Direktivat që përcolli korrieri Aleks Soros nga Beogradi në Tiranë, për 'Jugosllavinë e Re'

Direktivat që përcolli korrieri Aleks Soros nga Beogradi në Tiranë, për 'Jugosllavinë e Re'

Nga SYRI.net - 31/07/2018

Ditët e fundit djali i Xhorxh Sorosit, Aleksandri, u shfaq në Ballkan me një mision në trekëndëshin, Beograd-Prishtinë-Tiranë. As në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk u dha ndonjë njoftim për këtë udhëtim të korrierit të plakut Soros, i cili vazhdon planet e tija për këtë rajon, edhe pse mjekët po mbajnë në jetë “me tuba”.

 “Specialistët” mediatik dhe politik opozitar në Tiranë, pas statusit që Aleksi hodhi në Twiter ku shfaqej me Edi Ramën, u morën me gjithfarë aludimesh, por thelbin e këtij udhëtimi e tregoi vetëm Vuçiç, në një njoftim zyrtar që bëri zyra e tij.

"Tema e diskutimit përfshiu edhe mbështetjen e Fondacionit për një zonë ekonomike rajonale, ndërsa Aleksandër Soros shprehu mirënjohjen e tij për presidentin e Serbisë për mbështetjen që ka Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Serbi dhe theksoi se Fondacioni do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në rrugën evropiane, si dhe reformat dhe proceset demokratike. Ai përshëndeti vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ", thuhet në njoftimin zyrtar të dalë nga zyra e Vuçic me këtë rast.

Pas Beogradit, kryemenaxheri i “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” ka bërë takime të nivelit të lartë, edhe në Prishtinë e në Tiranë (Vlorë më saktë), por ndryshe nga si veproi presidenti serb, shqipot “çuditërisht” temën e këtyre bisedimeve e kanë mbajtur sekret. Nëse Vuçiç shfaqet i ngazëllyer për rikthimin e axhendës për  “Zonën Ekonomike Rajonale”, liderët shqiptarë të dy vendeve fshihen, sikur po bëjnë ndonjë tradhti ndaj popullit të tyre!

Çfarë po ndodh, që në këto ditë të nxehta vere po rikthehet me shpejtësi projekti i i ashtuquajtur, “Zonë Ekonomike Rajonale”, ose më saktë plani për një “Jugosllavi të Re, plus Shqipëri”?!

Cilat janë direktivat e reja që solli Aleksandri për këtë projekt të lënë përgjysmë nga Tito; të rihedhur si ide nga Vuçiç; të përkrahur nën rrogoz nga Rama dhe të “zyrtarizuar” pjesërisht, në Samitin e Triestes nga list-pagesa e Soros në Bruksel?

Le të kthehemi pak, në kohë.

Gjatë një takimi mes kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atij të Shqipërisë Edi Rama në pranverën e vitit 2017 në Sarajevë, për herë të parë u fol publikisht për një projekt ekonomik rajonal, sipas të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare në BE, do të krijojnë një zonë të lirë ekonomike, bashkim doganor, etj.

Nuk ishin të paktë zërat politik dhe mediatik në atë periudhë, të cilët deklaronin  se ky projekt ishte ideuar nga Xhorxh Soros në bashkëpunim me një pjesë të rëndësishme të burokratëve të Brukselit, si një plan që synonte dhënien e lidershipit ekonomik dhe politik Serbisë në rajon, por edhe si një alternativë politiko-ekonomike, ndaj  sabotimit të zgjerimit të BE-së me këto vende.

“Tregun i Përbashkët Ballkanik” u emërtua ky projekt, por shumë shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një “Jugosllavi të Re, plus Shqipërinë”.

Kryeministri i Kosovës në atë periudhë Isa Mustafa dhe pjesa kryesore e klasës politike të Kosovës e hodhën poshtë me forcë këtë ide, madje “kërcënuan” Edi Ramën që të mos përfshihet në projekte dhe të mos flas, në emër të shtetit shqiptar të Kosovës.

 Shumë shpejt do të mësohej edhe zyrtarisht, se ky projekt nuk ishte thjesht një ide.

 Në datë 6 prill të vitit 2017 Alekasandër Vuçiç, tashmë në postin e presidentit të Serbisë, gjatë një vizite në SHBA shpjegoi edhe me detaje për këtë plan të gatuar në skutat e Soros. Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, ai duke folur për këtë temë përmendi për herë të parë edhe termin “Republika e Re e Jogosllavisë, plus Shqipëria”.

Vuçiç deklaroi atëherë se ideja dhe beteja e hershme që u nis që pas luftës së dytë botërore nga Josif Bros Tito, tashmë ka terrenin e duhur që të realizohet.

Vuçiç sa herë që ka folur për këtë temë, sistematikisht ka lënë për të kuptuar se është marrë vesh me Edi Ramën i cili duket se flet edhe në emër të Kosovës, të cilën Serbia refuzon që ta njohë si shtet.

Ndërkohë tentakulat e Xhorxh Soros në Bruksel, kishin bërë punën e tyre me shpejtësi. Më 12 Korrik të vitit 2017 në Trieste u mbajt samiti i radhës për 6 vendet e Ballkanit Perëndiomor. Në mënyrë të “papritur”, vijë-gjurma që ishte përcaktuar në samitin e Berlinit e cila i çonte vendet e rajonit politikisht dhe ekonomisht drejt BE-së, u harrua.

Ministria e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerim, Johannes Hahn, të cilët janë akuzuar sistematikisht edhe nga mediat e Brukselit si persona që kanë lidhje të forta me Soros, atë që dukej si një plan dëshiror i Vuçiç në pranverë, e zyrtarizuan në verë në Trieste.

Në fund të samitit, u nënshkrua një dokument për Bashkëpunimin Rajonal, i cili në fakt nuk ishte ashtu siç ishte bërë plani fillestar, pasi Kosova dhe Mali i Zi, refuzuan bashkimin doganor të këtyre vendeve, duke e argumentuar qartë, se përfituesja e madhe do të ishte vetëm Serbia.

Në ditët e Samitit të Triestes, gazeta prestigjioze gjermane, “Die Welt” botoi një artikull të fortë me nën titullin: “Pse Brukseli do të krijojë, një Jugosllavi të re?!”

Sipas kësaj gazete, një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan.

“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në ç`tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë”, zbulon “Die Welt” se çfarë fshihet pas gjithë këtij plani, për të cilin plaku Soros ka investuar jashtëzakonisht shumë.

Edi Rama e quajti këtë investigim të prestigjioses gjermane në atë kohë, “broçkulla”, por vetëm një muaj më vonë, më 26 Gusht, Komisionier Hahn organizoi në Durrës një takim informal, me kryeministrat e 6 vendeve që do të përbëjnë “Jugosllavinë e Re”. Projekti u diskutua në detaje, të cilat më së shumti u mbajtën sekret për publikun.

Tani në vitin 2018, në një panoramë kur Bashkimi Europian është në krizë të thellë politike dhe zgjerimi mund të quhet i bllokuar, plaku Soros duket se po përshpejton axhendën e tij, për një “perandori” të re në zemër të Europës me 20 milion banorë (8 janë serbë”) të udhëhequr nga Serbia. Prandaj edhe e nisi djalin e tij në një mision urgjentë, për ti dhënë direktivat e reja dy ushtarëve të bindur në Beograd dhe Tiranë, Vuçiç e Rama.

Por nëse në gjithë këtë histori, presidenti serb po bën atë që vendi i tij e ka synuar që në kohën e Titos, kryeministri i Shqipërisë për kë po punon faktikisht?!/Po.Ho

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kuksiani i djathte 01/08/2018 09:28

O jena tu u lodh kot , kuksianet u ngriten revolte , e shqiptaret nuk i mbeshteten, biles perfunduan ne burg , na e ka pi langun , kot vetem llafe keni , facebook , twiter, instagram , dhe ERTV Ram ,ne shqiptaret bythpamuk nuk qohemi por rrim neper kafe, e bohemi trima ne facebook.!!!

shkurt 201431/07/2018 18:34

Kryeministri i SHqiprise me brekushe sh edvin,munde te beje pazare me vucicin per njerzit e familjes se tije,pore kurren e kurres per SHqiprine.SHqipria eshte e shqiptarve,e jo trathtarve,ai e trthtaret si edvini i hane m.... SHqiprise e shqiptarve.

Shto koment

Denonco