Ilir Vrenozi, Rusët dhe Griselda

Ilir Vrenozi, Rusët dhe Griselda

Nga Agim Xhafka - 17/03/2018

Sa herë dalin rilindasit nëpër podiume për të akuzuar dikë, më kujtohet gjithmonë Griselda, ish-e fejuara e ish-kryetarit të bashkisë, Kavajë. Sipas tyre, ajo qenkej rrëmbyer nga njerëz të Berishës dhe ata kishin guxuar të kryenin një krim makabër. Ia kishin shkulur fëmijën nga planceta. Një skenar për filma horror, një lajm i tmerrshëm që çdo qeveri e fuste shtatë pashë ndën dhe. Por, ja që doli se ishte fake news. Një sajim nga fillimi në fund.

E ndërsa pritej një ndjesë nga selia e socialistëve, u trash zullumi. Erion Veliaj vazhdoi xhirimet mbi këtë skenar dhe vuri në dijeni BE-në,me fakse dhe e-maile pa numër. Ende sot nuk ndjehet kush për falje. Veç Ramës që para dy javësh shqiptoi thatë: ‘E tepruam me Griseldën’. Kaq dhe pandehu se vuri në paqe ndërgjegjen.

“Griseldat” në rrugën e qeverisë janë pa fund.

P.sh. u rrit çmimi i energjisë, por popullit iu tha se ajo u ul!!!!

U rrit borxhi publik,por u trumbetua se qenkeshin ulur interesat e tij!!!

U ul konsumi i popullatës, por iu ranë daulleve se jemi në rritje ekonomike.

Hymë tek vendet me korrupsion më të lartë në botë, por deklarohet se po bëjmë shtet.

Kaluam nga tregtimi i hashashit tek trafiku i kokainës, por tregohet si triumf lufta ndaj Lazaratit.

Tani së fundi po lulëzon një lajm i rimerkata e këshilltareve. Po ikërkan tre nga tre nga LSI tek PS. Sikur tespijeve iu është këput ushkuri. Pritet që së afërmi të jepet lajmi se edhe Monika fluturoi te Rama. Kjo qenka arritje, që shpresohet do mbushë plot barkun bosh të 20 mijë familjeve, të cilëve iu sharrua ndihma ekonomike. Tirani e paparë as në filmat më të dhunshëm.

Së fundi mbiu nga dheri filmi me rusë, të cilët ndihmojnë PD-në që të rrëzojnë Ramën me Taulantin nga komanda e atdheut 105.

Tregime as fantastike, as logjike. Tregime pordhike. Ndërtuar me pe të trashë dhe qepur paçavur. Iu kthyen prapë lajmeve me Griselda, por këtë herë ajo do shfaqet si Katjusha, Olga apo Natalia.

Në këtë komicitet, që e portokallizon më tepër faqekuqi Balla,më vjen ndër mend paralelizmi i UEFA-s me Ilir Vrenozin. Iliri është një i papunë në Korçë, një i varfër e i këputur që nga shtatë ditë të javës tetë ditë ha fasule. Por ja që UEFA e akuzoi se pikërisht ky Ilir “fasulja” na ka ndikuar te “Skënderbeu” të trukojë ndeshjet ndërkombëtare. Njësoj vrapoi lajmi si ai i Griseldës. Dikush në një fax futi emrin e korçarit të famshëm e qysh atëherë e tërë ditën emri i tij vallëzon në raporte, shkresa dhe vëzhgime ndërkombëtare.

Qeverisja e sotme ngjet me lojën e vjetër të telefonit të prishur. Thuhej një e ndodhi nga lajmësi i parë e shtrembërohej vesh më vesh. Por me një ndryshim të madh sot. Se prej lajmësit të parë, që është Rama, thuhet me qëllim një gënjeshtër e madhe dhe vesh më vesh ajo përfundon në një sajesë aq të tmerrshme, sa dhe Majko, si i fundit i lojës, e qortoi pardje me fjalët: ‘Mos i zmadhoni gjërat kështu. Mos e teproni, nuk jam dakord me Ballën!’

