Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Studentët e shpërfillën kryeministrin zullumqar

Studentët e shpërfillën kryeministrin zullumqar

Nga Kastriot Islami - 10/12/2018

Pa gjumë, i mufatur, në panik dhe me një inat të brendshëm, kryeministri virtual doli live në monologun e marrëzive, me padurimin për të parë suksesin e mashtrimeve të radhës.

Lëshoi vetëm mbroçkulla pa fund duke bërë xheste me turp, por sukses…Shau dhe ofendoi kundërshtarët duke lëvizur duart e trupin nga çoroditja, por të gjithë ndjenë vrerin që i kishte hidhur trupin dhe mendjen…

Kurse me studentët herë ishte lëpirës, herë shpërthente në ofendime, herë lëshonte ulërima  arrogance, por nuk mundi të lëkundte asnjë student sepse të gjithë e kanë parë disa herë këtë monolog të shëmtuar dhe të neveritshëm…

Me të drejtë shumë shikues në të gjithë kafenetë e Tiranës e krahasonin atë me Çausheskun në momentet e fundit kur i shkëputur krejtësisht nga realiteti lëshonte mbroçkulla pa e kuptuar as vetë se çfarë thoshte dhe kur do të pushonte…Kurse shumë prej tyre talleshin me tezën revolucionit maocedunian të “bashkëqeverisjes” me qytetarët…

Nga përmbajtja e gjithë llomotitja ishte një llogore prej injoranti që nuk kupton se ç’po ndodh e sa shumë i ka zemëruar qytetarët e vendit të tij me zullumet e pafundme duke kërkuar të shpëtonte me marifetet e vjetra me të cilat studentët qeshnin dhe talleshin në korr.

Përgjigja e studentëve ishte e thjeshtë:  Plotëso kërkesat se janë shumë të qarta!  

Nuk dialogojmë dhe negociojmë për kërkesat tona të qarta e konkrete! Nuk ja vlen të negociojmë me ju se e keni mbushur kupën me gënjeshtra dhe nga dialogu me ju nuk del asgjë! Plotësoji njëherë këto 8 kërkesa! Dhe çuditeshin që ai nuk i kuptonte kërkesat e tyre.

Thënë më shkurt e troç, studentët iu përgjigjën: What the fuck! Pra nuk të llogarisim fare…! Dhe nga kjo ai u çmend fare se askush nuk llogarit as kërcënimet e tij dhe as mashtrimet… askush nuk e ka frikë siç mendonte ai se mund ti nënshtronte edhe studentët përmes varfërimit e kërcënimeve.

Pra studentët e shpërfillën dhe e diskretituan duke e mëshiruar në vetminë e tij, i veshur nga marrëzitë e zullumet, i mbështjellë me vellon e injorantit e të paaftit dhe i rrethuar nga hajdutët, kriminelët dhe kukullat e injorante që e këshillojnë të mos dorëzohet.

Ishte tërësisht i ç’ekulibruar në mënyrën sesi kërkonte përsëri ti mashtronte studentët, duke bërë sikur kërkonte dialog dhe duke lëshuar ulërima me xheste të duarve, trupit e këmbëve.

Dialog për çfarë përgjigjeshin studentët në korr?

Dhe studentët e qetë përballë tij, me një gjuhë të kulturuar veçse artikulonin të gjithë pa dallim plotësimin e 8 kërkesave konkrete e te qarta…Asgjë më shumë!

Duke vjellë të gjithë inatin e brendshëm me xheste e lëvizje të pakontrolluara të trupit dhe kokës, me fjalor të turpshëm për një drejtues të shtetit, me kërcënime e ofendime të pashembullta ndaj kundërshtarëve, pa përjashtuar as momentet e lëpirjes dhe përuljeve të neveritshme për studentët…

Të gjithë e kanë të qartë tanimë se ai e ka trashur zullumin saqë ai është duke u këputur… Dhe prandaj po presin largimin e tij të panegociueshëm sepse kjo nuk është as hera e parë dhe as hera e dytë apo e tretë, por më shumë se kaq…

Zemërimi i akumuluar është tashmë derdhur… ndërkohë që ai po i provokon të gjithë sikur kërkon fundin e tmerrshëm…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco