E ardhmja në dorë të bixhozçiut kryeministër

E ardhmja në dorë të bixhozçiut kryeministër

Nga Dritan Kaba - 17/06/2018

Emisionet sportive drejt marrezisë!  Vetëm për baste dhe skedina, aspak për sport.

”Fundi i marrëzisë” është një marrëzi e të gjithëve. Vetëm baste. Jeta e shqiptarëve është kthyer në një bizhoz të stërmadh.

Sot edhe Kryeministri kishte vënë bast! Kemi në krye një qeveri bastesh. Ajo i promovon, bile edhe Kryeministri na vinka baste, por nuk tha çfarë i kishte fituar Xhaçkës.  Një marrëzi e bërë me qëllim. Pjesë e platformës së shpërbërjes së vendit.

Njerëzit nuk kanë më shpresë tek puna, por vetëm tek trafiku i drogës dhe bizhozi. Televizionet e oligarkëve pasi i kanë shërbyer në mbulimin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi kanë mbyllur e vazhdojnë të mos e hapin gojën për aferat megakorruptive, tani po promovojnë në kor, bizhozin.

Shpresa e shqiptarëve nuk është puna e ndershme.  Per rininë nuk është mësimi dhe kultura. Për të pashpresët duhet vetëm të luten tek Padishahu, “të fitojnë” ndonjë lëmoshë, por jo ligji dhe e drejta.  Kjo është mënyra e jetesës së shqiptarëve që po propagandon dhe po zbaton Rilindja, trafik droge, baste dhe lëmoshe. Shqipëria është pa drejtim. Ky kryeministër po luan bixhoz me fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se me këtë Kryeministër do të humbin bastin për të tashmen edhe të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco