Si e bëri ‘vettingun’ Adolf Hitleri

Si e bëri ‘vettingun’ Adolf Hitleri

Nga Aurel Plasari - 01/08/2018

Kur bie shi dhe kur kam ngé shkruaj në FaceBook nga një rekomandim leximi, që të tjerëve u duket esé. ‘Ernst Fraenkel, Shteti i dyfishtë-Një kontribut në teorinë e diktaturës’, New York 2010 (Oxford University Press): është një vepër e hershme, e botuar për së pari më 1941 jashtë Gjermanisë, pikërisht kur regjimi nazist i Rajhut të Tretë ndodhej në pikun e vet.

Mirëpo ajo ribotohet dendur dhe në shumë gjuhë, sepse vlerësohet ndër referencat më të domosdoshme, si vepër që zbuloi dhe e shpalli sheshit se qysh lind e instalohet një diktaturë. Veçan për ne shqiptarët, që prej përjetimeve tona mund të pandehim-gabimisht-se një diktaturë vjen e vendoset vetëm në rrethanat specifike mbas një pushtimi a një lufte, si rrjedhojë e ‘fitores’ së një force politike e cila imponohet si regjim diktatorial, çfarë edhe ndodhi në Shqipëri, etj.

Politologu gjerman Ernst Frankel (1898-1975) na tregon që nuk ndodh vetëm ashtu siç mund ta dinim deri dje: një diktaturë mund të instalohet edhe në kohë paqeje, edhe në rrethana kushtetuese të një pushteti të arritur me vota, i cili fillon të cenojë e të cungojë liritë kushtetuese.

Atëherë shtetasit ndodhen përballë një situate të deformuar: kur shteti i tyre nuk është më në funksion të tyre, por në funksion vetëm e vetëm të një pushteti, cilido qoftë ai. Ndër teknikat e larmishme të grushtit të shtetit është fjala për një grusht shteti mjaft origjinal: që nuk jepet nga jashtë pushtetit, për ta rrëzuar atë, por nga vetë pushteti për t’iu imponuar shtetasve në mënyrë jokushtetuese.

Ta lexosh sot ‘Shtetin e dyfishtë’ të Fraenkel-it i bie të jesh lexues me fat posa që ngjarjet në ndodhje e sipër në ‘Turqinë mike’ dhe në Rumaninë ‘romantike’ të japin dorë si një ilustrim me ngjyra i një deformimi të ngjashëm me atë që përshkruhet te ‘Shteti i dyfishtë’.

Madje shejnitë e kufizimit të lirive kushtetuese dallohen sot aty-këtu edhe në vende të cilësuara si demokratike të Bashkimit Europian me shkasin e mbrojtjes së shtetasve nga “rreziqe potenciale”, si për shembull terrorizmi. Sepse gjithnjë duhet gjetur një shkas. Si e thoshte Don Kishoti i Nolit? “Do të të çkallmonj, veç sa të gjenj një sebep…”.

Fraenkel-i ballafaqon në veprën e tij dy entitete shtetërore: një Shtet normativ (Normenstaat), i mbështetur në kushtetutën e vendit dhe legjislacionin përkatës, dhe një shtet paralel që e ka quajtur ‘Maßnahmenstaat’, i cili mbetet në politologji koncept i tiji origjinal. Duke qenë term i ri dhe jo i lehtë për t’u përkthyer, anglishtja e ka dhënë me ‘Prerogative State’, frëngjishtja me ‘État discrétionnaire’, italishtja me ‘Stato discrezionale’.

Shqip mund të thuhej ‘Shtet i masave të veçanta’, ‘Shtet i masave të jashtëzakonshme’ ose thjesht ‘Shtet i masëmarrjes’. Janë partitë në pushtet ato që synojnë ta prodhojnë një shtet të tillë paralel brenda shtetit kushtetues. Dhe shtetasit, kur u ndodh tjetërsimi ndaj shtetit, që do të thotë kur shteti u duket si diçka e dhënë ‘nga lart’, që nuk e kanë krijuar ata vetë për t’u shërbyer po atyre vetë, u shpëton fakti që shteti si krijim historik nuk ka qenë dhe nuk është dhe as mund të jetë produkt i partive. Kreu “Partia si instrument i shtetit të masave të jashtëzakonshme” në librin e Fraenkel-it përbën njërin nga krerët më të kuptueshëm për lexues si tanët.

Në Rajhun e Tretë goditja Shtetit normativ iu dha nëpërmjet një akti të njohur si ‘Karta e Jashtëzakonshme Kushtetuese’, më sak të emërtuar ‘Dekreti për Mbrojtjen e Popullit dhe të Shtetit’ i 28 shkurtit 1933. Ishte një ndërhyrje dinake në kushtetutën gjermane, shpallur në formë dekreti mbas djegies së Rajhshtagut-pra me t’u gjetur shkasi-dhe përbëhej nga tri seksione, të cilat autori i ka botuar në Shtojcat e librit.

