Rasti i Blendi Kasmit, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndryshon pronar...

Rasti i Blendi Kasmit, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ndryshon pronar...

Nga Piro Nase - 27/05/2018

Në Shqipëri ka edhe Union Gazetaresh, ose më saktë një biçim organizate që ka në krye vëllain e një prej drejtuesve të përfolur për korrupsion apo dhe të lidhur me krimin në radhët e policisë Ardian Çipa, e që në qarqet gazetareske njihet me konvencionin Aleksandër Çipa.

E bëjmë këtë prezantim për të kuptuar se kush medemek duhet të flasë e të ngrejë zërin për të drejtat e gazetarëve si fjala vjen, kur ata marrin 10 të qepura në kokë nga shkopat e gomës së policisë.

Bledi Kasmi është gazetari i radhës që për hir të punës raportuese bie pre e dhunës së papërmbajtur dhe të pa kriter te policisë. Ishte e turpshme dje të shikoje sesi media online vetëm pse janë shërbëtore të pushtetit prodhuan pamje që fajësonin një koleg vetëm e vetëm që ishte pjesëmarrës përballë dhunës së policisë.

Por edhe sikur Blendi Kasmi të ishte dje një protestues i thjeshtë dhe të çahej nga shkopi i gomës, shija e keqeje do të ishte e njëjtë. Fakti që i dhunuari është gazetar, solidariteti duhet të ishte dyfish më i madh. Por të pretendosh një fjalë nga vëllai i ish nëndrejtorit të policisë së erës-Habilaj, që drejton Unionin e Gazetarëve, duket se qenka akoma më e vështirë.

Sot organizata ndërkombëtare Reporterë pa Kufij e ka dënuar ashpër gjakosjen e gazetarit Blendi Kasmi. Me shumë gjasë dhe urojmë që të jetë kështu, raporti i vitit të ardhshëm do ta identifikojë Shqipërinë njësoj me vendet afrikane ku media, imtimidohet, blihet, shitet, rrihet, gjakoset dhe kur e zgjat shumë i pritet dhe gjuha.

Një gazetar shqiptar nuk do të varte as brekët e jo më shpresat tek reagimi a makar mbrojtja e Aleksandër Çipës bashke me atë palo-Union që drejton. Të gjithë e dinë që Unioni i Gazetarëve të Çipës është sindikata de-fakto e interesave të pushtetit sa herë ky i fundit është në borxh me median dhe kjo ndodh shpesh ne pesë vitet e fundit. Dje Unioni i Gazetarëve Çipës ishte sindikata e Habilajve, që prej shtatorit të kaluar thjeshtë kanë ndryshuar pronarë dhe tani punojnë për Geron Xhafajn..., si Babalja dikur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Studenti28/05/2018 16:32

Leri filmat Lali se nuk te shkojne. Nuk mbahet vendi i punes me marifete te tilla.

Onkezmi28/05/2018 03:48

Kur thoni gazetar per A.Cipen na vjen per te vjelle.Ai ka mbaruar ciu-ciun ne Gjirokaster dhe nje mengjez shpallet gazetar?!

lali27/05/2018 20:15

Eshte shume e rende per te thene edhe krim goditja nga ana e policise se Bledi Kasmit. Por kam pershtypjen qe po kerkohet te behet kauze nje ngjarje qe nuk do ta conte askund dhe askend ne nje drejtim te caktuar. Ai aty ka qene duke protestuar si shume qytetare dhe jo si gazetar. Ne vend qe ti meshohet faktit se policia qellon cdo njeri qe i del perpara dhe proteston qetesisht e paqesisht shkoni dhe ja fusni kot ne tym u godit gazetari. Nuk po thote njeri qe nuk eshte gazetar, por mos ja humbni vlerat protestes duke i vene "kauza" qe nuk i japin asnje vlere protestes. Ai ka qene aty si une e kushdo tjeter duke protestuar dhe eshte goditur nga policia ne menyre te dhunshme e barbare por si qytetar dhe jo si gazetar. Duhet te ngrihet me te madhe qe policia te godet e te dhunon edhe pa shkak .....

Shto koment

Denonco