Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Testi i performancës…

Testi i performancës…

Nga Kastriot Islami - 12/12/2018

Një nga 8 kërkesat e studentëve është dyfishimi i buxhetit për arsimin.  Më konkretisht kërkohet që buxheti për Arsimit të bëhet 5 % e PBB. Edi Rama, thjesht për tja hedhur edhe këtë rradhë  deklaron:

E pranoj këtë kërkesë!

Do të ishte ofedimi i rëndë për intelegjencën e cdo individi nëse edhe këtë rradhë ky mashtrim do të pranohej dhe nuk do ti bëhej skaneri i së VËRTETËS…

Sepse në fushatën zgjedhore të vitit 2013 Edi Rama deklaronte në të gjithë takimet elektorale se Buxheti për Arsimin do të jetë në fund të qeverisjes së Rilindjes, pra në fund të vitit 2017: Jo më i vogël se 5 % e PPB

Ky premtim nuk është mbajtur. Përse?

Po ti referohemi tabelave të buxhetit të publikuara nga Ministria e Fianancave, rezulton se në fund të vitit të dytë të mandatit të dytë, pra në vitin 2019, Rama ka parashikuar për arsimin një buxhet (http://financa.gov.al/buxheti-2018-fillestar/) në vlerën: 2,01 përqind e PPB

Ndërkohë që në vitin 2013, kur Edi Rama është ulur në karriken e Kryeministrit, e ka gjetur buxhetin për arsimin (http://ëëë.financa.gov.al/buxheti-2013/) në vlerën: 2,72 përqind të PBB

Ja disa përfundime të thjeshta:

Edi Rama ka gënjyer me premtimin e tij në vitin 2013 vetëm për të marrë pushtetin…

Kryeministri s’e ka mbajtur premtimin e bërë as në fund të mandatit të I (viti 2017) dhe as për vitin e dytë të mandatit të II(viti 2019)…

Edi Rama jo vetëm s’e ka mbajtur premtimin por edhe e ka ulur buxhetin për arsimin, nga 2,72% PPB në 2013 në 2,01 % PPB në 2019, pra e ka rrënuar gjëndjen e arsimit.

SOT, ky Rama përballë 8 kërkesave të studentëve në protestë ka guximin të thotë: Pranoj kërkesën e studentëve për ta bërë buxhetin e arsimit 5%PPB????!!!!

Natyrisht, kjo është Gënjeshtra e rradhës, më e madhe se ajo e para 5 vjetëve!

Kjo gënjështër nuk duhet besuar më se është shumë trashë! Sepse me të drejtë shtrohen pyetjet:

Si do ta plotësojë Kryeministri këtë kërkesë kur ka 5 vjet që s’e plotëson premtimin e tij…madje e ka ulur buxhetin për arsimin nga 2013 në 2018? Sepse nuk realizon të ardhurat për shkak të evazionit fiskal, korrupsionit dhe lidhjeve klienteliste me një grusht oligarkësh.

Ku do ti gjejë paratë prej rreth 3% PPB ose 52,58 miliard lekë ose rreth 440 milion euro për ta cuar buxhetin e arsimit nga vlera aktuale prej 2,01 % PPB në vlerën 5% PBB?Kujt sektori do tja heqë këtë shumë parashë? Ka vetëm disa ditë që buxheti i vitit 2019 është miratuar pasi është konsultuar me FMN, si do të mund të lëvizin në buxhet rreth 440 milion euro që të realizohet premtimi i Ramës për të plotësuar një nga 8 kërkesat e studentëve?

Në realitet, nëse analizohet me qetësi e racionalitet kjo kërkesë e studentëve, rezulton se ajo është vetëm një pyetje testi i performancës për të provuar sa mediokër dhe/ose mashtrues është Kryeministri…Dhe nga përgjigja e tij është i qartë rezultati i testit.

Kujdes:

Testi i [erformancës i realizuar nga studentët e nxjerr kryeministrin Injorant dhe Mashtrues. Premtimi i tij për të plotësuar këtë kërkesë të studentëve është shprehje e injorancës dhe vecse një mashtrim shumë i trashë, aq sa edhe më naivi nuk do të mund ta kapërdinte… Turpi më i madh është se përgjigjen ndaj këtij testi Edi Rama e jep me arrogancë dhe mëndjelehtësi të pashëmbullt.

A e kuptoni o shqiptarë, se ky nuk eshte i aftë as për plagjiaturë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco