Lotët e krokodilit për gishtat e Inës së gjorë…

Lotët e krokodilit për gishtat e Inës së gjorë…

Nga Bledian Koka - 22/11/2018

Sot edhe shqiptari i fundit që nuk kishte dëgjuar e mësuar se në Tiranë ka një protestë që zgjat prej 19 ditësh nga 350 familje e mësoi.

Dhe për të ndodhur kjo, mendoi vetë Rilindja.

Po e njëjta që prej 19 ditësh ka futur terrorin e shkatërrimit të jetës në mendjen e të paktën 1200 shqiptarëve, përmes shembjes së banesave. Dhe jo vetëm kaq, për këtë u desh edhe një protestë e dhunshme në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, një përplasje titanike mes grave, burrave, të rinjve e fëmijëve të ASTIR-it dhe forcave të policisë.

Jo vetëm kaq.

Për këtë u nevojit që një vajzë 24-vjeçare, oficere policie (Ina Nuka) me 450 mijë lek rrogë të linte 2 gishtat e dorës së majtë si pasojë e një shashke pa autor të hedhur drejt saj në kulmin e tensionit.

Ngjarje e rëndë po aq sa e panevojshme, sa edhe e pashmangshme në këto lloj situatash fatkeqësisht. Gurët, të shtyrat, kapsollat dhe flakadanët janë pjesë e natyrshme e një proteste që nuk kërkon të rrëzojë LEGJITIMITETIN e Edi Ramës, por synon ta zgjojë qeverinë nga turravrapi për të grabitur milionat e taksave të të njëjtit popull të cilin po e nxjerr edhe nga shtëpia pa i dhënë asnjë cent.

Ai që vendos vija të kuqe ndërsa i heq vetes vija të bardha, është më i fundmit njeri në këtë tokë duhet të derdhë lot krokodili për gishtat e Inës së gjorë. Ata që janë dergjur sot portaleve e ekraneve që nuk bëzajnë për protestën e banorëve të ASTIR-it, dhe flasin qajnë e qurraviten për gishtat e Inës së gjorë janë të fundmit po aq që duhet të përmjerrin të bardhë mbi të zezë për të një dramë si e banorëve ashtu edhe Inës, për të cilën as nuk u ha fare.

Propaganda bajate e me gishtat e Inës së gjorë, janë lëndimi që po i bëhet të po të njëjtës edhe më shumë edhe më turpshëm, edhe mizorisht aty për aty. Sa në vrapimin e Sandrit tek spitali, sa në ngrysjen e pështirshme të Edi Ramës po aty, e po aq edhe të ish ushtarit të Fatmir Xhafës në krye të Policisë së Shtetit natën vonë si kofini pas të vjelit po atje.

Sot gishtat e Inë së gjorë, janë shembulli i dëmit kolateal që shkakton qeverimi shkatërrimtar i Edi Ramës. Qeverim në të cilin, policët humbasin gishtat në përplasje me popullin që nuk di ku të përplasë kokën.

Sundim ku shqiptarët po varfërohen ndërsa klientët e Edi Ramës po pasurohen. Sundim ku çmenduria nuk ka kufi, dhe qeveria nuk e ka për gajle të paguajë 40 milionë euro shqiptarësh për të 2 kilometra asfalt, ndërsa krenohet po të njëjtit se ai (Edi Rama) nuk ka për të abuzuar me paratë e tyre tu dhënë një strehë tjetër 350 familjeve që i quan ZAPTUES.

O Zot!... A ka turpi, turp?

A ka tmerri një fund?

A mundet që propaganda të shitet kaq trashë, dhe ata që e tregtojnë ta servirin si qesim?

Me Rilindjen, të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje. E keqja s’ka fund. E sotmja nuk ishte një ditë triumfi as për banorët e as për opozitën. Një shqiptare e jona, humbi gjak e mish.

Jo për të mbrojtur shqiptarët, as për të mbrojtur ligjin. Sot humbëm të gjithë.

Po, po humbëm një mundësi për ta tërhequr zvarrë arkitektin e së keqes, i cili pati pafytyrësinë  që ndërsa na ka marrë peng pretendon se po na garanton lirinë.

Po ai që në 2013, me të njëjtën pafytyrësi  si sot pasi i cilësoi si zaptues, u premtonte banorëve të ASTIR-it se banesat e tyre jo vetëm që nuk do ti shembë njeri, por duheshin legalizuar që të mos ishin kapital i vdekur.

Ja për këtë lloj krokodili po flasim….

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/11/2018 14:00

Z.Koka,nje gazetar tjeter Z.E.Kodra, disa dite me pare ju rekomandoj "astirasve"te pajtojne avokat dhe ta ndjekin te drejten e tyre ligjerisht.Nderkohe une nje qytetar e jo gazetar ju rekomandova nepermjet nje komenti mbi shkrimin e Z.Kodra se qytetaret duhet ta mbrojne me jeten e tyre shtepine dhe katandine kur kane ne krah edhe te drejten ligjore.Per mendimin tim "astirasit" duhet te rrine si "qen" roje shtepise dhe katandise duke rritur solidaritetin mes tyre.Nuk krrehen parlamentaret jashte vetem me ta dhe opozita dhe qytetaret e tjere te flene gjum.Z.Luan Rama N/Kryetar i LSI na rekomandoj te gjitheve te krrenim 140 deputetet nga parlamenti.Diten kur qytetaret dhe policija perplaseshin, ku ishte politika?.Diten kur diskutohej buxheti ku ishte politika?.Kur Prokurorija nuk nis nje hetim kryesisht per aferen e tenderit per 2.5 km plot 40 milion euro dhe pa gare, pse opozita nuk e padit vete kete afere?.As ne krye te qytetareve para kryeministrise, as ne Parlament per te paraqit nisma ligjore dhe as kurrkund.Jane bashke te gjithe.Luajne teater dhe per t'ju shkare nen shale nderkombetareve, ju intereson destabilizimi. Ndaj livadhis E.Rama.Sabotimi qe po i bejne R.D me siguri qe do ta kene nje kosto shtese.

Shto koment

Denonco