Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Meqenëse ‘miu’ i propagandës së Ramës doli nga vrima, shiheni nën dritën e prozhektorëve

Meqenëse ‘miu’ i propagandës së Ramës doli nga vrima, shiheni nën dritën e prozhektorëve

Nga SYRI.net - 23/10/2018

Mbrëmë vonë afër mesnatës i ashtuquajturi, ‘Gëbelsi i vogël i Edi Ramës’, Endri Fuga, doli prej vrimës së errët nga tërheq e lëshon fijet e propagandës së Rilindjes dhe u vetë-ekspozua në vitrinën e Twitter.

Doli për të dhënë leksione ndaj gazetarëve, të cilët rezistojnë të futen në rresht dhe për tu tërhequr veshin atyre, që nuk e kryen ‘detyrën’ si duhet.

‘Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrëm në pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike’, shkroi Fuga natën vonë pas emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit ku protagonist ishte ish-kryeminstri Sali Berisha.

Në pamje të parë me këtë dalje nga vrima e tij, Fuga, duket sikur e ka me ish-kryeministrin Berisha. Mburret ‘mjaftisti’ i cili e ka nisur karrierën që i vogël duke bërë korrupsion qindra-mijë euro, edhe kur kishte ‘pushtet’ dhe akses vetëm në një OJF, se ka nxjerrë Berishën në pension.

Nëse do të ishte kështu nuk kishte pse ustai i tij, Edi Rama, ta urdhëronte në mesnatë që të dilte nga vrima dhe të reagonte ndaj një ‘pensionisti’. Por Berisha mbrëmë në ‘Open’ tha disa të vërteta ulëritëse të cilat duket kanë prishur fetën e përnatshme të Ramës dhe Fugës;

Aksionet e fundit kundër organizatës ‘Avduli’, nga fillimi deri në fund, janë bërë nga organet ligj-zbatuese gjermane. Prej dy vitesh policia dhe prokuroria e kapur tashmë nuk kishte lëvizur as gishtin e vogël në këtë çështje, edhe pse dosja me përgjime dhe informacion të detajuar u ka ardhur që në vjeshtën e vitit 2016.

 Se sërish ka pasur dekonspirim, por mbi të gjitha nxori me fakte se ky klan i fuqishëm i prodhimit dhe trafikimit të të gjithë llojeve të drogës ishte në shërbim të Rilindjes.

Berisha tregoi se brenda kësaj organizata janë Vangjush Dako dhe vetë Edi Rama. I pari është kapur ‘me presh në dorë’ nga përgjimet gjermane të nisura në Kosovë, duke bërë plane me Avdulët dhe Lulzim Berishën ( I cili është kthyer në bashkinë e tij në vulosës tenderash), për të blerë votat e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato lokale, etj, etj.

Dhe për të gjitha këto të vërtetë dhe shumë të tjera që artikuloi mbrëmë Berisha fajin e paskan ‘gazetarët e squllur’, që nuk ‘bënë detyrën’ për të mos e lënë të fliste.  

Por meqenëse ky ‘kryemiush’ i propagandë së Rilindjes doli nga vrima, le ta shohin cili është ai në të vërtetë, nën dritën e prozhektorëve.

Ky individ, Endri Fuga, i cili e ka veshur veten me mister, për ata që nuk e njohin është etaloni i mediokritetit të brezit të tij, dilerantizmit, por mbi të gjitha i batakçiut; që fshihet pas një xhakete, syzeve prej ‘intelektuali’ dhe ‘barkut akademik’ .

E kanë etiketuar aksidentalisht me emrin e gjeniut të propagandës naziste ‘Djallit Gëbels’, i cili për hir të së vërtetës ishte një ‘bibliotekë lëvizëse’. Në të vërtetë Fuga, Veliaj e kompani që sot i sheh kudo në zyrat e pushtetit të Ramës (dje në bashkinë që drejtonte) përfaqësojnë atë grup të rinjsh, që lulëzuan në serën e Sorosit, pa mbaruar kurrë ndonjë shkollë deri në fund, sepse për tu thënë që janë të lexuar, as që bëhet fjalë.

Edi Rama që në ditët e para të tij, sapo u rehatua në karrigen e kryeministrit krijoi Drejtorinë e Propagandës në krye të së cilës vuri Endri Fugën. Kjo ditë do të shënjonte edhe startin e ‘gëbelsimin’ të gjithë sistemit mediatik shqiptar; të mënyrës sesi do të funksiononte kabineti kryeministror dhe veçanërisht konkretizimi i një strategjie të sofistikuar, me TV-të, rrjetet sociale dhe mediat online.

