Kisha Orthodokse, shqipja dhe minoriteti Shqiptar i Greqisë

Kisha Orthodokse, shqipja dhe minoriteti Shqiptar i Greqisë

Nga Erion Piciri - 13/11/2018

A mundet Kisha Orthodokse Shqiptare të krijojë një urë bashkëpunimi me Kishën Orthodokse Greke dhe të afrojë mesha në gjuhën shqipe për shqiptarët orthodoksë të Epirit, arvanitasit e Peloponezit dhe Atikës? Ruajtja dhe kultivimi i shqipes tek shqiptarët e kudondodhur është një mision sa kombëtar edhe europian. Gjuha, diversiteti etnik, fetar dhe kulturor janë themeli i qytetërimit përendimor. Ky investim, ndër të tjera, forcon edhe vetë këtë besim të vjetër ndër shqiptarët, sikurse marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Vendosja e kufijve në shekullin e 19-20 la në Greqi një pjesë të madhe të orthodoksve shqiptarë. Në frymen europiane, të të drejtave të njeriut, të ringjalljes së gjuhës dhe kulturës të minoriteteve kudo në Europë, kjo mbetet një prioritet kombëtar i shtetit por edhe i Kishës Orthodokse Shqiptarë.

Arvanitasit dhe shqiptarët orthodokse të Epirit për nga numri i madh i tyre janë urat më të mira lidhëse midis dy shteteve, midis dy popujve tanë. Siç thoshte dikur arvanitasi Aristidh Kolja (krenar për origjinën e tij shqiptare) nuk mund të gjesh grek mos e ketë njerin prej gjyshërve arvanitas. Minoriteti grek në Shqipëri është i vogël, disa fshatra janë të papërfillshme për të krijuar një urë të fortë lidhëse. Do donim të ishte më i madh por fati historik e deshi të ishte i tillë.

Keshtu që duke forcuar identitetin e minoritetit shqiptar në Greqi, në forcojmë vetë lidhjet shqiptaro-greke. Arvanitasit janë një ndër kollonat e ndërtimit të shtetit modern grek, kryengritja e 1821-shit deri me ditët tona.

Këtu Kisha Orthodokse Shqiptare, në gjurmët e Rilindjes Kombëtare mund të bëjë një punë të madhe për forcimin e shqipes dhe rritjen e ndergjegjes kombëtare. Shembulli i Kishës së Arbereshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit shqiptar por edhe puna hulumtuese e priftërinjeve si At Antonio Belushit në zbulimin e 900 fshatrave arvanitase në Greqi, janë inkurajuese në këtë drejtim. Një komb forcohet kur të gjithë punojnë për fuqizimin e rrenjëve të tij - gjuhës, kulturës dhe identitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp13/11/2018 15:03

"Gjuha,diversiteti etnik,fetar dhe kulturor jane themeli i qyteterimit perendimor"(E.P).Besoj qe antaresimi i Greqise ne BE pa ju percaktuar kushte ne drejtimet e mesiperme, ka qene nje avantazh i madh i Greqise ne zhvillimin ekonomik,por ky avantazh u relativizua me kalimin e dekadave, pasi t'ju kerkosh standarte te tjereve dhe vete te jesh ne kundershtim me standartet perendimore, e kthen Greqine ne nje vend jo te besushem dhe jo serioz.Por perpjekjet e qeverise Cipras , te politikes Greke dhe te kreut te Kishes Greke per te reformuar dora dores ,marredheniet e Shtetit Grek me K.Ortodokse ,me ndihmen e SHBA dhe Gjermanise, do sjellin standarte te reja ne rrugen e demokracise dhe rritjen e prestigjit te Greqise ne rajon dhe ne bote ,por edhe zhvillim te gjithanshem ekonomik ,nepermjet rritjen se shkembimeve dhe investimeve.Hapja e disa xhamive ne dy tre qytete ku ka komunitet te besimit islam, do ishte njera nga rruget.Celja e shkollave shqipe jo vetem per emigrantet ,por celja e shkollave shqipe edhe per arvanitasit ne zona ku bejne nje komunitet te madh do ishte rruga tjeter.Celja e institucioneve te besimeve te tjera ne qendra te medha si Athine, Selanik etj.Njohja e problemit cam dhe zgjidhja e problemeve te pronesise.Njohja dhe pranimi i te vertetave historike.Heqja e ligjit te luftes si dhe zgjidhja e zones
ekonomike ekskluzive nepermjet delegimit per zgjidhje ne nje gjykate nderkombetare.Celjen e kurseve per mesimin e gjuhes shqipe aty ku ka kerkesa, pa paragjykime, ashtu sikurse ndodh edhe te ne.Deklarimin dhe pozicionimin qartazi te Fort Lumturise se Tij Janullatos ne debatin midis Patriarkanes se Stambollit dhe asaj Ruse, duke u pozicionuar ne krahe te Patriarkanes se stambollit, ne te mire te vete ortodoksise , te kishes Greke dhe asaj Shqiptare.Dy shtetesija e Hiresise se Tij Janullatos (Greke dhe Shqiptare) do ndihmonte bashkepunimin demokratizimin dhe integrimin.

Shto koment

Denonco