshte habi, ai ne emisionin e tij therret vec prostituta nga me ordineret, perfshi ketu dhe prostitutat politike...Cani eshte kthyer ne nje legen me llamarina te cara e te ndryshkura...vrk....
Shqiperija ka nje te ardheme te zeze me klanet mafioze te ish sigurimit te shtetit komunist. Sot nuk ka njeres me dinjitet, personalitet, atdhetar, qe te dalin dhe te kontribojne per vendin e tyre. Te gjithe jane kthyer ne burracer qe q°°°hen per dy leke, per nje post zyrtar, per nje interes...njeres si i dashur Peka jane pak dhe po paksohen fatkeqsisht.fatkesisht kemi dhe nje popull te fikur fare...

Leka 26/01/2019 14:24

Këta janë emrat e propozuar dhe trajnuar nga sorosi dhe po s'i emroj rama fundoset përfundimisht

Shto koment

Denonco