Nëse s’hapen negociatat në qershor, ‘fajin e ka vetëm Rama’…

Nëse s’hapen negociatat në qershor, ‘fajin e ka vetëm Rama’…

Nga Kastriot Islami - 18/04/2018

Federica Mogherini, në fakt Komisioni Europian, e tha “fjalën e mirë”, pra na e dha dhuratën…Nuk ka rëndësi se nëse raporti pasqyron realisht gjendjen e vërtetë, rëndësi ka që propozimi është në favor të hapjes së negociatave, sepse mund të ishte edhe ndryshe… Dikush mund të pyeste se përse vendimi në qershor mund të jetë i ndryshëm nga rekomandimi në prill? Apo nëse është vendimi i qershorit më afër realitetit, atëherë si duhet klasifikuar propozimi i prillit? Sepse do të ishte e vështirë, madje  e pamundur, që një vendim i qershorit të ishte i ndryshëm nga propozimi i prillit, dhe të dy të pasqyronin gjendjen me të njëjtin realizëm.

***

Nejse; në do rast do të duhet të falënderojmë Mogherinin apo më saktë burokratët e Brukselit për propozimin optimist. Edhe sikur të kenë thënë fjalë më të mira se ç’meritojmë. Edhe thjesht si dhuratë! Është e sigurtë se në Bruksel, Berlin, Paris apo gjetiu e kanë shumë të qartë se cila është realisht gjendja në Shqipëri. Po ashtu raporti nuk është bërë i tillë se “duan fort Ramën” apo se “Vllahutin nuk ka raportuar me realizëm gjendjen në Shqipëri…”.

Arsyet janë disa të tjera. Një prej tyre e tha Presidenti francez në fjalën e tij në Strasburg: “Jam dakord që vendet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e BE për shkak të rrezikut që ju vjen nga Rusia apo Turqia, por BE duhet të thellohet para së të zgjerohet…”. Sa i real është rreziku i faktorëve të tretë për Shqipërinë është çështje që “ha diskutim”. Por vendet e rëndësishme të BE ose më saktë disa vende të BE, po përdorin si argument për rritjen e shpejtësisë së integrimit të Ballkanit, pikërisht rrezikun e faktorit të tretë. Por ndërkohë janë të frikësuar se vendet e Ballkanit pasi të bëheshin anëtare të BE mund të mos shpëtonin nga ky rrezik dhe të vazhdonin të kishin lidhje të dyfishta, prandaj Macron, duke kritikuar autoritarizmin e disa vendeve kërkoi që para zgjerimit të forcohen rregullat e funksionimit të BE.

***

Pas propozimit të Mogherinit, fjalën e kanë kryetarët e shteteve të BE për të marrë vendimin në qershor 2018.  Analiza dhe vlerësimi i tyre mund të jetë i ndryshëm nga ai i burokratëve të Brukselit.

Sepse së pari, ata janë personazhe politikë që iu duhet të vendimin, ndërkohë që burokratët e Brukselit, përfshi edhe Mogherinin e Hahn, vetëm propozojnë, prandaj dhe raportet e hartuara prej tyre mund të bazohen në një analizë dhe vlerësim ndryshe.  Le të shpresojmë që vendimi i kryetarëve të shteteve të ndjekë logjikën e propozimit.

Së dyti, kryetarët e shteteve, kanë mbi kurrizin e tyre përvec zgjerimit edhe forcimin e Bashkimit aktual Europian. Brexit ishte një sinjal që duhet marrë në konsideratë. Zgjedhjet në Itali po ashtu. Macron u shpreh se zgjerimi i BE drejt Ballkanit duhet të paraprihet nga forcimi i Bashkimit Europian përmes thellimit. Një debat permanent në BE, për të gjetur modulacionin adekuat mes zgjerimit dhe thellimit në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i BE dhe procesi i vendimmarrjeve të BE të jetë efikas. Dhe që vendet e reja të mos bëhen bllokuese të funksionimit të BE.

Së treti, kryetarët e shteteve janë të zgjedhur nga qytetarët e tyre, ndërkohë që burokratët e Brukselit janë të emëruar, prandaj këndvështrimet e tyre mund të ndryshojnë. Në shumë vende të BE, konfiguracioni politik që mbështet kryetarët e tyre të shtetit, është i brishtë. Prandaj sjellja e Merkel, Macron, e tjerë do të varej shumë nga gjendja e votuesve, të cilët përcaktojnë edhe fatin e tyre politik. Kështu që kryetarët e shteteve janë të detyruar të marrin në konsideratë edhe këtë faktor. Dhe gjendja e votuesve për vëndet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë, nuk diktohet nga vlerësimi pozitiv i Mogherinit. Aq me tepër që nga vendet e Ballkanit, përveç se dëgjojnë çdo ditë lajme jot ë këndshme, çdo ditë në vendet e tyre arrijnë shqiptarë që kërkojnë azil. Dhe për më tepër numrin i tyre ja kalon edhe atij nga Siria, nga Afganistani…Thënë më thjesht, Merkel, Macron, apo dikush tjetër në Holandë a Danimarkë, ndikohen më shumë se çfarë mendimi kanë qytetarët e tyre për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë sesa çfare shkruan Mogherini apo burokratët e Brukselit!

