Epshi për pushtet

Epshi për pushtet

Nga Aurel Plasari - 21/07/2018

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë.

Dhe kjo mjafton.

Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, ‘Teatri është gracka...’, e ka thënë gjithçka.

Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.

Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij ‘Komedia e keqkuptimeve’, ‘Ëndrra e një nate vere’, etj.

Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese ‘The lust for power’.

E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku.

Mirëpo a i iket dot Shekspirit?

Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve-përshirë edhe time mbesë-from Shakespeare with love.

Marrë nga FB e autorit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar22/07/2018 08:43

Shoh se kohët e fundit, mediat e kapura nga Rama, thërrasin në intervista ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosi, për të dhënë mend për situatën e sotme politike.
Sapo lexova tek gazeta "sot" , një intervistë të këtij, që nerte përsipër të analizonte reformën në drejtësi e Vettingun.
Klosi ishte një produkt i riardhjes në pushtet të enveristëve.në revolucionin bollshevik të 97-ës.
Veç faktit që ai risolli në institucionin e SHISH-it , ish oficerët e sigurimit, në kohën kur ai kishte këtë detyrë, si pasojë e intrigave e abuzimeve të tij me fenomenin e gjakmarjes, në Tropojë u bënë shumë vrasje që kulmuan me vrasjen e liderit të lëvizjes demokratike, Azem Hajdarit.
Me hipokrizi, Klosi shfaqte "kënaqesinë" e tij se me VETING-un, do të meret tashmë drejtësia ndërkombëtare duke haruar se një drejtësi profesionale, të parin që do ta merte në hetim e do ta ndëshkonte, do të ishte pikëisht ky zotëria.
Po përmend Fatos Klosin, pasi edhe ky e heq veten si "intelektual" duke vënë re kontrastin e madh e të dukshëm që ka me intelektualin e shquar Plasari me nivelin e një shkencëtari.

Shto koment

Denonco