‘Sekseri’ Ramës/ Erion Veliaj, ky blerës protestash...

‘Sekseri’ Ramës/ Erion Veliaj, ky blerës protestash...

Nga Shënim - 08/12/2018

Protesta e studentëve është ne pikën e saj më të ulët vetëm 4 ditë pasi nisi me yryshin e ngjashëm deri diku me atë të Lëvizje Studentore 90'. Një protestë me 4 pika të qarta e cila ne thelb rrëzonte të gjithë Reformën në Arsim, nëse qëndresa nuk do të përlahej nga një "organizatë politike" e cila thirrjet e studentëve të varfër për tarifa më të ulëta, po e shurdhohet me uturima gjoja-të pafajshme "nuk duam politike".

Një protestë ndaj pushtetit politik, nuk mund të jetë asesi një qëndresë OJF-sh që mbyllet sapo ata marrin një dore fondesh për projektin e radhës.   Shfaqja e sotme e turpshme e disa "studentëve" që refuzuan me ndihmën e policisë mbështjen e ndershme të banorëve të Unazës së Re (qoftë edhe si prindër studentësh) tregoi se protesta e ka humbur thelbin e saj si instrument dhe ka degraduar në një vegël politike e cila me shumë gjasë do këpusë kokën e Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit, dhe do të zgjasë jetën politike kryeministrore të Edi Ramës si kryeministër të paktën deri ne 2021-shin. Dhe këtu, Edi Rama pos piruetave të veta halucinante ku një ditë i quan studentëslt ngelës dhe pas dy ditësh u përgjërohet atyre për takim, ka si saraçineskë shkarkimi dhe kontrolli Erion Veliajn.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka si detyrë të re çaktivizimin moral të protestës së studentëve dhe aktivizimin e mekanizmit të manipulimit deri në shuarje si lavdi për Edi Ramën të saj. Sot u konfrimua edhe njëherë se Kansecët që bllokuan futjen e banorëve të Astir-it ne proteste, janë po ata që ne profilet e tyre krenohen me foto në krah të Erion Veliajt ndërsa shkruajnë se inspirohen prej tij. Që sot, protesta nuk ekziston më. Ajo vdiq në kontrollin e grabitur me lezet nga xhon-komunistët e rinj të orkestruar nga Arlind Qori e Jani Marka.

Leximtarët e rinj të Marksit dhe Engelsit dhe ithtarët e djallëzuar të një "shoqërie të barabartë" e ndyen protestën që nisi më një qëllim madhor e degradoi në një shërbesë të ndyrë. Gati gati Erion Veliaj e tejkaloi pritshmërinë e Edi Ramës.

Ashtu siç bëri herën e parë me protestën e Teatrit Kombëtar kur ku leje ndërtimi e ku me punësime, Arben Derhemi, Robert Ndrenika e dicka më qesim Laert Vasili e Alfred Trebicka nga qëndrestarë u bënë tepsixhinj me qëllim që Teatri Kombëtar të shembej. "Po të mos ishte për Erion Veliajn, për ty artistët do të ishin akoma në protestë" iu shfry Edi Rama Mirela Kumbaros gjate një mbledhje qeverie informale ne fund të gushtit.

Uka i Unazës së Re është një tjetër "triumf pa lavdi" i Erion Veliajt në shërbimin e tij ndaj Edi Ramës dhe paudhësive të tij në mision e grabitjes se shqiptarëve. Erion Veliaj nuk di ç’të bëjë më për te bindur pronarin e tij politik që ta rikonfirmojë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, por a mjafton kaq?!...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mos e kompliko edi di karin 08/12/2018 19:00

Iku dhe protesta, u politizua brenda dites.

Shto koment

Denonco