Ramën e puth dhe unë

Ramën e puth dhe unë

Nga Agim Xhafka - 19/07/2018

Dje në sallën e Kryeministrisë pamë një grua që përqafoi Ramën dhe tha jam gruaja më e lumtur në botë nga që ai i zgjidhi hipotekën e pronës.

Edhe unë do e përqafoja njësoj po të më zgjidhte problemin e patentës. Kam dy muaj që shkoj mes vapës në Kashar e s’ka kartonë se nuk është bërë tenderi, më thonë.

Edhe një e moshuar që e dëgjoj te Bashkimi çdo javë do e puthte Ramën në se i jepte shpërblimin e pronës që ia ka zënë shkolla e baletit. Ishte 54 vjeç kur ia premtoi shteti e tani mbushi 80.

Pse xha Llazi nuk do e përqafonte në se do i rriste pensionin? Po Bajrami a do qante nga gëzimi në se do merrte hipotekën e pallatit ku banon prej 20 vjetësh?

Njësoj do e puthte Vjollca po t’u jepte dëftesa tre fëmijëve të saj,që notat shkolla sivjet ua shënoi në letra makaronash.

Për mos vazhduar me Bujarin që i faturuan 5 milionë korrent e ka tre vjet nuk zgjidh gjë. Apo Diana që fle ditën se natën ia hedh përpjetë apartamentin çdo sekondë muzika e çmendur e lokalit në katin e parë.

Ka aq hallexhinj ky vend sa mbase çereku i popullsisë do puthte Ramën.

Nga që ka grumbulluar krejt kompetencat te vetja e nga që administrata e tij është çfarë të qaj, moj Manushe!

Do doja dhe unë ta puthja Ramën, veç të gjeja një të drejtë. Që ligji ma njeh e zyrtari s’ma pjerdh.

Por jam i pashpresë. Se më kollaj të bije telebingo se takimi me Edvinin...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Endri19/07/2018 18:23

Sa gazetar ordiner eshte ky. Se kuptoj pse ia publikoni keto shkarravina

gramoz19/07/2018 16:07

Hallin e patentes paç o Gim, rri rehat ça po te duhet me puth budallen? Ti shkon me e puth e ai te kafshon e te infekton dhe me zhduk infeksionin e te marrit duhen vite e vite me u sheru o Gim prandaj ndegjom mu te bi me mire pa patente se te marresh infeksion nga i marri.

Shto koment

Denonco