Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Nga Andi Bushati - 14/06/2018

Erion Veliaj tregoi në takimin publik me artistët e Teatrit Kombëtar, se ai ka talente të lindura ku e ku më të mëdha se ata që kanë performuar me dekada mbi atë skenë. Ai ishte sot në dëgjesë për të mashtruar dhe e bëri këtë më së miri. Ai u rrek të futej në rolin e atij që kishte në duar një projektligj që as nuk ia jep atë truall gjigand në mes të Tiranës kompanisë Fusha, që as nuk e shemb domosdoshmërisht godinën e vjetër italiane, që as nuk do të ndërtojë në vend të saj teatrin e kopjuar të arkitektit danez Bjorke Ingels, që u “shpall fitues” pa garë dhe pa konkurs.

Jo, sot Veliaj bëri alter egon e mirë të një kryeministri të keq. Po ta dëgjoje me vëmendje dialogun e tij prej shejtan budallai, dukej sikur thoshte se nuk ka asnjë nxitim për të marrë një vendim, se e rëndësishme ishte që të diskutohej, se ai kishte edhe shumë e shumë punë të tjera më parësore, se mirë do ishte të bëhej një teatër i ri, por mund të mbetej në këmbë edhe ekzistuesi etj, manovra që kishin për qëllim të ulnin gjakrat.

Pra, po të dëgjoje të gjithë argumentat e kryebashkiakut të krijohej përshtypja se kjo është një çështje ende e pavendosur, që Rama nuk e ka ndarë mendjen dhe se gjithçka që do të ndodhë më pas do të jetë fryt i një vendimarrjeje të gjerë.

Në fakt nuk nuk është kështu. Sot nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka bërë llogaritë dhe planet e fitimit me kompaninë Fusha (të njëjtës që i dha dhe sheshin Skënderbej) së cilës po i jep një pasuri publike në mes të Tiranës. Gjithkush e ka dëgjuar me veshët e tij kryeministrin t’ia plasë troç aktorëve: “Ajo gërmadhë do të shembet”. Gjithësecili e ka parë me sytë e tij Brojke Ingelsin që në krah të kryeministrit të na tregonte gjatë e gjërë se si do të ishte godina e re.

Po atëherë pse Veliaj mban një qëndrim të ndryshëm nga ai i kryeministrit? Thjeshtë dhe vetëm se ky është roli i mashtruesit që i kanë caktuar.

Pas, daljes në publik të projektligjit që i jepte truallin një kompanie private dhe zemërimit të aktorëve që e pasoi atë, menjëherë në mjedis u shtuan thirrjet për ngujim brenda teatrit, për një grevë urie, për ngritjen e një çadre në vendin ku nesër mund të qëndronin grataçielat e Ramës. Pra, me shpejtësi, u shtua frika e precipitimit drejt një skenari alla kuksian, e vetmja gjuhë e arsyeshme të cilën arrijnë të dëgjojnë rilindasit.

Dhe menjëherë nga arrogant, pushteti vendosi të marrë kthesën e tolerantit. Për t’ia hedhur përkohësisht lumit, për të qetësuar gjakrat, për të shuar ethet e ndezura. Pikërisht për këtë u shpik alibia se ende nuk është vendosur asgjë.

Shpalljen e kësaj gënjeshtre u caktua ta merrte përsipër njeriu që di të bëjë më mirë. Natyrisht, me gëzimin e profesionistit të Fushës, ai e pranoi këtë. Prandaj në atë sallë, të mbushur me aktorë, Veliaj shkëlqeu këtë të enjte. Sepse ai aktroi në rolin e tij të preferuar, atë të mashtruesit.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku16/06/2018 11:49

Lela. Turp të kemi né që i dhamë votat për kryetar bashkie të Tironës një bastardi të tillë.

Arber15/06/2018 02:05

Bushati ka harruar te thote se Veliaj eshte mashtrues ordiner. Nese vertete "do shkelqente" si mashtrues, atehere s'do ti merreshin vesh mashtrimet. Fakti eshte se tashme gjithkush e ka parasysh se eshte mashtrues i rendomte e nuk i zene bese asnje llafi te tij. Eshte bere bajat, kur del e flet njerezit thone "cfare "rrene tjeter do na thote"?

Leka 14/06/2018 17:45

Ky derr duhet dëbuar tek babai biologjik

laluci i Beratit14/06/2018 17:36

Megjithë respektin për nivelin artistik e nivelin intelektual të aktorëve shqiptarë, vura re se në ate tubim të sajuar nga mashtruesi Veliaj, ata u hallakatën me ca debate përceptimesh të ndryshme, pa ju referuar më kryesores.
Në fakt, ashtu si edhe shumë veprime të qeverisë Rama, problemi i Teatrit Kombëtar duhet të jetë objekt i debatit juridik e jo thjesht debat aktorësh.
Në mënyrë flagrante, ky Teatër po prishet njëkohësisht duke injoruar vlerat historiko-kulturore si i vetmi Teatër Kombëtar, gjë që është në kundërshtim me ligjet, por edhe po ndërtohet me para të dyshimta e me prona publike dhuruar pronarëve privatë të dyshimtë.
Para se të niste debati i aktorëve, duhej të kishte një debat juridik, ku juristët duhet të vlerësonin se sa i ligjshëm është ky veprim i Ramës e Veliajt.
Kishte juristë të pranishëm në këtë takim, siç kishte edhe sindikalistë apo mbrojtës të vlerave kulturore, por "fjalë sheqeri" Erion, harbutërisht ju e mohoi të drejtën e fjalës këtyre, për të nxitur debatet e niveleve të Luftar Pajës apo të Reshat Arbanës që të dy të doktrinuar nga PPSH

Lela14/06/2018 17:05

Turp te ket erjon pema

Shto koment

Denonco