Audio-përgjimi dhe disa përgjigje që duhet ti japë prokuroria

Audio-përgjimi dhe disa përgjigje që duhet ti japë prokuroria

Nga Shënim - 25/05/2018

Janë bërë dy deklarata lidhur me analizën e zërit të Geron Xhafajt në audiopërgjiimin e ‘Babales”.

Të parin e bëri Edi Rama, menjëherë pas largimit të Geron Xhafaj në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim ende të paditur. Madje Edi Rama deklaroi se jo vetëm se analiza e zërit ishte kryer por i bëri me dije publikut edhe përfundimet e saj “se audiopergjimi ishte i sajuar”.

Të dytin e bëri disa ditë më vonë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e cila pohoi se audiopërgjimi është dërguar në një laborator jashtë vendit për tu analizuar.

Kanë lindur disa pyetje dhe disa shqetësime lidhur me hetimin e audipërgjimit:

****

A) Vërtet Edi Rama ka mundur me kaq shpejtësi të ketë dërguar në një laborator serioz e të specializuar për analizë audiopërgjimin e brenda disa orëve të ketë marrë përfundimet e kësaj analize?

  • Dhe nëse përgjigje a do të ishte pozitive do të shtroheshin këto pyetje:
  • Cili është emri i laboratorit?
  • Si ra në dorë të Edi Ramës kopja origjinale e audiopërgjimit?
  • Si e ka gjetur Edi Rama “kampionin” e zërit të Geron Xhafajt që duhet për krahasim me zërin e e tij të dyshuar në audiopërgjimin e “Babales”?
  • A zotëron Edi Rama një kopje të përfundimeve të kësaj analize?

Këto pyetje dhe kërkesa duhet tia drejtojë Edi Ramës prokurorja e përgjithshme Arta Marku duke e thirrur në një seancë dëgjimi. Përmes përgjigjeve të Ramës, do të merrte përgjigje pyetja e publikut “nëse deklarimi i Ramës është i saktë/vërtetë apo ishte një bllof?”. Në rastin kur deklarimi i Ramës do të ishte i vërtetë, edhe Arta Marku por mbi të gjitha publiku do të mësonin se cili është emri i laboratorit të analizës e sa serioz është ai. Nga ana tjetër do të mësonin se ku e ka gjetur Rama, jo vetëm kopjen origjinale të audipërgjimit por edhe zërin e Geron Xhafajt që duhet për krahasim.

****

B) Lidhur me deklarimin e Arta Markut kanë lindur po ashtu një sërë pyetjesh:

  • Si e ka siguruar Arta Marku zërin e Geron Xhafaj me cilësinë dhe kërkesat adekuate për tu përdorur për krahasim me zërin e dyshuar të Geron Xhafajt në audiopërgjimin nga laboratori analizës?
  • Përse Arta Marku nuk e ka ndaluar Geron Xhafajn në momentin kur ky ka dorëzuar akuzën për audiopërgjimin?
  • Cili është emri i laboratorit jasht vëndit që Arta Marku ka dërguar për analizë audiopërgjimin? Përgjigja e kësaj pyetje dhe bërë transparente për publikun është me shumë interes për të kuptuar nëse Arta Marku e ka dërguar në të njëjtin laborator që e ka dërguar edhe Edi Rama audiopërgjimin(në rastin kur deklarata e Ramës është e vërtetë) apo ajo e ka dërguar në një laborator të sugjeruar nga Edi Rama.
  • A është laboratori i përzgjedhur një laborator i njohur dhe me integritet apo analiza do të bëhet në një nga laboratorët e klientelës së Edi Ramës për të njerrë të njëjtin “përfundim” me të cilin bllofoi Rama vetëm disa orë pas largimit të Gerin Xhafajt.
  • Dhe së fundmi, e ndoshta kjo është edhe më e rëndësishmja: Kërkesa e Arta Markut për laboratorin e analizës është për të provuar nëse “zëri i dyshuar i Geron Xhafajt në adiopërgjimin e Babales është zëri i vërtetë i Geron Xhafajt, apo jo?” Apo nëse “audiopërgjimi është i sajuar apo jo pa u marrë fare nëse është i vërtetë apo jo zëri i Geron Xhafajt?”.

****

Dy janë çështjet dhe shqetësimet kryesore që presin përgjigje:

a) Cili është emri i laboratorit jasht vendit ku është dërguar për analizë audiopërgjimi. Këtë përgjigje për

publikun duhet ta japë urgjentisht Arta Marku.

b) Cili është qëllimi i analizës, krahasimi i zërit të Geron Xhafajt me zërin e tij të dyshuar në audiopërgjimin e Babales apo analizë e vërtetësisë së audiopërgjimit (është sajesë, manipuluar apo kopje origjinale) pa u marrë fare me zërin e Geron Xhafajt? Edhe këtë duhet ta japë Arta Marku.

****

Përfundimisht, nëse këto pyetje nuk marrin përgjigje atëherë do të rritet dyshimi se analiza që po kërkon Arta Marku është një bllof se ajo e ka në sirtar përgjigjen të cilën e ka marrë nga Edi Rama pa bërë fare analizën e audiopërgjimit. Dhe ky do të ishte një skandal tjetër që do të bënte Arta Marku bashkëpunëtore me trafikantët e drogës.

Syri.net/ 25 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco