Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Në vend të një bisede me Komisionerin Hahn

Në vend të një bisede me Komisionerin Hahn

Nga Oerd Bylykbashi - 17/07/2018

Komisioneri Hahn tha sot se vetingu po ecte mire, por tha edhe se do te ishte dizastër, nëse, për shkak të vettingut, shqiptarët të mbeteshin pa gjyqtarë.

Unë nuk pata rastin ta takoj, po disa gjëra po i them këtu.

Ka te drejte, dizastër ‎epokal është! Dhe, në fakt, po ndodh! Nuk është hipotetik.

Sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por vetëm një anëtar të saj nga nëntë që duhet të kishte.

Sot nuk kemi Gjykatë të Lartë, por vetëm 7 anëtarë nga 19 që duhet të kishte. Deri në fundjave nuk është çudi të mbeten vetëm 5.

Ne fakt gjerat duhen pare te lidhura ne sistem se jo me kot quhet Sistem Drejtesie.‎

Vetingu nuk eshte reforme, sepse vetingu vetem spastron. Ne teori heq pjesen e keqe apo te semure. Por nuk eshte reforme, sepse krijon grope ne sistem, nuk nderton sistem te ri.

Nese boshlleku qe krijon vetingu plotesohet me avokate qe kane bere sekserin e korrupsionit, ish hetues, prokurore e gjyqtare te komunizmit, qe u hoqen dikur, sepse kishin denuar me burgim per politike, apo juriste pa eksperience, vetingu nuk ka bere asnje pune!

Aq me keq, nese boshlleku qe krijohet mbushet me gjyqtare e prokurore qe do Rama, qe i binden dhe i betohen atij se do t'ia shperblejne nderin, duke mbyllur ne te ardhmen çeshtjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku jane perfshire vete Rama dhe ministrat e tij.‎

Vetingut duhet t'ia veme me pas fajin per kapjen politike te Drejtesise?

Sigurisht jo! Pergjegjes eshte Rama qe po e perdor si thike, si dhe ata qe mbrojten kapjen politike nga Rama.

Komisioneri Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimeve te ligjit per Shkollen e Magjistrature‎s qe te zgjidhet ngerçi.

Perseri e kane genjyer!

Rregjistrimi ne shkolle i studenteve te rinj nuk eshte reforme, eshte rutine dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e renda konceptuale te reformes.

Boshlleku, qe Komisioneri e quajti dizaster, nuk mund te mbushet dot nga rekrutimi i studenteve.

Duhen tre vite qe ata qe do te rekrutohen te mund te quhen gjyqtare e prokurore, por do te jene pa eksperience. E vetmja eksperience do te jete ajo qe do t’i jape linja politike qe kontrollon sot Magjistraturen.

Komisioneri u cudit se pse duhet te miratohet me 3/5 nje ligj per nje shkolle, qofte kjo e Magjistratures.

Ka shume te drejte te habitet.

Para dy vitesh duhej shumice e thjeshte. Por ata qe e genjyen nuk i thone kurre te verteten‎.

Opozita e kundershtoi qe Shkolla e Magjistratures te futej ne Kushtetute, sepse nuk eshte organ kushtetues dhe nese do te lindte nevoja per ndryshime, do te bllokohej meqe do te nevojiteshin 3/5.

Por ustallaret e larte te reformes se Rames pikerisht kete donin.

Pasi Rama kapi edhe Shkollen e Magjistratures, e futi ne Kushtetute vetem e vetem qe cdo ndryshim me pas te ishte i pamundur pa voten e tij.

Pra sa kohe do ta kontrollonte, do te bllokonte me minorance bllokuese sic bente atehere kur ishte ne opozite.‎

Askush nuk ia shpjegoi Komisionerit qe ky ishte nje instrument kapjeje.

Komisioner, me pare ishte ligj i thjeshte dhe opozita ashtu donte te mbetej. Po te mos donte Rama te cimentonte kapjen e sistemit, sot nuk do te cuditeshe.

Duhet t'u kerkosh llogari edhe atyre qe keshilluan ustallaret e Rames!

Por me e rendesishmja eshte qe as vetingu dhe as regjistrimi i studenteve te ardhshem nuk jane reforme.

Vetingu eshte si kemioterapi qe ndoshta te shpeton.

Regjistrimi i studenteve ne magjistrature eshte rutine qe ka 20 vjet qe ndodh.

Reforme do te thote te ngresh institucionet e reja ‎te drejtesise qe do te zevendesojne te vjetrat.

KLD eshte drejt fundit, por KLGJ dhe KLP qe do ta zevendesojne as qe duken ne horizont.

Jane bllokuar, sepse 6 gjyqtaret dhe 6 prokuroret qe duhen emeruar, nuk dihet kur do te zgjidhen! Gjithmone, nese vetingu do te lere ndonje ne kembe.

Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emerohen dot gjykata e posacme antikorrupsion, SPAK dhe BKH.

Pra Rama dhe ministrat do te vazhdojne te livadhisin. Pa KLGj e KLP as ata magjistratet e rinj nuk emerohen dot, sic thote Kushtetuta e 2016.

Nuk kemi Gjykate Kushtetuese.

Nuk kemi Gjykate te Larte.

Nuk kemi Prokuror te Pergjithshem, sic kerkon Kushtetuta.

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi eshte paralizuar nga vetingu dhe pa te nuk kemi kandidate per ne Gjykate Kushtetuese dhe Inspektor te Larte te Drejtesise qe do te hetoje shkeljet e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Pra nuk kemi asnje kolone te sistemit te drejtesise. Nuk kemi Sistem Drejtesie dhe nuk dihet per sa kohe nuk do ta kemi.