Kështu filloi në Gjermaninë naziste kontrolli i sistemit gjyqësor nga partia në pushtet nëpërmjet policisë politike, instrument tipik i ‘shtetit të masave të jashtëzakonshme’: Maßnahmenstaat. Nuk u përdor termi anglosakson vetting, mbase ngaqë anglosaksonët qenë ‘armiq’ të Rajhut të Tretë. Të drejtat e një individi do të vareshin nga vlerësimi politik që i bëhej atij. Deri edhe një dokument fillestar, për shembull certifikata e lindjes, mund të mos jepej nëse nuk miratohej nga policia politike.

Nëpërmjet kësaj teknike ‘shteti i masave të jashtëzakonshme’ zuri të veçonte mes shtetasve të shtetit normativ ata që llogariteshin ‘armiq’ në bazë arsyesh politike. Dhe nuk qe më çështje individësh: fjala ishte për masëmarrje qartësisht arbitrare ndaj grupesh popullsie të paracaktuara si ‘armiq të regjimit’.

Si të tillë, ‘armiqtë e regjimit’ do të asgjësoheshin edhe ekonomikisht etj. Ekzistimi kushtetues i lirive mbetej në fuqi, për sy e faqe i pacenuar, ndërsa ekzistimi i tyre në realitetin e përditshëm gjerman ishte asgjësuar kryekëput dhe ‘sovraniteti popullor’ kishte mbetur një fjalë goje.

Kishte edhe gjermanë që rezistuan, që nuk u pajtuan, që protestuan dhe madje u flijuan duke lënë kokat për ta mbrojtur shtetin normativ. Të tjerë u lavirën duke u treguar të paqëndrueshëm. E shumta rezultuan të pakurajë, e mbyllën gojën me würstel dhe e shuan etjen me birrë të zezë. Ndoshta edhe u kërcënuan e shantazhuan, afërmendsh me forma të asaj kohe, ngaqë asomoti sms-të nuk ekzistonin.

Se në ç’katastrofë historike e shpuri popullin gjerman kjo dyfishësi shtetërore, kur ‘shteti i masave të jashtëzakonshme’ ia doli ta nëpërkëmbte shtetin normativ, kjo po dihet. Gjermanët, që shfajësohen se e pësuan duke u zënë në befasi, e meritojnë t’ua kujtosh thënien e njohur të ustallarëve të materializmit historik të përsëritur për sa të tjerë: kombit dhe gruas nuk u falet çasti i dobësisë kur edhe aventurieri i parë mund t’i vërë poshtë e t’i përdhunojë.

Nëse në Shqipëri ndiqet me interes gjithë sa ndodh në Turqi mbas të quajturit grusht shteti të përdorur për shkas,-si thoshte Don Kishoti i Nolit për sebepin?-ose gjithë sa zhvillohet prej dy javësh në Rumani, ky interes vetëm në dukje i tepruar kot i shqetëson disa shkrues portalesh. Interesi i mirëfilltë nuk ka të bëjë me të qenit ‘vëllezër’ ose ‘jovëllezër’ me turqit e sotëm, as me simpatinë e posaçme për ‘revolucionarët’ rumunë që rrëzuan diktaturën më 1989.

Sentimente të tilla, edhe në ekzistojnë, nuk janë jetike për qytetarët shqiptarë, ky është thelbi. Zhvillimet turke, si dhe ato rumune kanë të bëjnë me dhunimin e lirive kushtetuese dhe deformimin sulltanor të shtetit normativ: ato ndiqen me vëmendje ashtu siç ndiqet një fantazmë që të vjen rrotull dhe që një ditë prej ditësh rrezikon të të çatisë edhe ty brenda në shtëpi. Ja: prej Ernst Fraenkel-it mund të mësohet tanimë që kjo fantazmë është pikërisht ‘shteti i masave të jashtëzakonshme’.

Zgjatja më tej me ndonjë kapicë shembujsh aktualizues – ata po bëhen tanimë anekdotikë në Shqipërinë e ‘vettingut’-nuk do të kishte kuptim përderisa ky këtu nuk është veçse një rekomandim leximi për librin e politologut Ernst Fraenkel: ‘The Dual State: A Contribution to the Theory of Dictatorship’, New York 2010 (Oxford University Press).

