Pasnesër, me datën 29 shtator 2018 në orën 14.00, Lëvizja Vetëvendosja do të organizojë në kryeqytetin e Kosovës protestën e parë kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi. Disa elementë të kësaj proteste, e ndryshme nga të gjitha protestat e derisotme të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, mund të jenë:
1.Organizatorë të protestës – Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
2.Pjesmarrës në protestë: Anëtarët, simpatizantët dhe gjithë shqiptarët që e kanë të shenjtë atdheun dhe territorin e tij. Pjesmarrës do të jenë edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike, të partive në koalicionin qeverisës, përfaqësues të shoqërisë civile, por jo krerët e tjerë të opozitës ose të pushtetit.
3.Protesta adresohet kundër planeve të presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës, përkatësisht Aleksandër Vuçicc dhe Hashim Thaçi, për ndarjen e territorit të vendit.
4.Qëllimi i protestës është të ndalohet çdo mundësi për bisedime për të ashtuquajturin “korrigjim të kufijve”, gjë që përkthehet në ndryshim kufijsh.
5.Vendi i protestës është sheshi kryesor i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Por në këtë protestë ka edhe disa risi:
1.Opozita e Kosovës e ka lënë Vetëvendosjen të vetme në organizimin e saj. Ndërsa Lidhja Demokratike i ka shpall luftë kryeministrit të vendit, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur papajtueshmërinë e saj me presidentin e Republikës, Hashum Thaçin, për (mos) ndryshimin e kufijve dhe mbrojtjen e territorit të vendit.
2.Lidhja Demokratike nuk i është bashkuar protestës për mbrojtjen e territorit, sepse kërkon të shfrytëzojë situatën dhe konfliktin midis kryeministrit dhe presidentit me qëllim marrjen e pushtetit! Kjo do të thotë se LDK bëhet mbështetje e presidentit Thaçi për ndarjen e vendit! Pra për LDK-në ka rëndësi pushteti, për Vetëvendosjen e Albin Kurtit ka rëndësi tërësia territoriale e Kosovës!
3.Lidhja Demokratike e Kosovës me qëndrimin e saj kundër ose asnjanës ndaj protestës potencon se “Institucionet e shtetit janë të rëndësishme” dhe beson se Kosova mund të ketë institucione pa territor! Absurde! Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë del në mbrojtje të shtetit të Kosovës e njëkohësisht territorit të saj, ndërkohë që vitet e shkuara ka zhvilluar disa protesta me moton e mosnjohjes së institucioneve të vendit! Ky është një kapërcim i madh në vetëdijësimin e saj!
4.Këto zhvillime në opozitën e Kosovës dëshmojnë se LDK dhe Vetëvendosje po ndërrojnë rolet, po zhvendosen në pozicione të panatyrshme ose të kundërta me atë çfarë ato janë proklamuar në të kaluarën!
5.Nga protesta e të shtunës del e fituar Kosova, pas saj Lëvizja Vetëvendosje dhe do të humbasin presidenti i Kosovës dhe aleatët e tij në Lidhjen Demokratike! LDK-së do t’i duhet shumë kohë t’i bindë qytetarët se nuk lufton për pushtet, por lufton për shtet e mbrojtjen e atdheut. LDK nuk mundi të kapë trenin e për pasojë do të vonohet! Çdo vonesë e saj do ta rrënojë besimin që ka te zgjedhësit në Kosovë.
6.Kam qenë kritik i Albin Kurtit, por me protestën dhe qëndrimet e qarta e të drejta të tij në mbrojtje të territorit të Kosovës ai nuk meriton kritika, përveçse vlerësimit maksimal të qytetarëve! Nëse Albin Kurti vazhdon ta përmbushë detyrën e tij në këtë objektiv, ai do të tejkalojë çdo vështirësi që mund t’i vijë për të qenë së afërmi kryeministër i Kosovës! Atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do ta kuptojë se treni i humbur është edhe shans i humbur!
© SYRI.net
Te shpresojme qe do jete nje nga protestat me te medha te organizuara ne Kosove.Nuk eshte proteste per te demostruar fuqine elektorale te Ventvendosjes.Eshte proteste per te demostruar patriotizmin shqiptar,vendosmerine e popullit kosovar ne mbrojtje te integritetit territorial, bashkejeteses me gjthe qytetaret pamvaresisht dallimeve etnike, fetare e kulturore.Eshte proteste per integrimin e Kosoves ne bashkesine e vendeve te perparuara dhe demokratike.Sigurisht politikanet e korruptuar dhe te inkriminuar hiqen menjane.Shenime mbahen dhe memorja kombetare koleksionon .Lavdi heronjve dhe gjithe kontributoreve qe mundesuan realizimin e endres ne shekuj te shqiptareve.Te tjeret prapa i ndjek Prokurorija Speciale .