Në Gjermaninë e Hitlerit, asnjë ministër, askush nga partia nuk guxonte të shfaqte mendimin e tij publikisht, pa marrë lejen e Gëbelsit. Edhe në Shqipërinë e Edi Ramës, funksionon po njësoj. Ju kujtohet kur ish ministri i qeverisë së Ramës, Ylli Manjani, në studion e Sokol Ballës deklaroi; Ne e kemi diskutuar këtë dhe unë nuk mund të konceptoj, që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës, për të dhënë një intervistë.

Por kjo është vetëm, gjysma e të vërtetës. Ashtu në hije Fuga ‘mëson’ dhe komandon çdo kryetar bashkie, drejtor të rëndësishëm dhe mbi të gjitha pronarët dhe drejtuesit e emisioneve kryesore në mediat televizive dhe jo vetëm.

Por kush është në të vërtetë Endri Fuga, shefi i propagandës dhe përpunimit të opinionit publik dhe medias?

Ai është katapultuar fillimisht në shoqërinë civile që në rininë e hershme, kur nuk kishte mbushur as 18 vjeç nga bërthama e Sorosit në Tiranë, veçanërisht nga ish-ministri i Kulturës Edi Rama dhe i projektuari për drejtimin e Lëvizjes Mjaft, Erion Veliaj. Ashtu siç ka deklaruar ai vetë, gjatë periudhës së krizës kosovare operacionet humanitare që drejtoheshin nga ndërkombëtarët dhe qeveria shqiptare kërkonin edhe ‘vullnetarë’ dhe ai nuk u mendua dy herë, për tu inkuadruar.

Fuga atëherë nxënës i vitit të tretë në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ u projektua dhe u propozua nga të dyja palët. Për linjën e ndërkombëtarëve ndërhyri Fondacioni Soros, kurse në emër të qeverisë shqiptare, nga ish-ministri i Kulturës Edi Rama. Faktikisht bashkëpunimin me celulat e Sorosit në Tiranë, ‘Gëbelsi’ i ardhshëm i kishte nisur më herët i ftuar nga Erion Veliaj, i cili ishte pak më i madh në moshë, por së bashku njiheshin sepse ishin në të njëjtën shkollë. Të dy ishin shpallur në atë kohë fitues të disa projekt-konkurseve ( njëri për legalizimin e drogave të lehta) që organizonte shpesh fondacioni me shkollat e mesme në vend, nëpërmjet të cilave edhe piketonte ‘ushtarët’ e së ardhmes.

Ashtu siç e thamë më lartë, Fuga u promovua fortë me rastin e krizës kosovare, si një ‘aktivist i shquar i shoqërisë civile’.

Në vitin 1999, pas eksperiencës që pati si drejtues i këtyre operacioneve humanitare dhe pasi mori diplomën e shkollës së mesme, u dërgua për studime universitare jashtë vendit, në Universitetin La Sapienza të Romës të cilin nuk e mbaroi dot.

Në vjeshtën e vitit 2002, ai rikthehet në Tiranë dhe së bashku me mikun e tij të hershëm Erion Veliaj, vendosën që të krijojnë organizatën ‘Mjaft’, e cila ditën protestonte fort kundër kryeministrit Nano, natën thurte plane për protestën e radhës me Edi Ramën, i cili ishte piketuar ti merrte fillimisht partinë, atij që e solli ‘me thonj të paprerë’ nga Franca.

Në Lëvizjen ‘Mjaft’ Veliaj dhe Fuga u emëruan nga sponsori i saj, Fondacioni Soros, si dy drejtuesit kryesorë. I pari mori postin e Drejtori Ekzekutiv të organizatës, kurse tjetri atë të Drejtori të Komunikimit. Këtu nis edhe rruga e gjatë e tij, për tu shndërruar sot në atë që është.

