Rama 2 herë në Gjermani, Tahiri/ Herën e 1-rë humbi postin, të 2-tën mandatin

Rama 2 herë në Gjermani, Tahiri/ Herën e 1-rë humbi postin, të 2-tën mandatin

Nga Shënim - 04/05/2018

Dy vizitat e fundit të Ramës në Gjermani kanë qenë fatzeza për Tahirin. Rama ka shkuar te Merkel mesa duket për të vënë vetulla por ka nxjerrë sytë.

Shoku dhe miku i tij i ngushtë ka pësuar goditje të fuqishme. Rama për të ruajtur vehten ka bërë kurban njeriun që kishte ndërtuar ‘Policinë që Duam”. Një polici që po ja pastron Fatmir Xhafaj, me mbështetjen edhe të Edi Ramës.

Herën e parë, sapo Rama u kthye nga Berlini, largoi nga qeveria Tahirin. Madje largimi i papritur erdhi pasi pak kohë më parë Rama e kishte lavdëruar ministrin për punën e shkëlqyer.

Herën e dytë, para pak ditësh, pasi Rama u kthye nga Berlini, Tahiri dorëzoi mandatin. Pra në një farë mënyre mund të thuhet se u largua nga politika për shkak të vetingut.

Nuk është e qartë nëse në Berlin ja kanë kërkuar Ramës, si herën e parë ashtu edhe herën e dytë, veprimin ndaj Tahirit. Kjo mbetet një enigmë që do të zbulohet më vonë. Ndërkohë që të gjithë besojnë se Rama ka marrë mesazhin që Tahiri është i implikuar në marrëdhënie me trafikantë dhe klane mafioze.

Rama është përpjekur ta fshehë këtë lidhje mes vizitës në Berlin dhe goditjeve të Tahirit. Ose më saktë që ka pasur një mesazh/kërkese nga Gjermania për të larguar Tahirin nga posti i ministrit dhe më vonë për tja lënë drejtësisë si qytetar i thjeshtë pa mandat.

Një gjë është e sigurtë se Rama nuk ka mundur ti rezistojë Berlinit, duke ja shkarkuar rrufenë Tahirit. Kjo i ka nxitur analistët të mendojnë se goditjet e Tahirit janë bërë me kërkesë të Berlnit. Këtë gjë e beson edhe vetë Tahiri dhe madje kjo është arsyeja që e mërzit më shumë Tahirin por edhe ligështon.

Syri.net/ 4 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tarasi05/05/2018 09:08

Gjermanet nuk i kan qef komsomolasit trafikante, me te drejte kerkojne koken e tij , po me bolshevikun e kamufluar ç'do te bejne ?

Shto koment

Denonco