Policia e Kosovës si organizatë kriminale

Policia e Kosovës si organizatë kriminale

Nga Dritan Kaba - 28/05/2018

Sërish Policia e Kosovës si organizate kriminale, vepron pa vendim gjykate ose kërkesë ligjore të prokurorisë.

Policia e Kosovës pas krimit me 6 shtetasit turq që i ekstradoi pa vendim gjykate ndalon edhe dy shtetas shqiptare pa urdhër-ndalimi apo vendim gjykate!

Në një komunikim zyrtar policia e Kosovës thotë:

"Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së"

Bëhet fjalë për qytetarin shqiptar Albert Veliu dhe të birin ose i njohur si dëshmitari "X", autori i përgjimit të Agron Xhafajt.

Gjithashtu në një njoftim tjetër Policia e Kosovës pohon që janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare. Por nuk sqaron aspak se kush autoritet shqiptar dhe në çfarë cilësie i ka bërë kërkesën për ndalim për dy shtetasit shqiptarë.

Kjo nuk është asgjë më shumë se një rrëmbim i dy qytetarëve. Kjo bëhet dhe më e qartë pas njoftimit të Prokurorisë shqiptare që për dy shtetasit nuk ka urdhër ndalimi ose kërkese për arrestim as nga një vendim gjykate as nga vetë Prokuroria shqiptare.

Ky ndalim i padrejtë është një intimidim që i bëhet dëshmitarit në vazhdën e kërcënimeve dhe joshjeve për të ndryshuar dëshminë.

Policia e Thaçit është vënë në shërbim të këtij skenari kriminal. Është në detyrën e Kryeministrit të Kosovës që të verë në vend dinjitetin e shtetit të tij.

Policia e Kosovës po vepron si krah i armatosur i interesave kriminale të politikanëve të caktuar. Njëherë për llogari të Erdoganit, tashme për llogari të krimit të organizuar shqiptar të përfaqësuar nga Edi Rama. Ky veprim i policisë kosovare është një skandal i përmasave të njëjta me atë të 6 shtetasve turq.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

x29/05/2018 17:40

rofte serbija vdekie kosovareve

Droga29/05/2018 01:00

Ashim Thaçi po kthehet tek zanati i vjetër, koloneli i trafikut të drogës i transformuat në "Hero Lufte" çlirimtare. Këta e njohin njeri tjetrin me nuhatje si ujqërit, aromë kokaine.

krasasi tp28/05/2018 17:09

Sa here qe ky komb duhet te gjeje vetveten dhe ti bashkohet perendimit, gjendet justifikimi dhe sajohen rrethanat per ngecje dhe konflikt te brendshem. Kujtoni se si u sajua bomba mbi ambasaden Ruse me qellim qe regjimi i kohes te eleminonte kundershtaret politik dhe intelektualet e shkolluar ne perendim.Kujtoni raprezaljet ne cdo dekade qe behej mbi ata qe mendonin ndryshe ,apo thjesht paragjykoheshin si te tille dhe denoheshin si armiq te ideologjise e si armiq te popullit.Kujtoni 21 Janarin , kater te vraret dhe vidjoja e fameshme qe u perdor si shkak.Kujtoni Gerdecin qe pamvaresisht pa pergjegjshmerise se qeverise dhe strukturave te tjera te sigurise kombetare u perdor apo u provokua, per te ndaluar integrimin ne NATO.Babalerija ishte skenari i fundit, mbi te cilin ,e per te cilin prokurorija dhe institucionet e tjera te sigurise kombetare ne bashkepunim edhe me sherbime te huaja te vendeve partnere duhet te japin nje pergjigje shteruese per qytetaret dhe pergjegjesit te marin denimin moral, politik dhe ligjor, kushdo qe ka pergjegjesi.Sa per Babalen dhe djalin e tij , me te sigurt se jane ketu, nuk jane ne Kosove.Pse zoterinjte At e Bir kishin kerkuar azil politik ne Kosove?.

Shto koment

Denonco