Dhe leximi dihet që është çështje lirie individuale: si e lexoj unë nuk e lexon ti. Me interes është që tekste të tilla të mos mbeten pa u lexuar, pa le të lexohen edhe ndryshe. Vetë e rekomandoj me besimin se për shqiptarët ‘shteti i masave të jashtëzakonshme’-në kuptimin Maßnahmenstaat të z. Fraenkel – nuk ka sesi të jetë e ardhmja: ai është e shkruara që e shumta jonë e kemi përjetuar njëherë dhe që është refuzuar duke ia kthyer shpinën. Sa për ata që nuk parapëlqejnë të lexojnë, edhe ata janë në të drejtën e tyre: aty e kanë gotën e birrës dhe le të hanë würstel-in.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

engjell xhaferaj02/08/2018 14:20

Shkrimi i z.Aurel Plasari,eshte pasoje e nje studimi te gjate te menyres sesi erdhi ne pushtet Nacional - Socializmi.Po ka edhe te verteta te tjera qe autori nuk i thote apo i nenkupton.Klasa politike dhe borgjezia gjermane,pas luftes se pare Boterore,u fut ne katastorfe ekonomike,pa te ardhme dhe pa lende te pare e tregje per ti shitur prodhimet e tyre.Populli gjerman,i cili luftoi dhe u vra apo u gjymtua,ne saje te kushteve te kapitullimit....kaloi nje krize te jashtezakonshme ekonomike....Ishin pikerisht keta idhetare te Bismarkut,qe kerkonin forcimin e Shtetit Gjerman,ekonomise Gjermane dhe ne kerkim te tregjeve,fuqise punetore te lire dhe lendeve te para....qe enderonin nje " Hapsire jetike "Sepse Gjermania tashme nuk kishte asnje koloni,apo mundesi qe te kishte ecuri ekonomike.Pra Borgjezia dhe Nacional -Socializmi por dhe " Patriotizmi i masave " u be kollona mbeshtetese e idealeve te vjetra per te sunduar Boten.Mos te harrojme se u bene edhe reforma te gjithaneshme ne trajtimin e punetoreve....40 ore pune ne jave,shtepi me kredi,makina me kredi,kampe pushimi per punetoret por edhe sindikata te mbeshtetura nga nazistet me qellim qe te tregonin perkujdesjen per popullin punetor.Cdo ze qe dilte kunder ishte armik i popullit dhe shtetit.Pikerisht kjo,beri qe ushtria Gjermane te betohej jo per Atdheun por per Fyhrerin.Ishte hera e pare qe kjo ushtri,qe nuk betohej as per Mbretin dhe Perandorin .....te bente keto veprime.Menyra sesi u arrit deri ketu duhet kohe qe te sqarohet,Supermacia e races gjermane,e kaluara historike,arsimimi dhe vleresimimi i nxenesve,marrja e pronave hebrejve etje.Pra prapaganda e beri kete popull qe te besonte dhe enderonte tia hynte aventures ushtarake shkateruese.Kishte ushtarake e gjenerale me kulture te gjere qe e kundershtuan kete histeri,kishte edhe profesore,shkencetare,juriste te famshem,historiane,muzikante e shume intelektuale qe e kundershtuan kete rrregjim por...masa e votoi Programin e Partise Nacional - Socialiste,votoi me premtime dhe nen presion...E me pas dolen edhe " Dekretet e zjarrit "" Akti i

Besimit ".Pra ,per nje popull qe kishte vetem 30 vjet qe jetonte me fryme demokratike e per shekuj ne rregjime totalitare,ishte e pamundur te mos i besonte premtimeve te autoritete te larta...Zoti Aurel Plasari,ka nje cudi ne reagimin e njerzve,dikush reagon se nuk ka lexuar kurre,dikush se nuk do qe te te kuptoje,dikush se nuk i vjen per mbare.Por e verteta ka kosto,ka mijra ore studimi,djersitje,mbyllje para tavolines se studimit,mijra ore te munguara neper kafene e llogje,mijra ore te humbura per baste e per lloto etje.Eshte me e lehte te besh llogje sesa te djersisesh para librave....Ju profesor e keni zgjedhur rrugen tuaj,uroj qe te te ndjekin edhe te tjere sepse vetem keshtu do krijohet me te vertete nje klase e re intelektualesh e jo sahanlepirsish,apo militantesh qe zene karriket dhe degjojne vetem liderat e tyre mendjendritur e betohen per te....si dikur...

