Pyetje që Thaçi e Rama ju fshihen tinëzisht…

Pyetje që Thaçi e Rama ju fshihen tinëzisht…

Nga SYRI.net - 25/09/2018

Hashim Thaçi e Edi Rama kanë mbajtur të fshehta gjithçka kanë biseduar me Aleksandër Vuçiç lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve në rajon.

Këta të dy pa asnjë mandat, as politik dhe as popullor, thjesht dhe vetëm për interesat e tyre të ngushta personale, kryesisht të pushtetmbajtjes, janë futur në negociata për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës e të Shqipërisë.

Ideja e shprehur nga Thaçi, e bashkërenduar prej tij me Ramën dhe Vuçiç, për gjoja korrigjimin e vijës kufitare Serbi-Kosovë, por që në fakt është qartas ndryshim i kufijve sipas vijave etnike apo thënë ndryshe ‘pastrim etnik me mirëkuptim’, është kundërshtuar ashpër brenda Kosovës, brenda Shqipërisë, nga shqiptarët në Maqedoni dhe nga lidershipi i Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si dhe nga shumë personalitete që prej 20 vjetësh kanë qenë të angazhuar për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Pyetjet që ju fshihen tinëzisht të tre plëngprishësit janë:

Pyetje për Vuçiç: A do ta njihte Serbia pavarësinë e Kosovës do të realizohej marrëveshja Thaçi-Rama-Vuçiç për korrigjimin e kufirit Serbi-Kosovë?

Kjo pyetje natyrisht i drejtohet edhe Thaçit e Ramës meqenëse të tre e kanë biseduar gjerë e gjatë këtë çështje mes tyre në takime biletarale apo në darka e dreka konfidenciale me prezencën eventuale edhe të Aleks Soros.

Pyetje për Ramën: A do të mbështesë Rama, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç për korrigjimin e kufirit Serbi-Kosovë, kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni e Malin e Zi për tu bashkuar me Shqipërinë?

Këtë përgjigje Rama duhet ta japë në një mbledhje të vendeve anëtare të NATO dhe të Këshillit Europian të BE.

Pyetje për Thaçin: A do ti kërkonte Ramës bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Rama-Vuçiç? Kjo përgjigje është me shumë interes që as Thaçi dhe as Rama të mos luajnë në mënyrë djallëzore me këtë kartë.

 Ekspertët e çështjeve të Ballkanit shtrojnë edhe disa pyetje të tjera:

Në çfarë rrethanash Rusia do të hiqte kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB?

Çfarë garancie do të kërkonte Gjermania që një marrëveshje Serbi-Kosovë nuk do të nxiste kërkesat për rikonfigurim të kufijve në të gjithë vendet e Ballkanit, pra një krizë tjetër ballkanike?

A do të pranonte Serbia, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç-Rama, kërkesën për bashkim, qoftë edhe në formë konfederate të BiH me Serbinë?

Çfarë qëndrimi do të mbante Kroacia ndaj kërkesave të separatistëve kroatë në BiH për bashkim të pjesës kroate të BiH me Kroacinë?

A do të pranonte Rama kërkesën e Thaçit për bashkim të Kosovës me Shqipërinë pasi marrëveshja për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi do të arrihej?

Cili do të ishte reagimi i BiH, Maqedonisë dhe i Malit të Zi nëse do të ndjehej efekti domino në këto vende pas miratimit të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç-Rama?

Cili do të ishte në këtë rast qëndrimi i Bullgarisë dhe Turqisë?

Cili do të ishte reagimi i Spanjës nëse kjo marrëveshje do të arrihej?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp26/09/2018 12:24

Benca, ne kete portal je çfaqur tre kater here.Nuk ke ber asnje koment mbi shkrimin qe kane ofruar gazetare,analiste, politikan , apo personalitete te politikes apo gazetarise rajonale apo boterore dhe as ke ber ndonji koment mbi komentet.Ti thjesht me ke fyer mua.Ti nuk je as krriç dhe as gomar. Ndaj te gjithe ata qe ndjekin kete portal ,presin me kersheri fjalen tende, analiza por edhe komente mbi te gjitha zhvillimet, pse jo.E pa demshme eshte kur flasin "budallenjte"e pa angazhuar ne politike.Shume e demshme eshte kur nuk flasin "te mençmit"sidomos ata qe e kalojne kohen ne gazermat e strukturave gjysem "ushtarake"e gjysem "militare " te partive dhe atyre te disa institucioneve publike ku mafja ju jep tonin.Per boten e qyteteruar problem jane qeverite.Ne Shqiperi per mendimin tim, problem jane edhe partite.Pa demokratizimin e partive, nuk ka demokraci dhe qeverisje transparente."Me popullin e per popullin " siç shprehen politikanet demagog ,autoritarist e te korruptuar ,populli nuk i beson me. ndaj po ikin kush me shpejte e kush me vone.Ne gazerma tregohen prralla e fabula, me te forte, me trima ,me nastradine e qerosa, qe mundohen t'ja hedhin njeri tjetrit ,por qe fitimtar gjithmon del nastradini dhe qerosi, ndersa ne fabulat ku ti ju referohesh per te me veshur epitetet per mua, gjithmone fitojne te fortet, gjithmone Luani dhe Tigri, kur Luani eshte me sherbim jashte pyllit.Zgjedhejet i ben vete.Angazhou ne menyren tende, qe te behesh i dobishem edhe per ata qe te kurdisin kunder meje.

