Air Albania/ ‘Vermut’ turko-shqiptar

Air Albania/ ‘Vermut’ turko-shqiptar

Nga SYRI.net - 16/09/2018

Kjo kompani Joint-venture (e përbashkët) me emërtimin Air Albania mes Turkish Airlines të Erdogan dhe brokllave të Edi Ramës, ku futen Belinda Balluku e Sinan Idrizi, të kujton anektodën e famshme kur një shqiptar i propozoi një italiani të prodhonin së bashku ‘Vermut’.

Shqiptari i shkathët që donte të bëhej milioner i propozoi italianit formulën:

Ti prodho Verën kurse unë do të prodhoj pjesën tjetër?!!!!!

Në Tiranë, edhe specialistët e aviacionit bëjnë disa pyetje:

A është regjistruar kjo kompani e përbashkët në QKR?

A i ka marrë kjo kompani të gjithë licencat për fluturime nga autoritet e aviacionit të vendeve të BE?

A i plotëson të gjithë kriteret ‘Air Albania’ për të qenë një kompani fluturimi e aftë për të fluturuar në të gjithë vendet e Europës e përtej?

Sa avionë ka në zotërim/ pronësi kjo kompani fluturimi me etiketë shqiptare?

Përse shteti shqiptar që ka dhënë të drejtën e emrit ‘Air Albania’, nuk është aksioner i drejtpërdrejtë në këtë kompani?

A i lejohet Albcontrol të jetë aksionere në një kompani fluturimi?

A e ka vënë në dijeni drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku, autoritetin europian të fluturimeve për këtë pjesëmarrje si aksionere në një shoqëri fluturimesh?

Pa marrë përgjigje për këto pyetje, shumica e shqiptarëve janë të bindur se kjo është një lojë e Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e shumta që po e fundosin.

Se kjo kompani nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i Turkish Airlines dhe aksionerët shqiptarë janë përkatësisht ilegjitime (Albcontrol) dhe fake (Sinan Idrizi).

Shumica e shqiptarëve pyesin: Mos vallë ky është vetëm një avion i Turkish Airlines i bojatisur me siglën ‘Air Albania’, për të bërë disa fluturime Tirana-Stamboll, thjesht për të mashtruar shqiptarët?

Kurse në rrjetet sociale me humor këtë pyetje e bëjnë ndryshe:

Mos vallë ky është një avion i ‘konstruktorit turk Erdogan’ i lyer me bojë nga ‘bojaxhiu shqiptar Edi Rama’, pra një kompani e përbashkët, e ngjashme më atë të krijuar për të prodhuar ‘Vermut’?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shkodta16/09/2018 13:25

na ne shkoderne i thojme pije me gjith meze brenda

Shto koment

Denonco