Çfarë u propozoj studentëve, kolegëve profesorë dhe Qeverisë!

Çfarë u propozoj studentëve, kolegëve profesorë dhe Qeverisë!

Nga Artan Fuga - 09/12/2018

Çfarë u propozoj studentëve, Ministres së arsimit, kolegëve të mi profesorë dhe qeverisë? 

Për mua tani ka nevojë për masa të mençura!

1. Pranimi i amendimit te ligjit per arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonje fletushke sherbetore propagandistike people, eshte ai baza e te gjitha te keqiave qe ka mberthyer shkollen e lartë. 

2. Pezullimi i te gjithe bordeve per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit. 

3. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

4.Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise para amendimit të ligjit për arsimin e lartë. 

5. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqërinë e sotme shqiptare. 

6. Pëpunimi i një ligji për pranimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike vetëm nëpërmjet meritokracisë dhe jo konkurseve fallco. 

7. Përpunimi i ligjit antikorrupsion në sistemin universitar dhe në vlerësimin e studentëve. 

8. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte. 

9. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent. 

10. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

11. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dentisti10/12/2018 20:03

Profesor kto behen kur te jet shporrur citjanexhiu qe fyen kombin ne diten e pavarsis qe fyen eliten me damllamedhenjet pa diploma qe ka ne qeveri e parlament.Ndaj neser te jemi atje me studentet ti japim derrmen kusaro politikes qe prej 30 vitesh na sakatepsi ekonomikisht e moralisht.profesor;. akademik 'studente diaspore ju takon te benihistorin qe shqiperia mos te mbetet pa rini e pa te ardhme.

Pellumb Pipero09/12/2018 23:26

Une do vazhdoja dhe me tej Prof Fuga, ne duhet ti kthejme dinjitetin Universitetit Shqiptar, duhet menjehere te shkrihen dhe te rorganizohen universitetet e Tiranes ne nje “Universiteti i Tiranes” dhe Universiteti Bujqesor ose Agrokulturor. Duhet te riorganizohen Universitet e qyteteve te tjera duke prevaluar Institutet. Duhet doemeos te reduktohet administrata e stermadhe e universiteteve te sotme ne favor te mesim dhenues dhe mesim nxenjes, pra me shume pedagoge, me shume mjedise studimi, kerkim shkencor sado pak po jo aspak, kushte me te mira per studentet, libra, biblioteka etj. Ne duhet ta shohim te verteten ne sy.

krasasi tp09/12/2018 09:10

Pa kete platforme qe propozon Z.Fuga nuk ecet para.

Shto koment

Denonco