Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Lul, mos u bëj Taulant ...’

‘Lul, mos u bëj Taulant ...’

Nga Agim Xhafka - 16/04/2018

Dje Basha ishte në Berlin. Kërkova mbështetje nga partitë simotra që janë sot në pushtet në Gjermani,që të mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë, tha!!!

Duket si një çun adoleshent, që për hir të së dashurës që sapo ka zënë,pranon që vëllait të saj mos ia heqë pishtarin që ka në dorë për të djegur një shkollë, por i çon edhe një shishe bezinë që flaka të jetë e garantuar.

Po për ç'integrim e ke fjalën me këtë qeveri? Për borxhin mal,për PPP-të pa fund,për dajakun në çdo protestë, për banditët deputetë, për varfërinë masive, për burgosjet me rrëmbime dhe me maska, për eksodin e njerëzve,për pasurimin e oligarkëve?

Kjo loja patriotike për të mirën e Atdheut është shumë banale e tepër bajate. S'ka Atdhe evropian me qytetarë tribush e zulush.

Ndërsa populli pret një opozitë agresive ndaj qeverisë hajdute dhe vrastare, lideri Basha i fërkon shpatullat. Ia "ngre" sa herë populli lufton e ia ul.

Njerëzit duan që Merkelit t'i thuhet mos prano në gjirin e demokracive një shtet ku njeriu nuk gjen as punë, as të dinjitet.

Nuk garantohet asnjë e drejtë, kushtetuta është si bërë si libër bakalli me të cilën Rama mbështjell pasuritë që dhuron tek miqësia e partia.

Ndëshkoje me mosçelje negociatash ashtu siç ia bën Erdoganit. Se ky yni është më arrogant se turku autokrat.

Kështu si po sillet Basha nuk do të jetë çudi dhe do të ngjasë shpejt t'i thonë: 'Lul, mos u bëj Taulant!'

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo17/04/2018 19:27

Zoteri me pseudonim e verteta. Jam plotesisht dakort me logjiken tuaj. Mbase u nxitova pak ne arsyetimin tim, por frika ime me e madhe eshte se Rama do ta shfrytezoje ne menyren me te shkelqyer hapjen e negociatave si suksesin e tij personal. Duke njohur dhe mendesine e shqiptareve, qe shumica ia ka dhene besen PS( ne fakt PPSH-se) dhe ia jep voten , sic ia dha vjet, edhe kur kjo qeveri po e rrenon vendin ne menyren me te shemtuar, kam frike se do na mbeten ne dere neokomunistet edhe per shume kohe.
Jam pesimiste sepse nuk kam me besim tek BE-ja, e cila duket qe eshte zhytur ne nje krize te thelle, aq sa e ardhmja e saj duket shume e dyshimte.
Per me teper, Be ka mbyllur syte ndaj kriminalizimit te qeverise shqiptare, ka promovuar, justifikuar dhe mbeshtetur Ramen duke injoruar opoziten e djathte.

e vrteta17/04/2018 16:30

Edhe më naivi e di fort mirë që Basha nuk ka vajtur në Berlin që të lëvdojë qeverinë Rama.
E ka deklaruar disa herë jo vetëm Basha, por gjithë deputetët e PD, se Shqipërisë i intereson që të përshpejtohet proçesi i pranimit në BE, bile aq më shumë kur në Shqipëri është instaluar një qeveri kriminale si ajo e Ramës.
Fillimi i negociatave, mos mendoni se do të jetë në interes të "rilindasve" sado ta propogandojnë ata si një "sukses" të tyre.
Fillimi i negociatave do të thotë plotësimi i kërkesave të BE e të reformave në praktike e jo me retorika. Duket se raporti për gjendjen e sotme të Shqipërise, ka shumë gjera që jo vetëm nuk janë të vërteta, por i habisin e i bëjnë për të qeshur shumicën e shqiptarëve, është i përpunuar nga stafi i socialistes italiane Mogherini.
Por pjesa më e madhe e qeverive të shteteve antarë të BE, e dinë fort mirë se gjendja e Shqipërisë nuk ështe ajo që ka vizatuar Mogherini.
Nuk e shoh si "patriotizëm të shtirë", siç komentohet në këtë shkrim që opozita e lideri i saj Basha kanë kërkuar nxitjen e fillimit të negociatave.Negociatat nuk du të behen vetëm midis socialistëve shqiptarë të llojit Tualet Balla e Mogherinit, por midis ekipeve mikse të se djathtës e të majtës europiane e shqiptare, e parlamenti europian si shumicë ka e do të ketë vitin e ardhshëm më shum deputetë të djathtë.. Komisionin europian nuk e emëron ndonjë parti e ndonjë planeti tjetër, por përzgjidhet nga Parlamenti europian.
E djathta shqiptare do të forcohet, nëse në SHBA presidenti i saj aktual do të realizojë më shpejtë reformat e tij, e sa më shumë do të forcohen pozitat e z Trump në SHBA, aq më shumë do të fuqizohet edhe e djathta europiane.
Pati një farë superioriteti e majta në gjithë botën, pas shpërthimit të krizës ekonomike-financiare, gje që ka ndodhur edhe më parë. Por pasojat e asaj krize tashmë po kalojnë e shqetësimi më i madh i popujve, janë politikat liberale të së majtës, në dem të interesave nacionale.Popujt e Europës kanë evoluar tashmë sa i takon memdësive përbuzëze raciale e etnike, por ama nuk mund të durojnë politika hipokrite internacionaliste socialiste, duke dobësuar nivelin e tyre të jetesës, për hir të këtyre hipokrizive liberal-globaliste.
Për tu kthyer tek dyshimet se Basha i paska ardhur në ndihmë Ramës duke shkuar në Berlin për të kërkuar fillimin e negociatave, përse i haruat konfrontimet e fundit si me protestat që paralizuan qoftë edhe dy ore rrugët e Shqipërisë, apo edhe protestën e deputetëve demokratë në Kuvend që i zbardhën në mënyrë simbolike me miell Ramën e ministrat e tij. (pluhuri i drogës që përdor Rama, është përmendur shpesh me qesendi me ktët emër, miell)
Mendoni vërtetë se qeveritarët e Gjermanisë nuk e dijnë se çfarë kërkon opozita shqiptare ?
Mendoni vërtetë sipas këtij Xhufkës se Basha paska kërkuar në Berlim që t'ja falin marrëzitë Ramës për hir të negociatave ?

Z,XXH17/04/2018 03:07

Po mos i beni qejfin ketij B(PALLES) sepse politika e e kerkeses perasocimin e raportitper shqiperine nga BASHA, do ,nuk do ky vendimi eshte marre jo se qeveria e meriton se ka punuar mire,,,KURRE,por se europa do rrise kontrollin me shume ndaj kesaj qeverie kanabiste rilindase, e ngritur mbi qelbesirat.

ariariu16/04/2018 23:42

Luli eshte bere si nje qenushe bukuroshe qe leh per qefe te mikut

Tarasi16/04/2018 23:23

Se çka thene Luli ne Gjermani nje zot e di , por nje gje eshte e vertete ;Shqiperia nen qeverisjen e Ed Drames eshte kthyer ne nje vend ku veset triumfojne. E verteta eshte e hidhur por duhet thene . Z Basha nuk duhet te kete frike se po "shan atdheun" , nuk duhet te bjere nen kurthin e propogandes djallezore e tinezare te rilindjes bolshevike. A nuk jane keto bijte e baballareve te tyre qe e quanin tradhti ndaj atdheut kalimin e kufirit dhe kush guxonte te largohej nga diktatura enveriste ne kufi do te perballej me plumba.Eshte po ajo propogande djallezore dhe çuditerisht edhe rilindasit jane mjeshtra te asaj propogande. Propoganda e PD le shume per te deshiruar . Mjafton ti kujtoje Ed horrit se per nje kryetar qarku te Fierit bllokoi integrimin kur ishte ne opozite. Lulzim Basha guxho thuaje te verteten , Shqiperia eshte nje ferr i vertete dhe nga e verteta askush nuk duhet te kete frike.

Ajo16/04/2018 22:06

Z.Basha a besoni vertet se Shqiperia e meriton te hyje ne BU?
O sot o kurre ju duhet t’jua beni te qarte vendeve europiane qe kjo qeveri dhe kjo Shqiperi nuk e meriton te hape negociatat. Nese vertet e doni kete vend, ndershmeria eshte sherbimi me i madh ndaj tij.
Nese hapen negociatat me kete qeveri kriminale, harro se do te vish ne pushtet ndonjehere. Eshte njelloj si kunder votuat unanimisht Reformen ne Drejtesi ne Korrik 2016, edhe pse ishit te bindur se ishte e kapur nga Rama. Akoma vazhdoni me naivitetin se nuk do dukeni “ patriote” ne sy te Rames qe talled gjithe diten e perendise me ju?

Daj Jaku16/04/2018 22:06

Paterica e Edramës për konsolidimin e pushteti të tij absolut. Janë 7 milion euro që blenë bythën e LulBoshit, do ta kishte shitur edhe shumëfish më lirë. Mjerimi më i madh i opozitës në histori.

t16/04/2018 20:38

Kjo eshte njelloj siç nuk kishim ushtri dhe na futen ne nato,po ashtu ,tani jemi shtet rrumpalle dhe na çelin negociatat

Fieraku nga Ferrasi16/04/2018 19:52

Po' cte duhet ty mor lul te shkosh atje
Po' kuksianet ku i le?

Shto koment

Denonco