Ta quash kete dizaster si progres te reformes ne drejtesi sic thote Rama, eshte fiks si perralla e Mbretit Lakuriq. E per kete nuk e ka fajin thika e mprehte e vetingut, por dora vrasese e Kryeministrit, qe e perdor ate thike per te kapur pushtetin gjyqesor e ta perdore kete pushtet si imunitet per paudhesite e tij.

Zoti Komisioner, ju kujtohet paragrafi i famshem 88 i Komisionit te Venecias? Per ate luftoi Opozita ne 2016, sepse pengonte kapjen politike te Drejtesise. Kete e mbeshtetet edhe ju dhe znj. Nuland. Kjo coi ne marreveshjen per Kushtetuten me 22 korrik 2016.

Sot reforma‎ ne drejtesi ka dale nga te gjitha shinat dhe treni ka ngecur ne zhavorr.

Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin ne shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do te vazhdoni te habiteni!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 19/07/2018 22:44

Benca, mirembrema dhe mirse u riktheve ne portal.Pamvaresisht se ti e konsideron kete portal si "shtepin" tende dhe hiqesh si "bodigard "per mos te depertuar ne kete portal asnje ze qe del jashte shijeve te tua antikomuniste,antienveriste e anti trashegimnise se partise se punes, ti ne fakt sipas meje je thjesht nje bodigard ne sherbim te nje lideri.Ti nuk komenton per asnje analize apo koment, as per permbajtjen nuk cfaq asnje opinion tend per situaten politike, ekonomike, debate qe jane ne rend te dites te opinionit publik etj.Jo ti cfaqesh sa here qe une vazhdoj te them apo te perseris te njejten gje, qe:lideri qe ti i rri si bodigard eshte nje prerje me Z.Rama,apo si i thone ndryshe, dy ane te se njejtes medalje.Dy figurinat e medaljes Z.Basha dhe Z.Rama nuk jane gje tjeter vecse zedhenes te oligarkise ekonomike-politike -dhe qarqeve nderkombetare qe i kane verselitur ne keto te pakten 10 vjetet e fundit.Fol o Benca "qe te marim vesh kush je".Jam kurioz te di mendimin tend per ligjin e jashtezakonshem "Fusha".Jam kurioz te di mendimin tend per P.P.P.Jam kurioz te di mendimin tend , a eshte pak si shume 16 milion euro per nje km autostrade te rruges Thumane -Rrogozhine?.Ti me thoshe more sh.Benca pas zgjedhjeve te 2013 se ne fshatrat e Tepelenes jane bere gjithe projektet dhe jane financimet per te sjelle ujin e pijshem ne te gjitha fshatrat e rrethit.A me thua dot sot, nese ne Tepelene nje fshati i ka shkuar uji,.apo mos ishte me mire sic sygjeroja une qe sheshi ne Memaliaj te ishte me modest dhe te shkonin financimet edhe neper fshatra per uji te pijshem.Me qe jemi tek uji po te jap nje keshille.Retorikat me antikomunizem ju ka dale uji nga baxhaja .Perfshiju ne debat, fol se nuk te qesh njeri.Ne qytetar te thjesht jemi. Ne mos ndikofshim per mire, ne qytetaret nuk i prishim pune askujt.Oligarkija dhe banditokratija eshte kthyer ne sistem qeverises.Mbec me shendet.

Benca18/07/2018 14:26

O krasas komunisti i Enverit qe i sherben Edvin Rames nipit te spiro kolekes. dhe futesh te syri.net e ben harakiri qe askush nuk kupton asgje pervec se ti nje bythelepires i edivin pederastit. ty tepelena dhe krasi te njohin shume mire por ti sorrolatesh nepr protale sa te te dale boja or legen i rilindjes... ose vemje e partise se punes...

krasasi tp17/07/2018 21:38

Fajin ne fakt e kane nderkombetaret..Shantazhuan nje pjese te 140 deputeteve dhe i detyrauan te votonin ndryshimet kushtetuese.Jo se u hapej barku per reformen ne drejtesi por se me instiktin qe i karakterizon te "zgjuaret"e kuptuan qe nderkombetaret mund te vepronin edhe ndryshe. Psh.kete shantazh ta ushtronin mbi gjykates dhe prokurore, pikerisht nga keta qe nuk kalojne vetingun, per te hapur disa dosje per disa qeveritar dhe ish qeveritar , dhe reforma te fillonte nga lart poshte.Sic dihet gjyqtar e prokuror jane viktime apo produkt i sistemit qeverises.Tek ne keshtu ka ndodhur.Provoni Z.Bylykbashi qe jeni te ndryshem.Votoni cdo ndryshim qe i sherben R.D dhe kundershtoni cdo perpjekje te mazhorances dhe z.Rama per ta deformuar thelbin e reformes dhe per ta kapur ate politikisht.Ka nje shprehje popullore qe flet per maredheniet e perzemerta midis nuses dhe vjerres."Rrofsh moj nene qe me mesove, rrofsh moj bije qe me degjove".Kesaj klase politike mesa duket nuk ju dhemb, se kush e ha e kush shpeton , por thjesht se cfare vjen me pas.Ndaj ka nje kakofoni nder politikane , qe here e pranojne pergjysem, R.D,here cerekce ,e here e konsiderojne te gabuar, e here te diktuar nga nderkombetaret , te cilet na qenkan qepur si ferra neper kemb e na kane prishur tere terezine.

Shto koment

Denonco