Mrekullia e Rilindjes së Ramës: Nga Xhisela ‘e shkretë’ në ‘Xhisiela Style’!

Mrekullia e Rilindjes së Ramës: Nga Xhisela ‘e shkretë’ në ‘Xhisiela Style’!

Nga SYRI.net - 17/10/2018

I gjithë opinioni publik u trondit dhe shumica e mediave e morri në mbrojtje, Xhisiela Malokun, kur u zbulua historia e saj e dhimbshme me djalin e deputetit socialist, Rrahaman Raja.

Vajza 24 vjeçare nga një fshat i vogël afër Niklës ishte dhunuar dhe përdhunuar sistematikisht nga ish-i dashuri i saj Rexhep Raja, por jo vetëm kaq.

Policia nuk i merrte denoncimin dhe nuk e arrestonte në flagrancë xhelatin e saj me ‘imunitet’, as kur mjekët ligjorë vërtetuan se ishte rrahur dhe i ishin shuar cigare, nëpër kofshët e këmbëve.

Pas kësaj u fut në lojë edhe vetë kryeministri Rama në mbrojtje të deputetit të tij, i cili akuzohet nga ish nënkomisar Emilano Nuhu, se së bashku, edhe me Taulant Ballën e kanë kërcënuar që të mbyllë çështjen.

Këtu nisi operacioni, i shndërrimit të Xhisielës. Metamorfoza, ‘rilindja’ e saj nën kujdesin e vetë Rilindjes së Ramës, do të ishte magjik dhe spektakolar.

Djali i deputetit më në fund u çua në qeli, por Xhisela si ‘me magji’ pësoi një transformim total, njësoj si Hirushes së shkretë i drejtoi shkopin e saj, plaka-zanë. Ajo është ‘krejtësisht tjetër’; jo vetëm në lidhje me historinë e dhunës që ka vuajtur, por edhe në mënyrën e jetës dhe të veshjes. Të paktën, për shfaqjen dhe rolin që i kanë caktuar të luajë, sa herë del përpara kamerave.

Kështu Xhisiela,  jo vetëm ‘papritur’  mohon gjithçka që ka vuajtur, por madje është kthyer edhe në avokate të zjarrtë të dhunuesit të saj.

Paralelisht me metamorfozën e qëndrimit të saj më herët, nëpër komisariatet e policisë ku denonconte, ka ndodhur edhe transformimi total i paraqitjes dhe mënyrës së jetesës së Xhisielës.

Menjëherë pas shëtitjeve nëpër studio televizive, ku mohonte çfarë kishte firmosur në polici e prokurori, ajo u shfaq në timonin e një makine të re dhe me një luk të përforcuar nga veshje dhe aksesorë, që  do tja kishin zili edhe ‘vajzat e Bllokut’.

 Pastaj u shndërrua në ‘VIP-e’ në Instagram, kurse ditën e sotme u shfaq edhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, për të mbështetur ‘dashurinë e saj të madhe’, që i shprehej nëpërmjet cigareve që shuheshin në trupin e saj.

Kështu të gjithë shqiptarët panë sot live, se si ‘Xhisiela e shkretë’ të cilës i qahej halli nga gjithë shqiptarët pak kohë më parë ishte shndërruar si me magji, në ‘Xhisiela Stylee’. Me veshje të shtrenjta, e kuruar me kujdes nga koka te këmbët, me duar në xhep, syze të shtrenjta të modës së fundit dhe ulura pak poshtë si ‘vip-at’ e shou bizi-t, Xhisilea madje kërcënoi edhe gazetarët që deri dje luftonin për të drejtat e saj të nëpërkëmbura. 

‘Mediat tani e tutje të më rrinë larg, se janë marrë me detajet e mia. Të më rrinë larg se ndryshe do t’i çoj në prokurori’, lëshoi ultimatumin Xhisiela, me vështrim arrogant mbi syze dhe duart në xhepat e tutave firmato.

Por një vëzhgues i hollë, ende mund të vërë re te kjo vajzë, traumën e brendshme dhe ‘pistoletën’ prapa koke që i rri si hije.

Gjithsesi tani për tani, ajo duket se po përshtatet më së miri me ‘rilindjen’ e saj, pasi e morri vetë në dorë Rilindja e Edi Ramës dhe bëri këtë ‘mrekulli’, që po lë pa fjalë gjithë shqiptarët!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

korcarja18/10/2018 09:27

Ripjellja ta ve damken, ripjellja ta heq. Keshtu ndodh dhe me te. Lereni te shkreten te haje pershesh ne fshat. Te shohim pas nje viti do jetoj apo jo kjo vajze?

Korcari18/10/2018 05:28

Ja se cfare te ben Rilindja Xhisela ta rikthen virgjerine .Ndiej keqardhje.Ne dore te kujt ka mbetur.Po e shtrydhin dhe do te hedhin si levore limoni

gramoz17/10/2018 14:49

Aka takime speciale ne burg qe te shkoje kjo tyryfylja, se katnari rexhep nuk ka ku te fiki cigaren. Kot merreni me me ket naren ajo nuk ka fije respekti per veten.

Shto koment

Denonco