Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zoti sheh gjithçka - Intelektët

Zoti sheh gjithçka - Intelektët

Nga Erl Kodra - 13/12/2018

Përfytyrojeni veten sikur jeni vendosur në një satelit hapsinor, dhe aty, në një videotekë gjigande ju gjeni Filmin e Kohës që Zoti ka rregjistruar për ty, pa censurë. Pa dyshim që ju do të zgjidhni filmin me titullin "Albania". Sekuencat e para të filmit do të kalojnë me shpejtësi drite, ndërkohë, që qartësimi vjen ngadalë, dhe ti fillon të shohësh personazhet e historisë kombëtare, teksa ata bëjnë gjëra të rëndomta dhe kriminale. Këto pjesë kërkon t'i kalosh shpejt e shpejt, fundja, ti nuk ke stomak aq të fortë kur sheh dramën e madhe dhe tragjikomedinë që është luajtur për hiçmosgjë bash në shpinë dhe pas shpinës së shqiptarve të zakonshëm. Ti lemerisesh nga vrasësit gjakëftohtë, të cilët vrasin për shkaqe që mendja jote nuk është në gjendje t'i konceptojë. E di, nuk mund të ketë situatë më të zorshme për një qenie humane.

Megjithatë, të vërtetat sado të hidhura të jenë, janë një antidote i mirë, ndaj me vështirësi ti vazhdon të shohësh filmin "Albania", teksa para teje shemben njëri pas tjetrit heronjtë e rremë në të cilët ti ke besuar fort. Pa fjalë, ka shumë shanse që ti të çmendesh krejt, por meqense je afër Zotit, mos ki frikë, se Ai do të jetë shpëtimtari yt.

Dikur vonë e kupton se shumëçka që ti ke besuar në fakt duhet ta rikonsiderosh edhe njëherë. Domethënë, ti fillon të ndjesh se punët nuk është se kanë qenë të lehta, porse, në shumicën e rasteve, e keqja dhe mashtrimi ka fituar, sepse shumë pak njerëz kanë kuptuar hilet e së keqes, dhe mbi të gjitha, ata më 'të diturit' kanë qenë konformistë të rëndomtë.

Zoti sheh gjithçka, ndaj ti ke rastin që të shohësh krejt heronjtë dhe tradhëtarët, të mirin dhe të keqin, punëtorin dhe hajdutin, të mashtruarit dhe mashtruesin, kriminelët dhe viktimat. Bota do të përmbyset, por mos ki frikë, sepse me siguri pas kësaj përvoje të rrallë, do ta kuptosh saktësisht se si nuk duhet dhe se si duhet të jetë Shqipëria. Pra, ti vazhdo të shohësh dokumentarin me titull "Albania", që Zoti ka regjistruar për ty.

Tashmë ti e ke çelësin e enigmës dhe mund të zgjidhësh pazëllin. Kjo të jep mundësinë që mendja jotë të shoh qartë se kush është "fajtori i madh" që e ka shkatërruar dhe vazhdon ta shkatërroj popullin tënd. Ti dallon se në krye të punëve janë të vendosur gjithmon një kategori njerëzish të pashpirtë dhe të pa moral, madje në shumicën e herëve ata janë aventurierë, dallkaukë, bixhoxhinjë, hajdutë, kriminelë, demagogë, kurvarë, millaxhinjë, bastardë, spiunë, servilë, perversë, kopila dhe vrasës. Po, vrasës të pamëshirë. Të gjithë së bashku bëjnë sikur drejtojnë punët, por në fakt nuk bëjnë asgjë tjetër, përpos ushtrojnë profesionet e tyre të para, pra aventurojnë me fatet tona, luajn bixhoz, shesin dhe blejnë interesa, vjedhin, vrasin, kurvërojnë, spiunojnë, komplotojnë, servilosen dhe i qijnë kockat popullit të tyre.

A jeni të qartë?

