Protestat dhe regjimi Rama-Ulaj

Protestat dhe regjimi Rama-Ulaj

Nga Fatos Lubonja - 11/12/2018

Gjatë protestave të njerëzve tek ‘Astiri’ , kam dëgjuar shpesh të akuzohet Rama se po bën gjëra që të kujtojnë regjimin komunist, duke pasur parasysh dhunën e ushtruar ndaj njerëzve në atë regjim (disa duke e lidhur edhe me trashëgiminë familjare të shumë prej rilindësve). Ndonjë ma ka thënë këtë ide edhe si vërejtje kur më ka dëgjuar të shprehem se ajo që po ndodh tek ‘Astiri’ është fashizëm.

Gjykoj se në këtë situatë ku njerëzit e ‘Astirit’ janë në rrugë, kur studentët janë në protesta, – që nuk mund të mos konsiderohen si protesta kundër shkakut/sistemit që i ka nxjerrë në rrugë, – ia vlen të shtrohet pyetja se çfarë është ky sistemi ynë në mënyrë që të dimë se çfarë duhet të luftojmë dhe si ta luftojmë.

* * *

Kur Musolini ka dhënë një përkufizim se çfarë ishte fashizmi, është përgjigjur se: ‘Fashizmi është fuqia financiare e korporatave, mbështetur nga fuqia shtrënguese e shtetit’.

Po t’i referohesh këtij përkufizimi të fashizmit, që e lidh sistemin politik me atë ekonomik (vë në dukje se kam parasysh përkufizimin e cituar të Musolini, jo fashizmin si regjim i pajisur edhe me ideologji nacionaliste, fashizmin e dallimeve raciale të Holokaustit dhe të Luftës II), vështirë të mos e vësh re se tek ‘Astiri’ kemi të bëjmë me korporata private që përdorin forcën shtrënguese të shtetit kundër njerëzve. Së fundmi, ‘The Guardian’, duke iu referuar dhunës policore në Francë ndaj lëvizjes së jeleqeve të verdhë, ka botuar një artikull të famshëm të Bertold Brecht të vitit 1935 me titull ‘Fashizmi është fytyra e vërtetë e kapitalizmit’, të shoqëruar me foto të demonstruesve të gjakosur nga Policia. Sipas Brechtit, kapitalizmi degjeneron në fashizëm atëherë kur të pasurit kalojnë në përdorimin e dhunës së shtetit, që e kanë kapur nëpërmjet fuqisë financiare, për të mbrojtur interesat e tyre.

Argumenteve të autorit të Arturo Ui, një pjesë, me të drejtë, u kundërpërgjigjen me idenë se komunizmi, për të cilin ai luftoi në emër të zhdukjes së pronës private si burim i së keqes, nuk ishte tjetër veçse një ‘kapitalizëm shtetëror’ ku e gjithë ekonomia e vendit kishte një pronar të vetëm – nomenklaturën komuniste. Pra, kulmi i degjenerimit të kapitalizmit, si dhunë e një bande kriminale që ka kapur shtetin për interesat e veta, nuk ishte fashizmi, por komunizmi ku kishte një korporatë/pronar të vetëm.

Si do ta cilësonim sistemin tonë, që ka nxjerrë sot në rrugë studentët dhe njerëzit e ‘Astirit’, duke iu referuar këtyre përvojave historike, por edhe pa rënë në shkollarizëm? Le t’i referohemi skandalit ‘Astiri’.

Sipas burimeve të besueshme të nxjerra edhe nëpër media, e të pakundërshtuara nga i akuzuari, oligarku kryesor i përfshirë në këtë histori, quhet Bashkim Ulaj. Zotëria në fjalë ka marrë tendera pa fund edhe gjatë kohës së Berishës, edhe gjatë kohës së Ramës. Zotëria në fjalë (gjithnjë sipas mediave) po shkatërron me leje shtetërore edhe Valbonën, duke ndërtuar atje HEC-e, ai ka hapur edhe një televizion ‘A2’, që thuhet se është filial i ‘CNN’, në përurimin e të cilit mori pjesë edhe Rama vetë; ka ngritur edhe një kullë që quhet ‘Aba’ ku ka zyrat edhe ish-shefi i opozitës Berisha, por edhe BE-ja. Sipas dokumenteve të tjera të ekspozuara edhe në emisionin ‘Te paekspozuarit’ me titull ‘Rrugët e florinjta të Edi Ramës’, zotëria ka marrë nga Rama edhe një tender prej 350 milionë eurosh për një nga rrugët e florinjta. Nuk i kam rreshtuar të gjitha bizneset e tij dhe tenderat që ka marrë, por them se, për Shqipërinë e vogël, kaq mjaftojnë për t’i vënë emrin ‘korporatë’.

E pra, duke iu referuar dy përkufizimeve që përmenda më sipër të fashizmit dhe komunizmit, kjo lidhja Rama – Ulaj e degjeneruar në dhunë tek ‘Astiri’ duket më shumë si fashizëm sesa si komunizëm. Por le ta thellojmë arsyetimin duke tentuar më parë të përkufizojmë edhe atë që quhet thjesht kapitalizëm e që konsiderohet si e mira përballë të këqijave si fashizmi dhe komunizmi.

Për komunistin Bertold Brecht, ata që janë kundër fashizmit, pa qenë kundër kapitalizmit, janë si njerëzit që dëshirojnë të hanë mishin e viçit, por që nuk mund të shohin me sytë e tyre gjakun e viçit të derdhur nga kasapi, prandaj ndihen të lehtësuar kur ky ua servir atë pasi i ka larë duart. Prandaj, thotë ai, pa zhdukur pronën private, si burim i të këqijave, herët apo vonë, do të na shfaqet fashizmi. Mirëpo, siç e kemi parë në kurrizin tonë, prona private e kthyer e tëra në pronë shtetërore, në emër të komunizmit, e menaxhuar nga partia-shtet prodhoi një dhunë e gjak edhe më të madh. Nisur nga këto përvoja, mund të themi se sistemi i kasapit që lan duart pasi ther viçin mund të quhet e keqja më e vogël, që ka mundur të ndërtojë deri më tani njerëzimi. Le ta quajmë ndryshe kapitalizëm me fytyrë njerëzore ku ‘të shfrytëzuarit’ gëzojnë të drejta të organizohen në sindikata dhe të përfaqësohen nga parti politike të majta, të protestojnë, të kërkojnë politika sociale që u sigurojnë një minimum jetese të nevojshëm, arsim dhe shëndetësi falas, barazi përpara ligjit; ku promovohet arti e kultura kritike dhe mendimi ndryshe politik, ku ka zgjedhje të lira, ku prodhohen rrotacione që edhe kur rezultojnë se nuk sjellin ndryshim, përsëri i mbajnë njerëzit me shpresë.

E pra, le të përsërisim pyetjen: po ky sistemi korporata Ulaj -shteti Rama çfarë është? Nuk më duket se ia vlen të zgjatem shumë për të treguar se që nga ’91 e këtej, kasapët te ne nuk kanë bërë ndonjëherë merak të lajnë duart pasi e kanë therur viçin. Pyetja që mund të shtrohet sot është: në raport me vite më parë (kam parasysh pas vitit 1997), a kanë kasapët tanë më shumë apo më pak kujdes për të larë duart? Skandalet e fundit tregojnë se kanë më pak. Vendimmarrje si ato tek ‘Astiri’ ku forcën e ligjit e zëvendësoi dhuna shtetërore, sikurse ndodhi edhe me prishjen e stadiumit ‘Qemal Stafa’, vendimmarrja për prishjen e Teatrit, për vënien e traut në autostradën e Kukësit, ashtu sikurse edhe vendosja e gjobave të reja për studentët, janë tregues të qartë se gjatë qeverisjes Rama 2, kemi një thellim të frikshëm të fashistizimin të sistemit, marrjen nën kontroll nga një parti-bandë e vetme të të gjitha ‘korporatave’ sipas një projekti që kjo parti të kontrollojë krejt ekonominë, krejt mediat, pushtetin e drejtësisë dhe të gjithë pushtetin politik. Arroganca fashistoide e këtyre vendimmarrjeve është shenjë e dukshme e përparimit të këtij projekti.

Dhe këtu më duhet të bëj kujdes sepse po i bie në qafë më shumë se ç’duhet fashizmit ekonomik. Pse e them këtë? Sepse të ashtuquajturat korporata në sistemet fashiste gjetkë – ndër të cilët sot mund të fus edhe Kinën – kanë prodhuar edhe të mira materiale, kurse korporatat tona vetëm thithin para publike nga shteti, me të cilin bashkëpunojnë. Në këtë kuptim, ato janë më afër ndërmarrjeve shtetërore të komunizmit. Kur flitet për rrugët e florinjta të Edi Ramës, do të vëmë re se disa individë si Ulaj, Salillari etj., thjesht kanë zëvendësuar Ndërmarrjen Rruga Ura të komunizmit që funksiononte me paratë që mblidhte banda e Enver Hoxhës nga puna e skllevërve që punonin nëpër kooperativa, miniera, kampe-burgje e më the të thashë, por me ndryshimin se ndërsa në atë regjim, përveç ndërtimit të rrugëve dhe urave, një pjesë e mirë e këtyre parave publike shkonin për të mbajtur shtetin diktatorial, propagandën dhe çdo gjë publike, sot pjesa e luanit, shkon për pasurimin e korporatave private të Ulajve me shokë.

Por ngadalë, se ka edhe më. Këtij regjimi me tipare në rritje fashisto-komuniste i duhet shtuar edhe hajdutëria dhe korrupsioni i protagonistëve të tij. Vini re: për dy km rrugë të panevojshme, Edi Rama do të nxjerrë nga paratë e shqiptarëve, nga studentët dhe prindërit e tyre, 40 milionë euro, dhe, duke shkelur të gjitha ligjet e tenderimeve do t’ua japë dy-tri korporatave, ndër të cilat pjesën e luanit, d.m.th. gati gjysmën, një kompanie of-shore që na doli se paska falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin. Sipas gojëve të liga, prapa saj qëndron korporata Ulaj dhe këto 20 milionë eurot nuk do të shkojnë fare në asfaltin e rrugës, por direkt në konton bankare të një njeriu të panjohur të qeverisë si shpërblim për 350 milionë eurot e rrugës së florinjtë që i është dhënë. Dhe askush nuk mund ta hetojë se cili është ky njeri i qeverisë, në është Kryeministri dora vetë apo jo, as nëse falsifikatori është vërtet Ulaj, sepse në një regjim fashisto-komunist prokuroria është instrument i regjimit.

Protestat e kohëve të fundit janë reagimi i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm i njerëzve ndaj grabitjeve kësisoj. Them ‘apo të pavetëdijshme’ se disa deklarojnë se këto protesta nuk janë politike pa e ditur se s’mund të mos jenë të tilla. Ata që janë ngritur në protesta, si studentë, ashtu edhe njerëzit e ‘Astirit’ apo të Shkozës duhet ta kenë të qartë se është ky regjim kasapësh me duar të përgjakura që i ka nxjerrë në rrugë dhe protesta kundër tyre, është protestë kundër vendimeve politike të këtyre kasapëve. Të thuash se këtë protesta nuk janë politike; duke i trajtuar (apo devijuar ato) në kërkesa për të marrë dëmshpërblim e shtëpive tek ‘Astiri’ apo për të rritur përqindjen e parave që do derdhen për arsimin e studentëve, është njëlloj sikur t’u lutesh plaçkitësve që mos të të marrin gjithçka, por të të lënë diçka sa për të mbajtur frymën gjallë. Se sa mëshirë kanë këta kasapë, shikojeni tek ‘Astiri’. Prandaj, gjykoj se protestat e studentëve, të ‘Astirit’ e të tjera që duhet t’i pasojnë, duhet të drejtohen kundër sistemit të grabitjes që kanë ngritur kasapët me duar të përgjakura: me thirrjen që ata të largohen nga pushteti dhe të dalin përpara drejtësisë, si dhe me kërcënimin se kushdo që mendon se mund t’i zëvendësojë për të kalëruar të njëjtin regjim me të njëjtat korporata, do të ketë një fund edhe më të keq. Në këtë kuptim, gjykoj se këto protesta duhen deklaruar si politike sa më parë, se përndryshe do të jetë vonë për të gjithë.

Botuar në gazetën Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber14/12/2018 06:43

Ky nuk eshte sistem. Thjeshte eshte nje bande hajdutesh e kriminelesh qe jo aksidentalisht jane ne pushtet. Dy kryesoret jane Rama dhe Veliaj. Te dy jane vegla e produkte te Xhorxh Soros. Xhorxh Soros eshte Padrino i se majtes ekstreme, nje aleance mes bankave te medha, korporatave shumekombeshe me liberalet, socialistet/komunistet dhe mediave qe jane ithtare te Globalizmit. Infuenca e tyre eshte shume e madhe ne ngrehinen e re diktatoriale, BE sic eshte edhe ne ShBA. Sulmi ndaj Trump eshte i lidhur pikerisht me faktin se ai eshte nacionalist, kurse kundersjtaret (Demokratet. liberalet, neokonservatotet, dhe gati e gjithe media) jane internacionaliste/Globalsite. Vete globalizmi nuk eshte gje tjeter vecse internacionalizmi proletar qe nuk e donte kombin apo interesat kombetare. Kishte nje grusht njerezish ne forme Politbyroje dhe Kominterni qe financonte dhe drejtonte revolucionin nderkombetar i perqendruar ne Gjermani ne vitet 1917-1930. Ashtu edhe si sot ishin bankat e medha, e shumekombeshet qe perkrahnin komunizmin me ndihmen e mediave sepse te tre palet jane kunder kombit dhe e nje sistemi qe mbron interesat kombetare sepse kjo nuk i lejon te vjedhin e shfrytezojne shtetet kombe.Fashizmi ishte nje reaksion kunder komunizmit/socializmit. Vete nocioni Nacional-Socializem nga vete fjala synon nje socializem qe ve interesat kombetare ne rend te pare. Kjo u pa ne 4 vitet e para kur Nacional Socialistet erdhen ne fuqi, te cilet e kthyen Gjermanine nga nje vend teresisht i shkaterruar ekonomikisht dhe ne kaos e anarki sociale ne fuqine me te madhe ekonomike e ushtarake te kohes dhe permiresuan jeten e popullit Gjerman ne menyre drastike. Kete e bene duke shkaterruar interesat e bankave nderkombetare e shumekombesheve ne interes te ekonomise Gjermane. Po kush ishin kundershatert e tyre? Ishin agjetet e Kominternit, komunistet ku shumica prej tyre ishin cifute si dhe te tjere si puna e Gjergj Dimitrovit (Bullgar), biles agjente te Kominternit kishte edhe Shqiptare si puna e Riza Ceroves e Ali Kelmendit qe akoma sot mbahen per "burra te mire" ne nje kohe qe ishin mercenare te paguar per te mbjelle anarki e shkaterrim ne emer te Kominternit. Pra keta ishin te huaj jo njerez me kombesi Gjermane. Nga ana tjeter qeveria e pare Sovietike kishte gati 90% cifute ne perberjen e saj. Po permend disa Trocki, Buharinini, Zinovievi, Kamenievi, Shefi i NKVD-se (me vone KGB) Gengrich Jagoda dhe te tjere. Vec ketyre te ashtuquajturit 100 komisaret neper krahinat e BS ishin gati te gjithe cifute. Ardhja ne fuqi e Nacional-Socialisteve ne Gjermani ne vend te triumfit te komunizmit shenoi edhe spastrimin e madh te mes viteve 1930 ne BS nga Stalini, per shkak te deshtimit te marrjes se pushtetit nga komunistet ne Gjermani. Ky ishte shkaku. Prandaj Sholzenicini ne botmin e tij te fundit ngul kembe se ai qe akoma quhet Ravolucion Rus nuk ishte i tille, por perkundrazi ishte nje grup njerezish qe masakruan Ruset, dhe tregon se meqe akoma thuhet e njeta gje, jane po ata njerez ne fuqi edhe sot qe krijuan nje narrativ te tille fals. Ky liber nuk eshte i botuar ne Anglisht akoma, ka vetem nje permbledhje te shkurter te tij. Qe te mos zgjatem me tej. Dallimi eshte se Fashizmi mbron industrine dhe punonjesit vendas, ne dem te korporatave shumekombeshe e bankave te medha nderkombetare, nuk i lejon ata te zhvasin ekonomine kombetare dhe popullin. Kete kishte parasysh edhe Musolini. Kurse ne Shqiperi eshte nje bande hajdutesh, te ndare ne ata qe jane ne pushtet, ata qe bejne si biznesmene, trafikante drogash, kriminele ordinere e gjithe llumi, qe vjedh e grabit ekonomine kombetare, qe shfrytezon e frikeson popullin e vet. Pra nuk ka te beje me sistem, sepse ata nuk kane lidhje me interesat kombetare apo te ekonomise kombetare, jane thejshte kleptokrate.

Sela11/12/2018 17:34

Cdo kush ka te drejte ligjore te padise ,beje pra rreshto fakte dhe dergoji ne Hage !
A e di ti Ljubonja i Ljubonjes qe kjo eshte shkruaj perpara pasqyres dhe dukesh ndryshe .

krasasi tp11/12/2018 17:24

Nuk po perjetojme as sistemin kapitalist,as ate komunist, e as ate fashist.Jemi ne sistemin hibrid.Kete sistem projektuan dhe realizuan 'baballaret e kombit" ne vitet 1990."Gjepurave" te qytetareve "e duam Shqiperine si gjithe Europa",kete BK, ju realizuan sistemin hibrid te ngjashem me ate Kinez.Por edhe sistemit(kapitalizmit) Kinez i kane ber nje korrektim thelbesor.Ndersa ne Kine ish pronaret u thirren per te blere ndermarrjet jo produktive si aksioner me korporata financiare,ketu ish pronaret i zhduken ne tere kuptimin e fjales.Ju bllokuan çdo te dhene mbi pronesine si dhe çdo te dhene mbi gjenealogjine e trungut familjar.Edhe sot nderkohe qe nxjerin emrat e ish pronareve per ti kompensuar asgje nuk funksionon .Sistemi hibrid, nuk te jep asnje çertifikate martese,as lindje,as trungu dhe as nje informacion per pasurite e trasheguara.Pronesuan me falsitete ke deshen, perplasen qytetaret me njeri tjetrin , pushonin nga puna edhe nje pastruse por kurre kur alternonin pushtetin nuk pushonin nga puna apo transferuar punojes se Gjendjes Civile apo shefa finance.Keto kategori ishin te perfshira ne konspiracion dhe BK, kujdeseshin posaçerisht per vazhdimesine."Do bashkojme institucionet publike, pastaj do ti ndajme, pastaj do ti bashkojme prap"kjo eshte hipokrizija, demagogjija per te fshehur falsitetin qe kreu ne vite qeverisjet nen petkun e inkurajimit te kapitalisteve dhe biznesmeneve, deri sa arriti ne kushtet e sotme ku oligarkija vendos dhe qeverija zbaton.Ku ministrat dhe kreret e institucioneve kane varesi te dyfishte .Edhe nga oligarku edhe nga Kryeministri, te cilit sot i rekomandojne te vras veten.Z.Lubonja permendni dy oligarke Bashkim Ulaj dhe Salillarin.Po Zamiri oligark eshte ?.Per ke votojne qytetaret dhe per kush vendos per ta.Ndaj une them se sot emergjente eshte ta shpetojme Kryeministr(at)in nga keshilli oligarkik, kete te sotmin apo ate qe vjen neser,te kthehet opozita ne kuvend dhe te fillojne reformat per integrim.Ne proteste pati thirrje si ne vitet 1990. "E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA".Ashtu sikurse ne nje televizion kombetar para tre ditesh,kendohej ne dy variacione :"Ne jemi komunista, shoke te Qemalit ,partija na kaliti ,besnike ndaj idealit"."Ne jemi komunista shoke te Enverit, partija na kaliti ,besnik ne rrugen e nderit".Shtabet politike te mish mashit te sistemit hibrid, çorjentojne studentet dhe i plevitosin ne rruge, ne mes te dhjetorit nga qe nuk po vendosin qe te ndryshojne "kalin"apo te lene "kalin" dhe te riparojne karrocen.

ismail qemaili11/12/2018 16:24

O Lubonj me zgjove ore me Zgjove ,bej shembull qe un jam Dreqi !e Ti Melaqja !
po e din ti qe njerzit si ti jan Dreqer te pshtjellur me Lekuren e Melaqes ,Tash meqe ti e ke fantazin shum te pasur Fantazom mua si Dreq ?me sheh?po dhe un fatazoj ty si melaqe ?Po te shoh:Po tash te pyes un ty si te dukem si dreq me trego .e di e Kuptoj si Rama a po Jo !
po tash me pyte ti mue si te shoh un ty ? te tregoaj me dukesh Si derr me hun te mdha dhe i zhytur ne humner.Ja ky eshte thelbi ,se ti ke humbur ne fantazin tande deshiron te tregosh shum "e vertet" por Dreqi spo te len te tregosh ate qka te mundon sepse as ti vet spo e din qka po don te thuash.vim ne perfundim ,me ty eshte Kotttttt.analizat tua jan te shkaperderdhur si zalli ne cep te detit qe smun ta besh tub.Pershendetje Lub.

Tualet Palla 11/12/2018 16:21

Respekt Fatos, më në fund po ì del bytha majmunit Edvin dhe babuineve të shpures.

Shto koment

Denonco