***

Si përfundim duhet pritur qershori, me dëshirën e madhe dhe shpresën që kryetarët e shteteve të marrin një vendim në favor të hapjes së negociatave, siç propozoi dje në Tiranë edhe Mohgherini. Nëse vendimi qershorit nuk do të ishte në favor të hapjes së negociatave (larg qoftë!), fajin nuk e kanë ata që emigrojnë. Po ata që i kanë detyruar të emigrojnë. Dhe ata emigrojnë nga mungesa e shpresës për të jetuar, punuar dhe ndryshuar gjendjen në Shqipëri.. Thënë shkurt e qartë, nëse në qershor nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, fajin nuk e ka as Merkel, as Macron, as të djathtët konservatorë në vendet e tyre, as populistët, as opozita apo kundërshtarët në Shqipëri, as Rusia, as Erdogani, as Saimir Tahiri, as Adriatik Llalla, as Tom Doshi, as….as… Për këtë fajin e ka vetëm Rama dhe qeveria e tij, askush tjetër. Kjo duhet të kihet shumë mirë parasysh që tani dhe jo nesër apo në qershor!

*Autori është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ardiani21/04/2018 17:22

O b...perderisa nuk ke guximin te vendosesh emrin ne koment ti je vetem nje b...qe do te thote bythke. Dhe me siguri inteligjenca tende eshte inteligjence bythke. Sepse ti thua qe nuk e ka fajin Rama por bashkepuntetoret e tij; a e kupton se kjo logjike bythke. Nese do te thoje se fajin kryesor e ka Rama, por faj kane edhe bashkepunetoret, kjo mund te pranohej. Prandaj une them se ti je shok-bythe i Rames, pra je nje LGBT. Dhe pastaj kerkon debat me mua. Nxirr ne shesh emrin tende dhe mos komento me b... ore bythke...

b21/04/2018 09:41

Që të shprehësh një mendim, kjo nuk do të thotë që të vësh në përdorim b...... o Ardian siç bën ti.
Nuk kam shkuar as tek Ramizi, Enveri, Zogu apo Skënderbeu e as tek dipllomacia e vjetër europiane apo komunizmi diktatorial lindor. Kam përmendur fakte aktuale të kohës e personazhe konkrete të politikës ndërkombëtare, që i kanë ardhur në ndihmë Edi Ramës.
Padyshim që individi Rama, është strumbullari i së keqes ashtu siç e përshkruan z.Islami që e ka njohur së afërmi.
Por ka edhe popuj me tradita kulturore të larta si gjermanët, që brohorisnin diktatorin Adolf Hitler, ashtu si shqiptarët e prapambetur brohorisnin për Enver Hoxhën.
Asnjë diktator në botë, nuk mund të kryej krimet e tij ndaj popullit, pa mbeshtetjen e zellëshme të bashkëpuntorëve të tij e kjo është një gje e provuar e faktuar.
Nese ke këllqe për të debatuar e polemizuar me mua, mos u mer me b...., por meru me faktet. Kam shfaqur mendimin se Rama është një produkt i Sorosit si edhe shumë politikanë të tjerë jo vetëm në Shqipëri.
Nëse ke argumenta e fakte që të ma rrëzosh këtë mendim si të gabuar, nuk kam asnjë kundërshtim që të më "ndihmosh", jo për tu bërë unë një "lider i ndonjë partie" por thjeshtë për të korigjuar shënjestrën e llogjikës.
Por kur ti debatin e ngatëron me bythën, duket se deri tek ky organ i ke kapacitetet intelektuale.

Drita19/04/2018 15:10

Nje shkrim i akte dhe me argumenta racionale. Nje shkrim qe vetem nje intelektual si zoti Islami mund ta shkruaje. Nje shkrim qe ve ne dukje njohurite e thella si ish-Minister i Jashtem. Ne shkrim behet nje analize e thelle e te gjithe ngjarjeve qe lidhen me hapjen e negociatave. Dhe me te drejte Zoti Islami, arrin ne perfundimin se 'Nese nuk hapen negociatat" para duhet pasur parasysh se nese nuk hapen negociatat fajin e ka Edi Rama. Sepse kur ishte ne opozite per te tre vjet rrjesht pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat. Kurse tani, i lidhur ne afera korruptive dhe kriminale, si dhe me klanet mafioze, Rama mban peng hapjen e negociatave. Kuptohet shume qarte nga leximi i shkrimit se Merkle ne thelb eshte e bindur qe te mos hapen negociatat me Shqiperine, por zoti Islami le nje hapsire te vogel shprese, nese ajo gjykon se edhe keshtu te bere pis sic eshte Shqiperia me se fundmi nga qeveria Rama mund te hapen negociatat do te ishte nje dhurate e pamerituar por me vlere per ne.

Ne fund edhe dicka per ata qe lexojne dhe bejne komente ne syri.net

Lexoni me vemendje e gjakftohtesi shkrimet, sidomos ato te Profesorit dhe vini edhe ne kete portal si koketrashe vetem per te share apo nxjerre dufin. Se keni hale si ajo e m...gelbazes ku mund te zbrazeni, duke vjelle, djjere, shfryre qyrret e gelbogjet. Nje prej tyre eshte edhe GAC qe ngjan me shume si nje perfaques i LGBT.

Gac 19/04/2018 09:34

Jo fajin e ka Rama Z.Islami por ne cdo rast duhet te thush sipas meje sepse nuk te njohim as per tager vendim marres as per force tjeter qe ke.Qejfi yt eshte i yti.

Ardiani18/04/2018 22:57

Zoti B... Se paku te kishe shenuar emrin se keshtu do te beje pak fare transparence...

Nese analiza juaj do te vazhdonte, sic e keni nisur, ne fund fare do te dilte se fajin e ka Skenderbeu. Perse? Sepse fajin se paska Rama por ata qe e sollen. Per ata qe sollne Ramen fajin e Ramizi. Fajin per sjelljen e Ramizit e ka Enveri. Fajin qe erdhi Enveri e ka Zogu. Fajin qe erdhi Zogu e Ismail Qemali... Fajin qe erdhir Ismalil Qemali e kane Sulltanet Otomane. Dhe fajin qe na mbajten te pushtuar per 500 vjetet turqit e ka SKENDERBEU...
Dhe po ti kthehemi te huajve...ne te njejetn renditje fajin e kane
BE DHE SHBA
Kina
Rusia
Jugosllavia
Turqia
Austro-Hungaria
deri te Iliret e Pellazget

Ky eshte varianti qe ka preferon Rama... Merruni me te gjithe vargun se kush solli Ramen dhe mos u merrni me Ramen...Kete i ka mesuar Sorosi Rames: baltosni te gjithe, i shplani trurin qytetareve duke iu thene se te gjithe jane njelloj.. se fajin e kane ata qe sollen Ramen.. dhe vetem keshtu Rama do te tallet cdo dite me te gjithe.. Njelloj si ai qe tregonte Henen nderkohe qe te tjeret ja vinin fajin gishtit.

Po ti more zoti B perse nuk del dhe ngre nje LEVIZJE kunder te gjithe atyre qe permend ne shkrim dhe te grumbullosh te gjithe qytetaret e te behesh ti forca e ndryshimit...

Mos me thuaj se nuk ke para apo se nuk te lene, se ne kete rast pergjigja do te ishte: Nese nuk ke bythe...mos ha mut...!

b18/04/2018 19:04

Paksa i dyshimtë më duket konkluzioni i z.Islami, se për gjithshka fajet i paska Rama.
Për mendimin tim fajet më të mëdha i kanë ato që sollën në politikë dhe po e mbështesin Ramën, qoftë shqiptarë e qoftë të huaj.Nuk ka sepse të harojmë se presidenti Hollande i akordoi Ramës titullin më të lartë të nderit në Francë "Kalorës i legjionit të nderit" me motivacionin qesharak se e flet shumë mirë frëngjishten.
Ministri i jashtëm socialist gjerman Gabriel, dha ultimatumin se nëse opozita e djathtë dhe e majtë shqiptare do të këmbëngulë për dorheqjen e Ramës si kryeministër, atëhere "ne" do ti quajmë zgjedhje të regullta demokratike në Shqipëri, edhe nëse ato do të bëhen vetëm me partinë socialiste.
Kohët e fundit po dalin fakte, veç atyre që diheshin për marëdhëniet Rama-Soros, se edhe e ashtuquajtura reformë e drejtësisë në Shqipëri, u projektua nga Soros e u zbatua edhe me ndihmën e Lu e të Vllahutin.
Sado i lojtur nga mendja të jetë Rama, nuk do të guxonte të bënte gjithë këto marrëzira pa mbështetje të deputetëve e ministrave socialistë të korruptuar apo dipllomatëve të huaj.të lidhur me Sorosin.
Pikërisht tek portali Syri lexova një shkrim, se në Parlamentin europian, të cituar edhe me emra e mbiemra e vendet e BE nga vijnë, një listë goxha të gjatë mbi 200 persona, deputetë që e kanë deklaruar hapur se vijnë nga "Shoqëria e hapur" e Sorosit

Shto koment

Denonco