Kjo quhet Mafie!

Kjo quhet Mafie!

Nga Ylli Manjani - 02/10/2018

Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet. Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye.

Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

Askush!

Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan...

Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!

Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!

Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!

Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.

Ndaj s'ka se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!

Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për t'i bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!

Kjo quhet Mafie!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dah Jaku02/10/2018 23:37

Akoma nuk është shprehur ai ambasadori i BE, antimafja italiane, ai Luiggino Soreca? Apo edhe ai ka ardhur në Shqipëri për të marrë një vagon me para, sikurse Vllahutini bashkë me gjithë ambasadorët e tjerë amerikano kinezo gjermanë. Kjo pra është mafja. Ministri Manjani i njeh mirë sepse ka qenë dikur edhe vetë në mes të tyre.

Shto koment

Denonco