Krishtlindje - Plus

Krishtlindje - Plus

Nga Ilir Nikolla - 25/12/2018

Kërshëndellat kanë një histori shqiptare njerëzish, gjuhe, kombi, feje, krahine dhe ideologjie.

Shqiptaret janë një komb fatlum që e kanë Lindjen e Krishtit si një trashëgimi pagane, si një mbijetese linguistike dhe si një version sui-generis të poliformizmit.

Krishti i shqiptareve ortodokse është një shfaqje e shquar e besimtareve tradicionale, plot pasion për detajin, ndërsa Krishti i shqiptarëve bektashinj është një rreze e dritës mbijetuese në kushtet kur mbijetesa s’ishte e mundur.

Krishti i shqiptareve myslimane është Krishti më i ndritshëm i shqiptarëve, pasi është Krishti i ADN-së, Krishti që s’krasitet, Krishti që kapërcen Optikën, Sulltanatin dhe plëngprishjen.

Krishti i shqiptareve katolike është krenaria e shqiptarëve.

Nata e lindjes se Hyut na sjell në mendje lidhjen e shkurtër mes Perëndisë (Hyut) dhe Yllit, por edhe propagandën që i lidh Kërshëndellat (me duket se garën do e fitojnë Kshnellet) me idolin e Mitrës.

Miter hesapi.

Barbaria na kujton popujt jo-kaste, jo-helene (greke). Ata te vjetrit, kuptohet.

Sa interesant ngjan fakti se linguistika thote se Kershendellat (Kshnellet) jane qe nga viti (le te themi) 200...(s’po flasim per perdorimin pellazgjiko-ilir Nata e Buzmit...), kurse ata qe na quajne barbare, sot rreshtojne si aleate te tyrin terroristin e pare, komunistin e pare, xhonturkun e pare, spahiun e pare...e deri tek koloni i pare i skllavopronarit.

Krishtlindjet jane shenjestra me mbarekombetare e shqiptareve. Ata qe thone se besimi eshte nje pike e dobet, e cila, u kapercye - thjesht kombetarisht - nga Pashko Vasa, jane minimaliste.

Ajo ndodhi, se ashtu ishte koha.

Por 100 vjet pas shpalljes se lindjes “de jure” te kombit shqiptar, s’ka gje me te vjeter, me kuptimplote e...(besoj) me jetegjate qe i karakterizon shqiptaret sesa Historia e Krishtlindjes nder shqiptare.

Ajo eshte e vjeter sa duhet, e gjere sa e tejkalon nevojen, mbijetuese sa s’i mjafton endrres,...dhe plot shprese se historia eshte shume e ngushte per te.

Kershendellat jane tonat, burimore, mbijetuese ...dhe me nje hipoteke te pakundshoqe.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni26/12/2018 20:30

rrespektojme fete respektojme kombin tone si myslimane si te krishtere si cdo besim shpirteror qe beson rraca jone.por!.jemi ne qe e perkrahem krishtin qush me kohen e shen Pjetrit ne kohen e rromes. ne shqiptaret edhe sot i themi shnapjetri.por mendoni ose lexoni literaturat e lashtesise princerit e trojeve tona luftuan nder shekujsh si kunder kryqezatave, po ashtu edhe muslimanizmit,me ndarjen e perandorise rromace dhe krijimit te perandoeis bizantine ne nuk u gjendemdhe nuk u vendosemas ne perendim as ne lindje as ne azi,jemi perplasur me te tre fete. por si asnje komb tjeter nuk ka tolerancen dhe rrespektin si tek ne per njeri tjetrin.ne zoti qe esht dhe do jete gjithmon udhezuesi ishpertit tone si per mysliman dhe te krishtere,nuk eshte mysliman ai qe urren nje te krishtere,nuk eshte i krishtere ai qe urren nje mysliman . zoti na ka ndimuar na ndimon gjthmonderi kur duam dhe kemi per te dashtur te mirene njeri tjetrit,dhe respektin.

Ajo25/12/2018 16:13

Une kam respekt shume te madh per kristianizmin katolik, por kjo nuk do te thote te genjesh per historine e kombit tone dhe te feve te tij. Zoti ... patrioti, te krishteret ortodokse jane po aq te vjeter sa edhe te krishteret katolike ne Shqiperi, dikur nen perandorine romake. Duhet te dini se deri ne shekullin e 7-te kishte vetem te krishtere dhe me ndarjen e perandorise romake ne dy pjese: perandoria romake perendimore dhe ne perandorine romake te lindjes, ose sic e njohim perandoria Bizantine, e cila ndryshe nga PRP qe mbajti gjuhe zyrtare latinishten, perqafoi gjuhen greke si gjuhe zyrtare te saj. Prej ketej linden edhe dy degezimet kryesore te kristianizmit te cilat u armiqesuan perfundimisht me njera tjetren ne 1054, ne te ashtuquajtren The Great Schism.
Ju lutem mos fyeni ortodokset shqipare, gjoja duke hymizuar vetem kristianizmin katolik, sepse nuk i pergjigje se vertetes. Shqiptaret jane vertet gege dhe toske, si dy degezime me nje gjuhe te perbashket, por edhe me dallime. Ata jane pasardhes te ilireve dhe epiroteve me rrenje te perbashketa pellazgjike.

kio25/12/2018 15:02

Nuk ka nevoje te jesh i krishtere apo mysulman, ( po te kemi parasysh historine, i gjithe ballkani u pushtua nga turqit, fatkeqesisht vetem ne shqiptaret nderruam fene) per te zezen tone; jemi konformiste, ne shesim vendin para mireqenjes tone, si asnje nga fqinjet tane! Gje qe e verteton edhe qendrimi i qeverive shqiptare jo vetem tani por edhe me pare! ( peveç Zogut, e Gjergj Kastriotit) Ps: Fakti qe gjithe Evropa e quan Gjergj Kastrioti me emrin e tije te batezimit, ne vazhdojme ta quajme me emrin turk Skanderbeg, tregon me se miri qe ne nuk kemi asnje orientim patriotik e E vropian, dhe askush nuk ka ka punuar e nuk punon per te na bere te vetetdijshem per kete! Jemi te humbur, pa vetedije e pa yll drejtimi, shtoi kesaj edhe qeverite e sterile te ketyre viteve pas renies se murtajes komuniste!

FILANTROPI dt 25 dhjetor 201825/12/2018 13:52

PATRIOT ke bërë një rezyme t? shk?lqyer të origjinës të fesë së shqiptarit.

FILANTROPI dt 25 dhjetor 201825/12/2018 13:49

PATRIOT ke bërë një rezyme t? shk?lqyer të origjinës të fesë së shqiptarit.

patrioti25/12/2018 12:57

Un nuk i shaj shqiptaret qe kande nderruar fene. Nderrimi i fese ka qene mbijetese per ta. Mendoni qe ilire ishim pagane me shume perendi si gjithe bota. U pushtuam nga roma u beme te krishtere. Pastal lindi bizanti dhe fene e beri ortodokse. Qe ne 1700 filloi lufta greke e serbe te na nihilizonin si popull duke na percare me fe. Se ne vitin 1700 kur u be shizma ortodokse serbia ishte akoma e krishtere. Dhe pasi na shuan gjithe regjistimet kishtare neper kisha na cane me dysh e na bene gege e toske qe ta grraberonin me fe. Shqiptaret rezistuan dhe urryen fene qe po i percante. Rikthimi i vendedikut ne kohe te Skenderbeut ringjalli serish kristanizmin dhe shqiptaret e perqafuan. Po jugu kurre su la te behej i krishtere po ngeli ortodoks. Erdhi dhe myslimanizmi turk e shume shqiptare e kthyen fene spese vendet e krishtera kishin taksa me te renda dhe nuk punoje dot ne shtet. Ndersa ne shtete myslimane punesoheshe ne administrate te parlament keheshe polic gjykates pasha etj. Per mbijetese shume u kthyen ne mysliman po kurre mulsimanet shqiptare nuk kane qen kunder vendit te tyre e as kunder vendeve te tjera. Por origjina fetare e jona eshte patjeter kristianizmi dhe krishtlindjet jane festa me madhe e shqiptareve qe ja mohuan ata qe shkelen token tone gjate historise. Jo me kot mulmiane e krishtere bejne nje peme ne shtepi se i flet geni i vet shqiptar qe presin ringjalljen e krishtit e te miresise mbi toke.

Shto koment

Denonco