Përveç detyrës parësore për të kontribuuar në shkallmimin dhe më pas për ta uzurpuar e tjetërsuar partinë që ishte në pushtet, PS-në, lëvizja ‘Mjaft’ ishte gjithashtu një skemë e pastër mafioze, për të thithur paratë e donatorëve të huaj. Pak kohë përpara shkrirjes së saj, pasi e mbaroi misionin kryesor (Kapjen e Partinë Socialiste) nga vetë anëtarët e ‘Mjaft’ u bënë akuza dhe denoncime publike, për zhdukjen e qindra mijëra dollarëve nga llogaritë e organizatës. Gishti vihej pikërisht mbi ata që kishin edhe çelësat e ‘kasafortës’; Veliajn dhe Fugën. Një nga rastet e shumta ishte edhe ai i zhdukjes së 300 mijë eurove, të destinuara për projektin e kreditimit për biznese të të rinjve.

Në fakt këto para, por edhe qindra mijëra euro të tjera nuk u ‘zhdukën’ vetëm për të organizuar festa që më së shumti u ngjasonin orgjive pa dallim seksi, por edhe për të ngritur Endri Fuga bizneset e tija. Menjëherë pasi shpallën përfundimin e misionit të MJAFT në fund të vitit 2007, Fuga themeloi kompaninë e tij të parë ‘gëbelsiane’, Albanian Communication Group, ku sipas ekstraktit në QKR, atëherë rezultonte posedues i 70% të aksioneve. Dihen punët që kjo firmë ka bërë me bashkinë e Edi Ramës atëherë.

Imagjinojeni vetë këtë individ që i është futur ‘biznesit’ të abuzimit financiar që në adoleshencë dhe në rininë e hershme, se çfarë bën sot si njeriu hije prapa kryeministrit të vendit, me të cilin tashmë kanë krijuar një skemë jo më qindra mijë euroshe, por miliardëshe nëpërmjet të famshmit ‘partneritet privat-publik’.

Po në vitin 2007, Fuga u shpërblye me një post të rëndësishëm në bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Edi Rama. Për herë të parë aty, ai do të niste të ushtronte rolin e ‘Gëbelsit’ në miniaturë si këshilltar i kryetarit të bashkisë, për marrëdhëniet me publikun. Pas këtij ushtrimi të suksesshëm, ai tashmë ishte gati për një rol edhe më të sofistikuar.

Në vitin 2008 u emërua drejtor për median dhe komunikimin në Partinë Socialiste. Edhe pse sot është publikisht në të njëjtin rol pranë kryeministrit, ai vazhdon të jetë njëkohësisht ‘Gëbelsi’ i Partisë Socialiste. Këtë tashmë e dinë edhe militantët më të thjeshtë të kësaj force politike, që vetëm me të majtën tradicionale nuk ka më lidhje.

Sot Fuga është pranuar pa asnjë kusht nga ministrat dhe gjithë komanda e Rilindjes, si njeriu më i afërt i Ramës; si një ‘mendje e sofistikuar’, por më shumë malinje; në shërbim të ustait të tij brenda vendit, por edhe atyre jashtë kufijve; si një individ që me ‘karta biankën’ e kryeministrit në dorë urdhëron ministrat dhe pronarët e mediave (edhe për kohën dhe vendin se ku duhet të flenë me gratë apo dashnoret).

Në simbiozë me kryeministrin e vendit, tashmë ata janë bërë një rrezik, jo vetëm publik. Nëprmjet një ushtri të tërë urithash në mediat sociale, qindra portaleve fantazmë dhe të tjerëve realë që I kanë në bordero (Pa lënë mënjanë TV-të), strategjia e tyre konsiston në përpunimin dhe ngritja e një pjese të popullit kundër pjesës tjetër, që kërkon thjesht shembjen e oligarkisë së krimit qeveri dhe në parlament.

Tashmë ajo që po bënë kjo strategji e Ramës dhe Fugës, kjo ushtri e propagandë së Rilindjes ka tejkaluar çdo ‘luftë për pushtetin dhe pasurim’;

Është anti-demokratike dhe në shërbim të krimit të organizuar, por mbi të gjitha kundër Shqipërisë që kërkon prosperitet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

I deleguari23/10/2018 12:14

Mos u merzit o kulishi i vogel Endri, as mos u cudit me gazetaret qe mbeten goje-hapur. Perderisa edhe Skender Gjinushi ka thene se tek Berisha hyn me mendjen tende, por del me mendte e tija, per takemin tuaj nuk pjerdh kush!

emri23/10/2018 12:11

njam njam i ka pelqyer lepirja, gjak e dhjame te keqen se po te bie dhe barku poshte nga mireqenia. shan dhe te tjeret komuniste pale

Shto koment

Denonco