shqiptar26/09/2018 10:31

Nuk ka fare nevojë që të bësh Kasandrën e të flasësh për marrëzinë e kësaj marëveshje kaq të përfolur.
Duke lënë mënjanë Vuçiçin të cilit i dihen qëllimet e tij në raport me Kosovn, qëkur ka qenë "këshilltar" i socialistit Millosheviç, për Thaçin e Ramën mjafton fakti se që të dy nuk flasin hapur për këto marëveshje se çfarë çfarë parashikon ajo, për të kuptuar që kjo mungesë transparence është ogurzezë për shqiptarët.
Përse Thaçi publikisht përmend për këtë marëveshje vetëm Luginën e Preshevës e injoron fare fatin e komunave të veriut, që faktikisht kontrollohen më shumë nga qeveria serbe se ajo e Prishtinës ?
Përse Rama, ndonëse hiqet sikur nuk di gjë se çfarë kanë biseduar Vuçiç me Thaçin e se gjoja ka një qëndrim të pa anshëm, në intervistën në Opinion të Fevziut, i dilte vazhdimisht në përkrahje Thaçit ?
Një gjë është e kjartë.
Të gjitha marëveshjet e çdo lloji, nëse bëhen në fshehtësi e pa transparencë publike, janë dëshmi e një veprimi jo të ndershëm e jo në dobi të përgjithëshme.
E para e punës, nuk mund të arrihet kurrë një marëveshje me interesa të njëllojta reciproke midis dy shtetesh, kur njeri nga këto shtete nuk njihet zyrtarisht nga shteti tijetër e nga OKB. Marëveshje për korigjime kufijsh mund të bëhen vetëm midis dy shteteve në kushte të barabarta.
Së dyti, si Thaçi ashtu edhe Rama, pamvarësisht se aktualisht janë liderë të dy shteteve shqiptare, ata njihen qoftë kombëtarisht e qoftë ndërkombëtarisht si dy politikanë me të kaluar të dyshimtë kriminale, e nuk ka naivë që të mos ta kuptojnë që të dy janë të shantazhueshëm nga segmente anti shqiptare ndërkombëtare.

Benca25/09/2018 16:35

Ke te drejte qe nuk te pelqeu komenti im se ti nuk je nje kerriz por je ne fakt nje gomar e klysh gomari qe ben sikur kupton nga politika e jashtme dhe vetem mbrockulla si idhulli ten edvin rama leshon edhe ne kete faqe. Komentet e tua tregojne se Rama te ka hedhur trute e gomarit. O sherbetor pa pagese i Rames se ti adhuron Enverin dhe je nje patllake e Gramoz Rucit.

krasasi tp25/09/2018 14:14

Benca, me lexon ndonjehere edhe ti .Ushtar i Rames, reshter i Thacit dhe kapter i Bashes.

Benca25/09/2018 13:15

O kric nga Krahesi qe vete flet e vete degjon. Kaq meriton kete rradhe se je injorant njelloj si Rama dhe Thaci. Dhe i ben petullat me uje haleje.

krasasi tp25/09/2018 11:46

Modestisht, po jap mendim per pyetjet qe shtron syri .net, si pyetje potencialisht te shtruara nga ekspertet e Ballkanit. 1.Rusija do mbeshteste njofjen e Kosoves ne OKB, nese Perendimi do njifte aneksimin e Krimese O e A.etj. 2.Gjermanija do mbeshteste cdo marreveshje midis Serbise dhe Kosoves nese SHBA do "sharronin pemen mbi te cilen kane hipur" bashkejetesen midis popujve me besime te ndryshme fetare, kulturore,etnike etj dhe nese Turqija do pajtohesh me nje rikonfigurim te ri ne Ballkan. 3.Po Serbija do ta pranonte nje konfederate BH me Serbine. 4.Po Kroacija do pranonte pjesen kroate te BH pas marreveshjes se TH-V. 5.Po Rama do ta pranonte marreveshjen Th-V , pasiqe ata e kane arrit nje marreveshje paraprake qe me akordimin e 4 pikave te mesiperme Ata(R-Th) te ndanin tepsine e madhe K-SH, ku Thaçi do ishte President dhe Rama Kryeminister. 5.Reagimi i BH ,Malit te Zi dhe Maqedonise nuk pritet pasi duhet te supozojme qe SHBA-Turqise- Gjermanise dhe krejt NATO-s ti kene ikur mend prej krese dhe t'ja dorezojne celsat e botes, Rusise, Kines dhe fondamentalizmit fetar .

Shto koment

Denonco