Arber01/08/2018 18:47

Nuk e kuptoj perse merret nje rruge krejt tjeter per te analizuar Diktaturen personale te Rames. Dua te them pse i referohet Nacional-socializmit Gjerman ne nje kohe kur te gjitha faktet flasin per nje diktature komuniste. Po e shpjegoj me poshte. Te gjithe "Rilindasit" jane pinjolle te regjimit komunist, duke filluar me Ramen, plus kane Kryetar Parlamenti nje ish Minister te Policise Secrete te Diktatures komuniste. Ata mbeshteten ne BE po nga forcat e majta ekstreme. Jane pjese e aksionit te majte politik te Xhorxhh Soros. Lidhja duhet te jete me regjimin komunist Stalinist qe vrau miliona shtetas te vet. Sic e thote autori Gjermanet nuk ju kundervune Hiterit, thjeshte sepse e shihin se ai mbronte intersat kombetare, pra nuk ishte internacionalist. Autori i referohet librit te Fraenkel, i cili ishte socialist, anetar i Partise Social Demokrate dhe do te zgjidhej Prokuror i Pergjithshem i Gjermanise nese pushtetin e merrnin socialistet. Vec kesaj ai ishte cifut, ndaj nuk eshte i besueshem sepse eshte ne konflikt interesi, Jo vetem ky autor, por gati te gjithe i referohen Nacional-Socializmit Gjerman kur flitet per Diktature, ne nje kohe qe ne Shqiperi ka pasur nje diktature komuniste, dhe natyrshem qe rreziku vjen nga kjo, dhe rruga qe do te ndiqet eshte po ajo. Vec kesaj dihet qe 90% e qeverise se pare Sovjetike ishte cifute, po keshtu ishin Roza Luksemburgu, Karl Libknehti e te tjere ekponente komuniste, plus agjenteve te tjere te paguar te Kominternit si Gjergj Dimitrovi, e deri te Riza Cerova i cili mbahet akoma si hero ne shqiperi. C'donin keta internacionaliste ne Gjermani? Ti sherbenin kauzes se rrezimit te pushtetit dhe marrjes se tij nga komunistet nen udheheqjen e Stalinit. Ata arriten deri ti vene flaken parlamentit/Bundestagut. Atehere a ka njeri te thote se c'duhet bere ne nje situate te tille nga qeveria Gjermane? A nuk duhen marre masa per ti denuar e shkaterruar celulat komplotiste komuniste qe rrezikojne sigurine kombetare? Ndaj mjaft i rate kazanit duke permendur nje e dy Hitlerin si shembullin e Diktatorit. Shembujt jane me diktatoret komuniste. Pavaresisht se deri me sot as nuk permenden krimet e komunisteve ne ish BS e kush i beri ata ne nje kohe qe jane vrare deri ne 30 milione Ruse. Nga ana tjeter flitet per persekutimin nga Hitleri te kundershtareve, por nuk thuhet as sa ishin e as kush ishin keta kundershtare as edhe numri i atyre qe ai vrau, qe i bie te kete qene nje numer fare i vogel.

Muzapopullore 01/08/2018 18:43

Aurel tashme u bene 28 vjet qe jemi dele vëzhguese të duruara si bufi. Sjane pak ata qe e kanë lexuar "Shtetin e dyfishte"" ( se kam fjalen per rilindarët pabythsa- ata slexojne asgje prej kohesh se sdine as te lexojne) .Por birra e zeze dhe wurstel, shoqeruar me weed, na jep guxim lepuri dhe zgjuarsi gjeli perballe zgjyres te dyfishte pushtetaro-rilindare...derisa te mbaroje birra e zeze me wurstel. Pastaj do shohin keta dyfishtaret rendered p**** e s'ëmave ku do futem. Ceshtje kohe por e sigurt shumë shpejt

Asd01/08/2018 16:33

Vetingu eshte instrument pastrimi. Sikurse thika mund te perdoret per mire ose per keq. Ne rastin shqiptar behet mire se pari per te shplare gjithe ate mut qe eshte bere kapice ne sistemin e drejtesise. Ne fakt lajm i keq eshte kur akoma rikonfirmohet ndonje figure. Se dyti Vetingu mik i dashur eshte instrument i rrezikshem edhe per ata qe duket sikur e kane thiken nga kahu i dorezes. Jemi te sigurte qe asnje prokuror nuk do te ngreje akuze per Ramen, dhe asnje gjykate nuk do ta denoje? Une them qe nuk ka siguri, dhe kjo eshte e mira e ketij procesi. Se fundi nuk mund te ndodhe tek ne ajo qe ndodhi ne Gjermani. Garanci eshte pafuqia e plote ushtarake e Shqiperise. Cdo gomar qe merr kryeministrine e shqiperise e di qe nuk dilet jashte kornizave politike qe kane vendosur nderkombetaret. Eshte njelloj si ne nje klase ku nxenesve u lejohet maximumi te bejne zhurme, por jo vrasje...sepse ne ate rast do te vinte policia. E gjej krejt pa vend, krahasimin e vetingut apo te wurstelit me cfare beri Hitleri ne 33.

ArT01/08/2018 16:10

Mire e bukur e shkruan, Plasar. Por sa te kuptojne? Neper klube e kafene u pelqejne te llafosen.

Shto koment

Denonco