E thjeshte, ja mediat që kanë përfituar para nga fondi grek

E thjeshte, ja mediat që kanë përfituar para nga fondi grek

Nga Dritan Kaba - 19/10/2018

Kush media ka mbrojtur dhe i ka bërë jehonë pozitive takimeve të Bushatit dhe Kocias?

Kush media ka thënë që marrëveshja e detit është super?

Kush media ka goditur Presidentin e Republikës, se po vonon marrëveshjen, me kërkesat e tij, konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për firmosjen e autorizimit për bisedime mes palëve?

Kush media ka bërë shkrime duke e paraqitur Presidentin si "inatçi", xheloz për sukseset e Ramës dhe plot epitete të tilla nga këto?

Kush media dhe analist, nëse mund të quhen të tillë, ka shkruar opinione me justifikimet se po hiqet ligji i luftës dhe kjo është arritje e madhe, kështu që marrëveshja për detin nuk ka asnjë rëndësi se ajo është më e mirë se e mëparshmja?

Kush media ka pasqyruar vallet, puthjet "miqësore" dhe drekat me ushqim tradicional mes Bushatit dhe Kocias?

Kush media nuk ka transmetuar denoncimet e opozitës për "dhurimin" e zonës ekonomike detare Greqisë, dmth miliarda ton gaz dhe nafte?

Kush media ka bërë emisione për leverdinë e marrëveshjes që do "ndryshojë" historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve pas nënshkrimit të saj?

Janë pikërisht mediat dhe "analistët" që kanë përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Me shpresën se tani do t'i vjellin ato.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lexues21/10/2018 02:55

Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....
Cila media ....

Shto koment

Denonco