Kur sheh shtresën e dytë, ty të kap një dhimbje plotë mërzi, një ndjesi e rrallë pafuqie dhe zhgënjimi, teksa dallon klasën intelektuale që është në dijeni të gjithçkaje që ndodh rreth e rrotull, por për çudi, ajo hesht si fija e barit. Madje, më keq akoma, një pjesë prej tyre i shkojnë pas avazit të atyre që janë në krye, duke bërë saktësisht të njëjtat gjëra. Aty të vjen të nxjerrësh zorrët nga pafytyrësia. Ndërsa shumica heshtin, herë duke bërë konformistin që pret shpërblimin konformë rregullave të pashkruar, ndërsa të tjerë largohen për të mos u kthyer kurrë*).

Dokumentari me titullin "Albania" që Zoti ka ruajtur për ty, vazhdon të rregjistrohet në kohë reale. Syrit të Zotit askush nuk i shpëton. Populli yt po endet si çifuti në shkretëtirë në këtë kontitent të vjetër, i zanë në lak nga një grup kusarësh. Në krye të grupit të gjuetarëve të pashpirtë është Edi Rama. Ai vazhdon i pamëshirë të rrjepë gjithë qejf për hesap të vet dhe të një dyzine miqsh. Kur e pyesin se çfarë po bën, të rrëzon përtokë me një fjalë. Kur i thua "a mund të ngadalësosh pak se thika jote e mprehtë më është futur mes rruazave të shtyllës kurrizore", ai të kthehet gjithë qesëndi: "Reformat janë të dhimbshme, ndaj prit, nuk ke parë gjë akoma". Kur i thua "pse, për çfarë i do gjithë këto para, se janë shumë", të përgjigjet prapë se "unë po bëj shtet të së drejtës", ndërkohë që pasi ti mbaron për fare në duart e tij, të varë në Punishten e Ferrit. Zoti ndërkohë gjithçka rregjistron. Saktësisht në dokumentarin që ti po sheh.

Ndërsa grupi i Intelektëve (sa më pëlqen kjo fjalë: I N T E L E K T Ë V E) zakonisht rri mënjanë. Punën e tyre ia kanë lënë në dorë disa birbove që dalin në televizor. Mendja pra, ajo Mendja e Kombit, e Shekullit të 21-të, pasardhësja e Frashëllinjëve, e Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedës qetësisht bubrron për mbijetesë duke i rënduar kësaj toke. E ta marrësh me mend se nuk janë pak syresh. E të pranosh se janë fortë të zgjuar, me tituj dhe grada, Profesorë dhe Doktorë. E ta përfytyrosh heshtjen e tyre memece që nuk janë në gjendje t'i tregojnë rrugën e të vërtetës popullit të tyre. As ta paralajmërojnë, as ta lajmërojnë, as t'i thonë një fjalë të vetme: ruhuni nga Edi Rama, ose ikni nga Edi Rama! Lere të pretendojmë më shumë; t'i prijnë popullit.

Në këtë çast, në këtë moment, ti e ndalon filmin e Zotit me titull "Albania" dhe thua me za të lartë: Zot, a mund t'u japësh pak më shumë kurajo këtyre I N T E L E K T Ë V E?

*) Zoti sheh gjithçka - është një narrativë me sprova tekstesh, sfidë e imja krijuese dhe prona ime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp14/12/2018 10:38

Z.Kodra, cilado qofshin arsyet e largimit tuaj nga vendi, une lus Zotin qe t'ua sjell mbre e te jetoni e te kontribuoni ne vendin tuaj e per vendin tone.Nese ke zgjedhur te jetosh jashte, s'ka asgje "tradhetare".Por se bashku me mijra emigrante, Ju mund te ktheheni per t'ju bashkangjitur me ze dhe me prezence ,protestes se studenteve dhe qytetareve per ndryshim.

Djali14/12/2018 04:27

Shumë e goditur imagjinata! Bravow

Nuri13/12/2018 23:44

Bravo erl kodra I ke ra pikes se ZOTI sheh gjithcka dhe po shikon cdo njeri si po vepron dhe mos kujto se ZOTIN E bejne te pa afte se cdo gje realizohet se dhe denimin me te madhe do ta marrin intelektualet te cilet ZOTI U dha nimet te madhe por ato e shperdorojne duke u servilosur pushtetit por keto do te kene denimin me te madhe

Shto koment

Denonco