Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

SEKTI RAMA-Lindja, Sundimi, Kalbëzimi dhe Shporrja e tij

SEKTI RAMA-Lindja, Sundimi, Kalbëzimi dhe Shporrja e tij

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami - 17/10/2018

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë të jetë i tmerrshëm. Ai do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me qeverisjet e mëparshme.

Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 5 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.

Në periudhën 2013-2017 Rama do të sundonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, që përmbyllet në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes.

Viti i parë i mandatit të dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për tu shporrur më tej me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 27 vjet nga drejtimi i vendit.

Rilindja do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 27 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij.

Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave

  • të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj;
  • të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe
  • të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.

Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë.

Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti.

Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për

Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

Ky shkrim do të botohet në 4 pjesë, në vijim të njëra tjetrës…

Vijon….

Syri.net/ 16 tetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco