Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?

Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?

Nga Shaban Murati - 30/07/2018

Një anëtar i qeverisë së Kosovës më shkruante këto ditë lidhur me ecurinë e bisedimeve përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës se dikush në Bruksel i ka kërkuar Prishtinës të pranojë ndryshime të karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale dhe se Kosova nuk duhet të vendosë vija të kuqe në këto bisedime. Mesazhi diplomatik i dikujt në Bruksel është i qartë dhe kërkon që Kosova të cedojë në sovranitetin, në integritetin territorial dhe në pavarësinë e vet.

Ka një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane po kërkojnë të devijojnë objektivin kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili është dhe duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve fqinj. Ky është çelsi i zgjidhjes dhe i normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinj. Çuditërisht, dikush në Bruksel e quan këtë kërkesë logjike “vijë e kuqe” dhe nuk e pëlqen si zgjidhje. Nuk e pëlqen, sepse dikush në Bruksel kërkon ta mbajë të pazgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi. Nuk është vetëm interesi i vjetër i një pjese të diplomacisë europiane për të shpërblyer Serbinë në ambicjet e saj hegjemoniste në kurriz të territoreve shqiptare. Është diçka më shumë dhe konturohet si një implikim i përbashkët i disa qarqeve filoserbe në BE sëbashku me Rusinë. Dikush në Moskë është bashkuar me dikush në Bruksel dhe kërkojnë të shpërthejnë Ballkanin.

E thënë shkurt, në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës e vitit 1913, për një ricoptim të ri të territoreve shqiptare dhe konkretisht të Kosovës.

Ku është Shqipëria dhe përse nuk ndihet zëri i saj në një situatë të tillë inkandeshente diplomatike? Si mund të rrijë indiferente Shqipëria ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës, e cila është pjesë e trupit, e gjakut dhe e zemrës së kombit?

Në kohën e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shqiptarët anembanë botës, nga Shqipëria në Amerikë, nga Anglia e Franca deri në Ballkan, u mobilizuan me protesta dhe peticione drejtuar Konferencës dhe fuqive të mëdha për të shprehur qendrimin e vendosur kundër coptimit të territoreve shqiptare. Si nuk flet sot Shqipëria, që është anëtare e NATO-s, dhe të shpallë vijën e kuqe të mbrojtjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, të cilën e ka sanksionuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik 2010 dhe e kanë njohur 116 shtete të botës? Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protesta nga shqiptarët në Amerikë dhe në Europë për të dëshmuar mbrojtjen e Kosovës? A është ndërgjegja kombëtare tani më e ulët se në vitin 1913 apo opiumi i integrimit u ka hequr shqiptarëve të menduarit kombëtar dhe njerëzor?

Mallkuar qoftë ai integrim, që blihet me territore tokësore dhe detare shqiptare!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho30/07/2018 15:05

Ti ke te drejte mor zotni, por Shqiperia ka nje qevri tradhetare, te interesave te vendit! Interesi i kesaj bande funderrinash eshte shkaterrimi i unitetit te gjithe trevave shqiptareve te ballkanit, vjedhja pa skrupull e shitja e teritoreve fqinjeve. Fatkeqesisht keshtu eshte edhe ne Kosove e ne Maqedoni edhe ne tirane! Se fundi ben mire qe ja kujton atyre qe kundreshtaret i quajne esadiste por vete jane ku e ku me keq se Toptani, sepse ne kohen e tij ishin fuqite e medha qe donin ta shperbenin Shqiperine dhe esad toptani nuk kish asgje ne dore! Rrofte amerika per shqiptaret e thjeshte se te jete per qeverite jane b... e breke me armiqte e shqiptareve, shesin e dhe nenen per interesa te vogla, jo me atdheun! A nuk ja shiti qeveria e Kosoves malit te ZI 820 hektar toke shqiptare????Tung!!!

zaho30/07/2018 15:04

na rofshi bonbonet

zaho30/07/2018 14:48

duli30/07/2018 13:21

jane te zene me drogen dhe parate qe marrin prej saj

t30/07/2018 11:59

Te lumte o shaban,por eshte ashtu siç pandeh ti,ndergjegja kombetare ketu eshtte me e ulet se 1913,dhe nqs do ngrihen me kete qellim,me shume do te jene shqiptaret e diaspores se sa shqiptaret nen hyqmin e km më skandaloz qe ka patur ky vend,i cili nen rrogoz eshte palë me keta dikushet.Ky km po i shet detin greqise per interesa meskine dhe askush nuk po del ne rruge te protestoje,e jo me te dalin e protestojne per mosndarjen e kosoves

Shto koment

Denonco