Shullazi ngelet pa prokuror...Krimet e Rënda po dështojnë

Shullazi ngelet pa prokuror...Krimet e Rënda po dështojnë

Nga Basir Çollaku - 19/09/2018

Dështon shorti për të zgjedhur një prokuror tek Krimet e Rënda për të mbyllur procesin gjyqësor. Prokurorët refuzojnë të bëhen pjesë e shortit. Ish-kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj, është komanduar të jetë përkohësisht në përfaqësimin e akuzës. Dosja kishte përfunduar së hetuari dhe mbetej seanca e konkluzioneve, kërkesa për dënim nga akuza dhe vendimin e gjykatës.

Elizabeta Ymeraj kishte dosjen dhe e kishte mbyllur hetimin, duke e bërë gati për vendimmarrjen e Gjykatës. Por Ymeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Nakuçi befas u sëmur dhe dosja mbeti jetime nga akuza.

Duket se Krimet e Rënda nuk po gjejnë dot prokuror, që të mbyllë këtë dosje të të fortit që tremb drejtësinë dhe politikën. Ndoshta miqësitë politike dhe ato të organizatës së Shullazit nga njera anë dhe Vettingut nga ana tjetër e kanë bërë dosjen "Shullazi" të frikshme për njerëzit e ligjit. Duket se Krimet e Rënda mbajtën dhe mbajnë shpresë që ta çojë në fund, ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elizabeta Ymeraj.

Arta Marku dhe Donika Prela kanë ngecur në një tjetër dosje prove, atë të mikut të Tahirit, pasi me vet Tahirin dështuan suksesshëm...

Prokurori tjetër, Eneid Nakuçi, është sëmurë dhe larguar jashtë vendit e ndoshta pret të shohë shortin nga atje ku gjendet, për t’u përmirësuar nga shëndeti...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku19/09/2018 16:05

Përse nuk marrin vetë Shullazin për kryeprokuror të përgjithshëm të pakohshëm dhe për ministër policie? Ju siguroj që bëhet mirë. Edhe Lenini kështu e zgjidhi, nxori nga burgu kryekriminelin Xherxhinski (bashkë me shokët e tij të birucave) dhe e bëri të parin e ligjit, u vu qetësia. Thjesht fare. Edhe neve drejt kësaj po shkojmë, sikurse edhe enver dulla me kryekriminelë e vuri rregullin. Kjo është receta e fundit shqiptaro ruso kineze turke.

Shto koment

Denonco