Përse Rama, Tahiri, Gjushi s’përshëndesin kapjen e bandave?

Përse Rama, Tahiri, Gjushi s’përshëndesin kapjen e bandave?

Nga SYRI.net - 14/11/2018

Ambasada amerikane dhe ajo gjermane, të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe bandave të trafiqeve kanë përshëndetur ndëshkimin e bandës Shullazi dhe kapjen e gjykimin e bandës së Avdylajve.

Ata madje duke u shprehur edhe në emër të opinionit publik shqiptar kanë bërë pyetjen: Kush e ka radhën?

Rama ka heshtur dhe nuk ka thënë asgjë, as për bandën e Shullazit dhe as të Avdylajve, ndërkohë që këto dy banda kanë lënë të kuptohet edhe gjatë procesit gjyqësor se ‘kokën’ e kanë të PS dhe presin ndihmën e PS për të shpëtuar, madje duke lënë shijen se nëse Rama dhe drejtuesit e Rilindjes do ti shesin ata do të tregojnë të VËRTETËN për blerjen e votave dhe marrëveshjet që kanë bërë me këtë rast me drejtuesin kryesor por edhe me drejtuesit lokalë të Rilindjes për shpërblimin e shërbimit të kryer.

Saimir Tahiri, një nga të akuzuarit e mëdhenj të lidhjes me botën e krimit dhe klanet e trafikantëve është e natyrshme që nuk mund të përshëndesë kapjen dhe hetimet për bandën e Habilajve sepse nga thëniet e tyre por edhe nga veprimet e tij rezulton pjesëtarë i kësaj bande. Por ai ka heshtur dhe nuk ka përshëndetur as ndëshkimin e bandës së Shullazit me 55 vjet burg. Dhe kjo heshtje provon në mënyrë indirekte akuzat se Tahiri ishte një ‘ushtar’ i bindur i kësaj bande, madje që drejtuesit e kësaj bande e thërrisnin sa herë u duhej apo e kërcënonin sa herë që ai nuk paraqitej në kohë apo u fshihej atyre.

Por edhe Gjushi i Durrësit ka heshtur për dënimin e bandës së Shullazit dhe kjo provon në mënyrë indirekte për lidhjen e fuqishme mes Gjushit e bandës së Shullazit. Madje heshtja provon edhe akuzat se kjo bandë që vepronte edhe në Durrës duke kërcënuar me arrogancë pronarë e biznesmenë apo vënë gjoba ndaj tyre kishte edhe mbështetjen politike të Bashkisë së Durrësit për të mos thënë se vepronin bashkërisht. Madje kjo heshtje e Gjushit tregon edhe frikën që ai së bashku me drejtuesit e tij të Bashkisë kanë se mos iu përsëriten ato ngjarje që ka raportuar media se sa herë Gjushi me shokë nuk realizonin kërkesat e tyre përfundonin ‘të varur me kokën poshtë’, të ‘varur’ si berrat derisa tju plotësonin kërkesat.

Gjushi po ashtu ka heshtur dhe nuk ka përshëndetur as kapjen dhe as hetimin e bandës së Avdylajve duke provuar në mënyrë indirekte se është pjesë e kësaj bande ose më saktë drejtuesi i saj politik për Durrësin. Madje Gjushi ka heshtur edhe pasi ata kanë lënë të kuptohet në seancat  gjyqësore se kanë mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe presin ndërhyrjen e saj për ti shpëtuar ndëshkimit.

Heshtja e Ramës, Tahirit dhe Gjushit ndërkohë që amerikanët e gjermanët kanë reaguar menjëherë duke përshëndetur kapjen dhe ndëshkimin e bandave të rrezikshme të krimit dhe klanet mafioze të trafiqeve provon edhe njëherë lidhjen e fuqishme të drejtuesve të lartë të Rilindjes me bandat dhe familjet mafioze. Tregon se Rama, Tahiri dhe Gjushi janë peng i tyre dhe nuk kanë guximin të shkëputen prej tyre sepse ata mund ti diskreditojnë. Provojnë vërtetësinë e e kërkesave që këto banda i kanë drejtuar Ramës dhe drejtuesve të tjerë për tu liruar se ndryshe do të flasin e do të nxjerrin në publik të VËRTETËN e madhe të lidhjes së tyre me drejtuesit e Rilindjes dhe të angazhimit me porosinë e tyre për blerjen e votave dhe kërcënimin e zgjedhësve, apo thënë ndryshe ata janë nga më kryesorët që kanë mbështetur fitoren e Ramës e të Rilindjes në 2013, 2015 dhe 2017.

Natyrisht Rama i ndodhur nën një vëzhgim të rreptë ndërkombëtar dhe mbi të gjitha i dyshuar si i lidhur ngushtë me bandat dhe klanet mafioze e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur të përshëndesë publikisht ndëshkimin e tyre dhe ka gjetur si zgjidhjen më të mirë heshtjen. Por tinëzisht amerikanëve dhe gjermanëve ju thotë se mbështet reagimin e tyre kurse  të dënuar ju dërgon mesazhe se po punon intensivisht për uljen e dënimit të tyre dhe se shumë shpejt do të gjejë rastin për ti liruar apo falur dënimin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco