Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Dhuna e protestuesve para Kuvendit mbrohet nga Kushtetuta!

Dhuna e protestuesve para Kuvendit mbrohet nga Kushtetuta!

Nga SYRI.net - 22/11/2018

Brenda kësaj jave në Francë dhe Bullgari, sheshet e kryeqyteteve të këtyre dy vendeve të Bashkimit Europian janë shndërruar në fushë-beteja mes qytetarëve dhe policisë.

Ka pasur dhjetëra makina të djegura, të plagosur nga të dy palët dhe madje në Paris, edhe një të vdekur nga radhët e protestuesve.

Për ditën e nesërmen është njoftuar, se një protestë e tillë e madhe do të zhvillohet edhe në Gjermani.

Arsyeja?

Rritja e çmimit të karburanteve me pak cent më shumë, si pasojë e disa taksave të shtuara qeverive përkatëse.

Edhe ditën e sotme në qendër të Tiranës, te dyert e parlamentit shqiptarë ndërkohë që kryeministri i vendit, tallte, kërcënonte qytetarët dhe delironte me fuqinë e pushtetit të tij, patëm një protestë që shkau në përplasje dhe skena dhunë.

U plagosën shumë qytetarë por nuk munguan lëndimet, as mes radhëve të policisë. Mijëra banorë të zonës së Astirit protestojnë në ditën e 19-të kundër qeverisë që kërkon të zgjerojë rrugën. Protestojnë jo kundër kësaj vepre publike, por për mënyrën se si do përfundojnë nën ruspat e eskavatorëve shtëpitë dhe pronat e tyre.

Pas kaq kohësh protestë, tashmë të gjithëve ju janë hapur sytë dhe po shohin se nuk kemi të bëjmë më as me thjesht me një vepër publike dhe as me fatin e shtëpive të banorëve që preken apo të kompensimit të tyre.

Ditën e djeshme SYRI.net zbuloi se ndërkohë që priteshin pemë e ngrihej kantieri, nuk kishte as një lloj leje për nisje punimesh. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse, refuzojnë të tregojnë projektin, dhe një preventiv që justifikon shifrën e frikshme 18 milion euro për 1 km që nuk është rrugë e re.

Korrupsioni në këtë “vepër publike” për të cilën Edi Rama paska ndarë mendjen që të shkojë në luftë edhe me qytetarët, duket se po thyen një rekord botëror.

Duket se qytetarët që po shtohen natë për natë, më shumë se për fatin e shtëpive të tyre, së fundmi janë të nervozuar për arrogancën e Ramës, por veçanërisht kur kuptuan se halli nuk është i veprës publike, por i milionave të klientëve të dyshimtë të kryeministrit.

Prandaj ata sot u shfaqën të dhunshëm dhe është e sigurtë që edhe më të egër kanë për të qenë në ditët në vazhdim.

Mediat pranë Rilindjes kanë gjithë ditën, që përpiqen të prekin telat e dhembshurisë të opinionit publik, me një police të gjakosur. Nuk ka njeri që të mos i vijë keq për atë vajzë me uniformë dhe gjithë policët e tjerë të lënduar. Edhe protestuesit janë të ndërgjegjshëm, se ata janë popull njësoj si ata.  

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”, nxitoi të bërtiste Edi Rama nga dritarja e tij virtuale.

Në fakt aty u dhunuan policë por edhe qytetarë. E vërteta është se ata njerëz me uniform të cilët paguhen me një rrogë mbijetesës 40 mijë lekë në muaj, I ka nxjerrë përball shumë qytetarëve të tjerë që kanë po hall mbijetese; ku do të fusin kokën në vazhdim.

Të vetmit që nuk janë dhunuar janë ata që do të zgjerojnë 2 kilometra rrugë me asfalt, por që do të paguhen nga Edi Rama, sikur të shtrohej me flori.

Nëse protestuesit përleshen me policinë që nga halli mbron një tufë grabitqarësh të taksave të tyre dhe shtëpive ku fusin kokën pyetja shtohet; a janë ata të “jashtëligjshëm”.

Kur Qeveria e Ramës bën projekte korruptive; kur nuk denjon të informojë qytetarët; kur nuk pranon të bisedojë me ata; kur kryeministri i tall, shantazhon e kërcënon… kjo çfarë është, nuk është dhunë e shkuar dhunës?!

A ka ligj, moral dhe fytyrë kjo lloj qeverie që të prishë qoftë edhe ndërtime pa lejë, kur nga ana tjetër në mënyrë të jashtëligjshme, me dhunën e të fortit që ka edhe parlamentin edhe qeverinë, urdhëron edhe policinë, u jep klientëve të vetë (pa garë dhe pa preventive) 40 milionë euro për të zgjeruar 2 kilometra?!

Si mundet që Edi Rama jep rreth 800 milionë euro koncesione për punë që qytetarët nuk jua shohin hajrin, si ato në shëndetësi etj, kur vjen puna për të kompensuar qytetarë të thjeshtë, paska hallin e pagave të mjekëve dhe mësuesve?!

A kanë të drejtë qytetarët (Jo vetëm të Astirit, por të gjithë Shqipërisë) kur mësojnë se qeveria, deputetët që kanë zgjedhur nuk janë të tyre, por të Vilmës, Salillarit e një grupi sa gishtat e dorës që grabisin pa mëshirë paratë e taksapaguesve me firmën e Edi Ramës, që pas kësaj të marrin vetë situatën në dorë?

Natyrisht që pod he këtë ua garanton edhe Kushtetuta e Republikës.

Në nenin nr. 2 të saj, pika 2, thuhet teksualisht;

Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t22/11/2018 17:03

derisa ka dale police ta parashikonte se do haje edhe dru nga protestuesit,edhe mund te vritet.por boll me kete se qenka femer dhe u dashka te na vije keq.per cfare duhen femrat ne policine e rendit.per te thene se kemi arritur emancipimin e tyre.keto qene arritjet e saje qorrit ne polici,futja e femrave sa per sy e faqe qe nuk bejne asnje lloj pune.
kjo polici eshte kthyer ne polici politike,besimi dhe respekti ndaj tyre eshte ne nivelin me te ulet se kurre.

Daj Jaku22/11/2018 17:00

Sipas pikës 2 të nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë, populli shqiptar ka mbetur tërësisht pa përfaqësues, dhe i takon të marrë drejtpërdrejt në duart e tij fatet e kombit duke rrëzuar me rrevolucion këtë farsë dhjemokracie pozitë-opizitë komunistësh kriminelë.

Shto koment

Denonco