‘Babalja’ përgjigja e vërtetë për ‘Rilindjen’

‘Babalja’ përgjigja e vërtetë për ‘Rilindjen’

Nga Bujar Nishani - 22/05/2018

Të dashur miq,

Prej disa kohësh paraja e pisët ka nisur të minojë shumë rrezikshëm ekonominë tonë dhe ashtu siç ajo është e dobët dhe e gërryer nga korrupsioni.

Çdo ditë leku po zhvleftësohet dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ‘96-‘97.

Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri.

Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”.

E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak.

Këtë imazh, që s’ka dënim të kujtëdo e qeli burgu, që ta shlyejë dot.

E minuan rëndë sigurinë tonë kombëtare duke e vënë policinë e shtetit nën komandën e organizatorëve të trafikut, të cilët veshën uniformën e policisë në funksionet më të larta dhe sot janë larguar në drejtim të paditur.

I kurdisnin radarët e Forcave të Armatosura të Republikës si të ishin sahatet e qostekut të timonierëve skafistë.

Tash po derdhin paranë e fituar nga krimi i narkos duke i mbytur dhe ato pesë lek që shqiptarët mezi i fitojnë veç për bukë e ilaçe që po jua heqin çdo ditë nga goja.

Pa dyshim që një platformë e tillë kërkonte që në krye të Ministrisë së Brendshme të ishin vetëm dhe vetëm individë të lidhur me gjak e interesa me trafikantët.

Kjo ishte garancia shtetërore e suksesit të platformës kriminale të narkotizimit.

Kot lodhen gazetarët e ndershëm dhe të vërtetë të kërkojnë një përgjigje nga kryeministri shqiptar.

Përgjigjen e kanë të gjallë tek “babalja”.

Shqiptarë nuk duhet të presin të reagojnë përfituesit e milionave të pista që i kthejnë në pallate, diskoteka, lojra bixhozi e restorante luksoze pa klientë brënda.

Shqiptarët nuk duhet të presin të reagojnë as propagandistët agjitatorë të pushtetarëve dhe pushtetimit të inkriminuar ndër dritë të diellit.

Agjitatorë, që kurrë nuk kanë bërë një punë në jetë të tyre dhe as kanë prodhuar kurrgjë për këtë shoqëri por veç zhgërryer e përlyer lëtyrës së garuzhdës së kanabisit dhe kokainës, asaj lëtyre që çojnë dhe ata në shtëpitë e tyre.

Imagjinoni, të dashur miq sikur ministrat e brendshëm të opozitës së sotme të kishin dalë ligjërisht e publikisht të lidhur me trafikun dhe trafikantët e drogës ?

Imagjinoni sikur kryeministri i opozitës së sotme të kishte marrë në mbrojtje të hapur publike trafikantët dhe garantët e tyre ministra ?

Çfarë batërdie do kishte bërë media (me të drejtë) në Shqipëri ?

Çfarë zjarri dhe flake do kishte ngritur në qiell maxhoranca e sotme (si opozitë) ?

Sot, sharlatanë qeveritarë dhe oborrtarë i janë ndërsyer gazetarit investigativ në vend të skanimit trafikantit qeveritar.

Eksperienca e këtij vendi në të shkuarën ka treguar se gazetarët investigativ me punën e tyre kanë bërë të mundur shkarkimin e dhjetëra zyrtarëve, burgosjen e prokurorëve e gjyqtarëve e deri shkarkimin e ministrave “ për 4 minuta”, siç shprehej vetë media investigative.

Sot është ndryshe. Pikërisht se nuk janë të gjithë njësoj.

Ndaj shqiptarët nuk duhet të presin të reagoj as oborri e as oborrtarët agjitatorë.

Reagimi është i qytetarëve.

Sepse dëmi është mbi ta, pagesa bëhet nga ta.

Ata nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë të keqen që nesër mund të jetë fatale në koston që do të kërkoj.

Prapë nga shqiptarët!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/05/2018 13:58

b.Une do deshiroja shume qe deklaratat e Z.Rama, te delnin si "telegramet'e Lali Erit qe i niste neper kancelarite e Europes per Griselden.Ndaj te njejtin vleresim me Ju, qe trafiku i droges nuk eshte as vlere morale dhe as politike.PD eshte e prezumuar domosdo, ndersa mazhoranca e perfshire dhe nuk ka nevoje per kallauz per ta treguar.Pra une po thosha qe Ai i gjati flete fort edhe kur ben edhe kur s'ben.Ky Yni qe as ka ber ,as ben dhe as ka ndermend te beje,duhet te flas edhe me forte.Ashtu si qimja nuk ngjite ne mendafsh, ashtu mos u ngjitshin mbi opoziten akuzat e Z.Rama.Une nuk ndaj me ju te njejtin mendim per aksionin opozitar dhe rolin e liderit dhe ju siguroj se nuk jam i yshtur dhe as i ndikuar nga ndonji kundershtar apo i pa kenaqur i Z.Basha, ngaqe une thjesht, nuk ndjek asnje aktivitet politik, as emisione politike ne medja, ngaqe mua me duket se i di se cfare do thone, varesisht se kush flete e nga cili ekran flete.Jam velur nga retorikat politike dhe ma shpifin propogandistet partiak, ngaqe kam qene vet nje i till.
Une thjesht informohem nga ky portal dhe modestisht jap ndonji opinion.

b23/05/2018 09:03

Pikërisht me këto përceptime të gabuara qe ke ti o krasiot për z.Basha, abuzon edhe z.Rama që ti mendon se përceptohet në publik se ështe një politikan "i zoti".
Si këshillë shoqërore do të rekomandoja që të mos dëgjosh "të pakënaqurit" e PD që shkojnë në mediat e Ramës për të propoganduar se Basha "nuk e nxjerr qimen nga qulli".
Dëgjoje vetë z.Basha se çfarë deklaron në Kuvende kudo në paraqitje publike për kryeministrin e narkotrafikut, Edi Ramën.
A nuk e kupton o zotëri se pse Rama e mediat e tij i thërrasin për deklarata, pikërisht këta që kanë mendimet tënde për Bashën ?
Që të dalësh me mashtrimin flagrant se Rama na qenka "i zoti" e Basha "nuk e nxjerr qimen nga qulli", është njëlloj si të propogandosh trafikun e drogës si vlerë morale e politike.

krasasi tp22/05/2018 14:18

I Nderuar Z.President.Jo me larg se dje, Kryeministri i Republikes se Shqiperrise Z.Rama ka bere dy deklarata, nje per pergjimin, apo "ceshtja Babale"sic po trajtohet, ku Z.Rama i sfidoji te gjithe."Nese pergjimi nuk eshte fals, une do rishikoj pozicionin tim",qe do te thote sipas meje, qe do jap doreheqjen.Deklarata e dyte eshte me te vertete tronditese.Trafikimin e kokaines, qe nga sasija 613 kg te kapur ne Durres ,Ai (Kryeministri) e lidh me perzierjen e drejtuseve te lart te PD .Pra Z.Rama i orienton jo vetem organet ligj zbatuese te vendit, ato te sigurise kombetare, por edhe DEA dhe partnere te tjere te fokusohen jo te Tahiri, jo te Balili, jo te Agroni apo te te tjere te perfolur apo te kerkuar apo ndaj te cileve eshte hapur nje ceshtje penale por te udheheqes te opozites dhe me specifikisht mbi PD.Une prisja qe sot Z.L.Basha ne cilesine e kryetarit te PD por edhe te opozites te jepte konference shtypi dhe ta shpallte Z.Rama nje te lajthitur nga mend, dhe neser ta padiste ne Prokurori si personin qe kerkon te devijoj hetimet nga grupet kriminale ne drejtim te udheheqsve te opozites.Nese keto deklarata nuk kontestohen dhe Z.Rama nuk paditet, domosdo qe perceptimi i qytetareve do jete ne favor te Z.Rama , si njeriu i forte, si njeriu kampion e i luftes ndaj narko trafikut , si njeriu i perkushtuar ndaj proceseve integruese dhe si udheheqesi qe ju henger shpirti, per te bere me te miren per kete vend.Edhe per gjithe te tjeret, votues apo mbeshtetes te PD dhe opozites, do rritet perceptimi se Z.Rama eshte i zoti, e bene "Dobicin" dhe ta le te dera.Ndersa Z.Basha nuk e nxjerr as qimen nga qulli.

Shto koment

Denonco