Shejtani tund djepin bosh i friksuar nga ndëshkimi

Shejtani tund djepin bosh i friksuar nga ndëshkimi

Nga Nga Kastriot Islami - 30/07/2018

Shqipëria e humbi edhe në 2018 mundësinë për të hapur negociatat me BE. Përgjegjësi i vetëm është Edi Rama dhe cdo tentativë e tij për tja kaluar përgjegjësinë të tjerëve është e destinuar të dështojë kurse përpjekjet për të krijuar idenë se BE ka marrë vendim për hapjen e negociatave janë përpëlitjet e fundit për ti dhënë oksigjen Ramës.  Rama i bindur se as në 2019 nuk do të happen negociatat ka intensifikuar veprimet për të vënë nën kontroll drejtësinë. Ai ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese derisa ta vendosë nën kontroll. Vendosja e gjyqsorit nën kontroll lidhet me frikën e tij të madhe nga ndëshkimi që duket se po I vjen ora. S’ka asnjë dyshim se shejtani Rama po tund djepin bosh të drejtësisë nga frika e ndëshkimit

***

Presidenti francez Macron dhekancelarja gjermane Merkel I dhanë përgjigjen e merituar Ramës duke e cilësuar qeverisjen e shqiptarëve të drejtuar prej tij, të korruptuar, të inkriminuar e të lidhur me trafikantët. Një qeverisje që I ka detyruar shqiptarët të emigrojnë në vëndet e BE, kryesisht në Francë e Gjermani, madjeedhe më shumë se sirianët, afganët, nigerianët…Por fatëkeqësisht prej zullumeve të Ramës e pësuan qytetarët shqiptarë sepse porta e Europës nuk u hap edhe këtë here dhe ata do të duhet të vuajnë marrzitë e tij që i ka bërë më të varfër. Thënë më qartë e shkoqur. Makron dhe Merkel s’pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse qeveria e drejtuar nga Rama është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e trafikantët dhe se Rama po për dor reformën për të vënë nën kontroll drejtësinë. Këto janë arsyet përse drejtuesit e dy nga vëndeve kryesore të BE, Francës dhe Gjermanisë penalizuan Ramën dhe qeverinë e tij.

***

Ky është “reformatori’ Edi Rama në sytë e disa zyrtarëve të kompromentuar të Brukselit. Kurse udhëheqësit e BE, me vendimin e marrë për mos hapjen e negociatave, mund të thuhet se e grisën” raportin e Komisionit Europian, të paraqitur me pompozitet nga zyrtarët e Brukselit, të cilët mesa duket e kishin sheqerosur realitetin e zymtë shqiptar dhe kishin bërë një propozim jasht realitetit.

Vendimi që morën Presidenti Makron e Kancelarja Merkel, por edhe deputetët hollandezë dhe danezë në mbledhjen e Këshillit Europian ku merren vendimet, ishte një shuplakë e fortë edhe për Ramën që keqqeveris shqiptarët por edhe për zyrtarët e kompromentuar të Brukselit që keqqeverisjen e Ramës e kishin paraqitur të zbukuruar me penelat e piktorit dështak.

***

Pavarësisht se Rama vlerësohet nga disa zyrtarë të kompromentuar të Brukselit si “reformatoriimadh” që do të udhëheqë Shqipërinë drejt integrimit dhe lideri global që siguron stabilitet në rajon e më gjërë, e vërteta mbi realitetin shqiptar dhe zullumet e Ramës nuk arriti të maskohej. Mjafton ti referoheni vendimit të Këshillit Europian që refuzuan raportin e këtyre “zyrtarëve të kompromentuar”, sepse mesa duket edhe përdrejtuesit e Francës, Gjermanisë, Hollandës, Danimarkës, e tjerë, këta “zyrtarë” u shfaqën të pabesueshëm me propozimin e tyre për të hapur negociatat për “reformatorin e madh” dhe “liderin global”. Për mbledhtas mund të thuhet se “udhëheqësit vendimarrës të BE” hodhën poshtë propozimin e “zyrtarëve të Brukselit” duke I diskretituar ata në sytë e shqiptarëve por edhe duke I treguar njëkohësisht vëndin e merituar Edi Ramës. Për më tepër duhet patur parasysh se “këta zyrtarëtëBrukselit”, e mbyllin mandatin e tyre në maj 2018 kur do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin europian dhe do të mbeten në kujtesën e shqiptarëve me të njëjtën shije sie dhe para ardhësi i tyre i dështuar në sytë e shqiptarëve.

***

Nuk ka më asnjë dyshim se drejtuesit e Francës, Gjermanisë, e tjerë, po ashtu si edhe shqiptarët e pashpresë e kanë të qartë se me Ramën kryeministër, qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të cilësohet e korruptuar dhe e lidhur me krimin e trafiqet. Sepse ata zotërojnë të gjithë informacionet e nevojshme për tëarritur në përfundimin se e keqja dhe zullumet lidhen vetëm me Ramën. Prandaj me Ramën kryeministër shanset për të hapur negociatat në 2019 janë pothuajse zero, prandaj fatëkeqësisht shqiptarëve do tu duhet te mendojnë si të vazhdojnë të emigrojnë. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe nuk duhet të fajësojnë ata që ju thonë të vërtetën, por të kuptojnë se mashtruesi Rama është ai që punon kundër hapjes së negociatave dhe këtë e bën vetëm për të siguruar pushtetin e tij personal dhe për pasurimin e tij të paligjshëm. Dhe nga frika se po afron ora e ndëshkimit“shejtani” po përpiqet të vëndosë nën kontroll drejtësinë, ndërkohë ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese që ti ketë duart e lira për të tundur djepin bosh.

Syri.net

30korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari30/07/2018 14:49

Vetem duke zbuar drogmenin nga kryeministria do hyj ne BE Shqiperia!!!

Shto koment

Denonco