Ah sikur të ishte Ben Blushi; ku do futej Rama, Xhafaj e Tahiri?!

Ah sikur të ishte Ben Blushi; ku do futej Rama, Xhafaj e Tahiri?!

Nga SYRI.net - 15/05/2018

Sa herë që vjen dita e enjte,  njerëz me punë e të  papunë, shtëpiake e të tjerë që rrinë gjithë ditën në kafene, kur nis e transmetohet në televizion seanca e përjavshme parlamentare, psherëtijnë gjithë përvuajtje; ah sikur të ishte aty Ben Blushi, çfarë do ti punonte Edi Ramës!

Kanë gati 1 vit që  rënkojnë për mungesën e Blushit në parlament, të tjerë që vajtojnë vdekjen e partisë së tij Libra që në lindje, e të tjerë që presin të shpërthejë dita ditës.

Kujtojnë me mall kohët, kur hipte levend dhe i vendosur në podiumin e parlamentit, kur pa letër, vështrimin e ngulur në kokërr të syrit të kamerës kryesore, me gishtin denoncues e kërcënues drejtuar nga Edi Rama; mbronte të varfrit e Shqipërisë dhe bënte fërtele me tehun e mprehtë të gjuhës, Rilindjen dhe gjithë grabitqarët e saj.

Ah sikur të ishte Ben Blushi ku do futej Edi Rama, sidomos sot që sa herë ta fusësh dorën në thesin e Rilindjes dhe qeverisë së tij, dalin hajdutë me çizme, trafikantë droge e lloj-lloj mostrash të llumit njerëzor. Ju kujtohet kur mbronte naftëtarët e shkretë me aq pathos, kur denonconte rrugët që nuk u bënë kurrë, apo për taksat...si i shkreptinin sytë kur e hidhte vështrimin dhe gishtin drejtues, drejt Ramës?! Ah çfarë kohe, që ishte...

E kështu ndërkohë që kundron vajtimi kolektiv për zhdukjen pa gjurmë të “Blushit të madh”, kujtohesh se u bënë kaq shumë kohë që ai është sistemuar në një “parlament”, edhe më të madh se ai ku aktronte çdo të enjte.

Për ata që ende nuk e dinë, Blush idealisti dhe armiku i madh i Edi Ramës së korruptuar e të futur deri në fyt në moçalin e krimit, prej kohësh është drejtor i përgjithshëm i medias më të madhe në vend, Top Channel.

E vunë aty, për ti ngritur të mbathurat që ja kishte ulur Edi Rama dhe për ti rikthyer dinjitetin e kohës së Tan Hoxhë kësaj media, që dikur ka qenë parlamenti i vërtetë ku dëgjohej zëri i popullit.

Por çfarë po bën Ben Blushi?! Jo vetëm që nuk ja ka ngritur mbathjet, por ja ka hequr fare!

Çdo ditë nën udhëheqjen e Blushit, falsifikohen lajme që i bëjnë retush, fytyrës së vërtetë të qeverisë Rama.

Çdo ditë e më shumë lëpirja ndaj kryeministrit, po kap rekorde të tilla, të cilat po bëjnë xheloz edhe vetë Shpetim Nazarkon. Vetëm javën e fundit në Top Channel, në emisionet “Top Show” dhe “Ekskluzive” kemi parë shfaqjet më të shëmtuara, të mundshme.

Edi Ramën që shtriqet dhe rrëfen, si po dizenjon kolonat e stadiumit me kullë dhe gazetarë, që nuk e fshehin lumturinë që janë përball tij. Asnjë pyetje për Tahirin, Agron e Fatmir Xhafajn, rrogat e naftëtarëve që nuk janë marrë ende, koncesionet që po bëhen kapicë vit pas viti, për zhgënjimin e kancelares Merkel...

Prandaj mos vajtoni e kërkoni Blushin, se aty e keni; te lajmet për Edi Ramën “artist”, te ato që mungojnë për Gonin e Mirin dhe natyrisht te kafja e preferuar, ku merr prej vitesh “porosinë” e mikut të ngushtë, Saimir Tahiri!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kaci16/05/2018 09:04

EDHE PO TE JETE KESHTU SI THONI JU, BENI NUK KA FAJ.
POPULLI NUK E VOTOI. CFARE MUND TE BENTE ME SHUME BLUSHI?

Daj Jaku16/05/2018 00:30

Vetëm idealist nuk ka qenë kurrë, pjestar i rradhës së parë të rrugëtimit të turmës servile në kërkim të artit të mbijetesës materiale, kopeja e dhenve në kërkim të kullotës, kulloni dele kulloni. Legen i shkolluar në mënyrë të gabuar. Ben ben ben ben, beni ben, oooo aaa.

M. T15/05/2018 22:51

Nuk e kiptoj fare po fare pse pati pritshmeri per Blushin. Blushi nuk di asgje nga televizioni. Nuk di asgje nga menaxhimi. Nje koker dembieli i vetkenaqur ka qene gjithmone. Kur eshte puna per lek nuk te fal. Ngeli pa lek pa pushtet dhe uli jo vetem uli breket po hapi dhe kembet. Fat i keq shume per TCH. Iku kokra e hajdutit kel joti , iku shoferi qe vodhi dhe ai pjesen e vete , tani e ka radhen Blushi. Edhe karriget do ti marrin atij tv.

Agur Badeci15/05/2018 16:55

Ben Blushi?Ben Askushi.

Lori caffe15/05/2018 16:18

Beni punon tek ne

Shto koment

Denonco