Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

Nga Ergys Mërtiri - 23/01/2019

Edi Rama po e fiton me policë e xhandarë dialogun e munguar.

Shëmtia e radhës ndaloi dje në Elbasan, ku ai vazhdoi me orë dialogun e gjatë e të mërzitshëm me një tufë manekinesh të Universitetit Aleksandër Xhuvani, të përzgjedhur natyrisht me kujdes që të mos jenë ‘ngelësa’, por dëgjues ekselentë e duartrokitës të shkëlqyer.

Paturpësisht, takimi nuk u ndal tek diskutimi i problemeve, por u shndërrua në të vetmen gjë që ai di të bëjë: Në një shfaqje banale propagande, shoqëruar me humorin bajat të skenarëve nga estrada e ‘Bashkëqeverisjes’.

Por përveç kësaj, turpi nuk u kursye as për ta politizuar takimin, madje as të shfrytëzojë rastin për të goditur opozitën. Të vetmit që i tolerohet ta politizojë kauzën ‘jopolitike’ të studentëve është pikërisht Kryeministri i vendit, personi kryesor ndaj të cilit protestohet.

Studentët e dëgjuan me vëmendje ‘kryeoratorin’ e vendit në maratonën e shpërdorimit verbal të radhës, u mahnitën me spektaklin e tij oratorik, qeshën me batutat e tija gajasëse dhe në fund, iu rikthyen mjerimit të përditshëm, të kënaqur që sot ndodhi diçka ndryshe nga rutina e ditëve të tyre pa kuptim.

Për të gjitha këto, ia bejmë hallall çdo krim e poshtërsi që po i bën këtij vendi, çdo padrejtësi e paudhësi që po i bën njerëzve, bashkë me shpresat e fikura përballë një realiteti depresionues. Nesër nuk do jetë çudi kur të shohim njerëz me pankarta në dyert e Kryeministrisë:

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albi25/01/2019 23:23

Studentet e viteve 90' nuk ja kishin idene pluralizmit por u bene te rendesishem si prani dhe status. Sigurisht qe studentet nuk jane klasa me e formuar shoqerore per te prodhuar ide dhe reforma politike, por eshte shtresa me masive e pakapur e shoqerise qe funksionon ne nje mjedis ku rrihen mendime,elaborohen trende, adaptohen modele dhe mprihen minimalisht instikte politike qe jane deshmuar te drejta dhe jane vene ne veprim ne kohen e duhur. Nuk jane te afte per te organizuar shtetin po per te nderruar pushtetin dhe per te sanksionuar apo theksuar disa parime. Ne thelb eshte energji morale edhe me shume se intelektuale qe ne momente si ky eshte shume me e rendesishme.

Skrapari24/01/2019 14:11

Nje pershendetje te vecante per znj. Ajo. Me shume se nje koment analize e sakte e zonjes se nderuar. Te lumte.

Ajo23/01/2019 22:04

A i pate dy studentet qe ishin te ftuara tek 360grade?
Sigurisht ato nuk mund te jene perfaqesuese e te gjithe studenteve, por perseri jane nje tregues i forte se pse protesta e studenteve u zbeh dhe me ne ne fund u kap prej Rames. Ishte turp per ato vajza te reja qe na mburreshin se bene revolucionin e shnerrimit te Universiteteve ne vatra te verteta te dijes duke pare e komentuar filma, apo duke kenduar dhe shkembyer mendime, nderkohe qe vazhdojne e presin qe Rama tu plotesoje ato 8 kerkesa qe ai hapur fare ua beri te qarte se nuk ua ploteson. A i degjuat sesi krekoseshin se nuk do dorezohen, por nderkohe qe Zheji ( dhe zoterinje e nderuar te panelit) iu beri nje pyetje te thjeshte se nese do ti bashkoheshin protestes se thirrur prej opozites, e cila nje nder pikat e saj ka edhe rrezimin e ligjit te arsimit te larte, u pergjigjen ne nje menyre te tille qe jo vetem tregonte nje papjekuri politike te papranueshme per moshen dhe nivelin kulturor qe pretendojne, por edhe nje manipulim shume te sterholluar qe iu eshte bere.
Shume nga studentet kur i pyet cfare do beni me tej nuk dine se cfare te thone, por nuk kam degjuar asnje te thote qe duhet te rrezohet qeveria meqe nuk na plotesoi asnje kerkese. Perkundrazi, disa prej tyre kane hall te theksojme se nuk kerkojne te rrezojne qeverine, por ama kembengulin per te mbajtur larg opoziten, sepse ajo e paska fajin per te gjitha. Studentet po vetsugjestinohen se do ndryshojne klasen politike, por nuk kane asnje ide, as nje platforme dhe nuk dine te tregojne se si do ta ndryshojne kete klase politike kur nuk jane te afte te artikulohen politikisht. Studentet kane plotesisht te drejte te protestojne, por per mendimin tim po tregojne nje infantilitet politik dhe papjekuri te pabesueshme,me beson me dhemb shume ta them, te cilin Edi Rama e shfrytezoi per bukuri.
Tashme opozita, e cila gaboi duke u kompleksuar nga zerat e disa studenteve te manipuluar prej Arlind Qorrit, Rames dhe shpurres se disa pedagogeve qe hiqen sikur jane me studentet, por ne fakt jane manipulues te tyre, me qellim per te mos iu bashkuar opozites si e vetmja force politike qe mund te realizoje edhe aspiratat e studenteve, duhet patjeter ti prije zemerimit te gjere popullor dhe ta kanalizoje ate drejt nje proteste mbarekombetare.

Nebil23/01/2019 19:11

Edi Rama ka ber shurren ne xhami, ka share Presidentin e SHBA-ve!
Nga hakmarrja e tij nuk ka Soros qe e shpeton!

Askushi 23/01/2019 16:55

Skeni pare gje akoma...e ka thene vet Edi...
e c"faj kane studentet ku nuk i mbeshtesin as prinderit e tyre, as shoqerija, as media askush....
nje shoqeri e tere qe nuk reagon, nje media e blere dhe e shker°°yer, intelektual qe shiten e blihen, nje popull dele ....dhe Edi do vazhdoj te zhytet me shume llumin e tij, pasi askush nuk mundet ta ndali, pasi te gjithe e pranojne, bile ti beje dhe gruan...

Shto koment

Denonco