Ndërkohë sot nisi sërish avazi. Lajmësi Rama e futi gënjeshtrën në vesh të Ballës. Ky e di vetë ç’i punon asaj,se ka licencë për rrena. E bën lajmin jo vetëm me barrë,por edhe që në bark mban plot 6 fëmijë. Apo bërtet si aktor hollivudi se të vegjlit ia shkulën deputetët e PD-së ndihmuar nga truprojat e Putinit, paguar prej shoqërive ofshore...

Telefoni i prishur ‘Made in Rama’ po punon non stop. Në media, në podiume, në kuvend. Vetëm në ekonomi bën pip. pip. pip... Sleeping!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

c18/03/2018 11:38

Po për çfarë lesh rrezim busti të diktatorit të ngordhur bëhet fjalë, kur pas 26 vitesh në krye të qeverisë kemi një diktator tjetër dalë nga vezët e bllokut e si kryetar kuvendi një ish ministër të sigurimit enverist ?
Fitore e demokracisë në Shqipëri do të ishte që së paku nja 70 vjet të mos dëgjohej fjala socializëm, që na kujton sistemin socialist të diktaturës enveriste.
E ndanë mendjen komunistët e socialistët italianë që vuajtën diktaturën fashiste e që u lemerisën me erën e qelbur të socializmit diktatorial shqiptar, që partinë e së majtës italiane, ta quajnë partito democratito.
Vetëm kur në Shqipëri pas nja 70-80 vitesh të ketë vajtur në esfel , mohikani i fundit punisto-socialist, e këlyshët e tyre të kërkojnë ndjesë për krimet politike e mafioze, mund të pranohet që të kemi edhe ne një të majtë "europiane",
Deri atëhere nuk kemi se çfarë të festojmë por veç të përkujtojme viktimat e diktaturës enveriste.

tironci17/03/2018 20:41

Keta te rilindjes jane mafie ne pushtet. Po ke mafie keni pare te iki pa mjetet qe qe perdor vete ajo? Me protesta nuk iken mafia, as me cjerrje maske me te paberat e saj. Mafia i ben hapur pislleqet dhe nuk i dridhet syri.

Edlir Rameta 17/03/2018 17:13

Vrenoz je i papare por kujdes nga keta Vrenoz se jane PS pi..a se.e,raporti kunder teje vrenoz ne UEFA seshte kur gje keta kane mundesi Vrenoz nga fasulja tek batha te cojne ,keta kane bere popullin te hane vetem trahana nga mengjesi ne darke dhe kur mbaron trahnaja shkojne tek litari te qilari.,se ti je vetem nji po te ngrinin zerat disa si ty e di si do vinin pordhet atij te gjatit apo jo?ver ver kur ndien dicka i gjati dhe ne Bruksel shkon me poture se ka frike se mo ben kaken ne brek.Vrenoz respekte je i papare ndoshta ndonje dite kur te clirohet shqiperia do te takoje ne korce.Respekte

Edlir Rameta 17/03/2018 17:11

Vrenoz je i papare por kujdes nga keta Vrenoz se jane PS pi..a se.e,raporti kunder teje vrenoz ne UEFA seshte kur gje keta kane mundesi Vrenoz nga fasulja tek batha,se ti je vetem nji po te ngrinin zerat disa si ty e di si do vinin pordhet atij te gjatit apo jo?ver ver kur ndien dicka i gjati dhe ne Bruksel shkon me poture se ka frike se mo ben kaken ne brek.Vrenoz respekte je i papare ndoshta ndonje dite kur te clirohet shqiperia do te takoje ne korce.Respekte

Azem Hajdari17/03/2018 16:51

bashkepunimi me LSI dhe rehabilitimi i figures se Enver Hoxhes permes zhdukjes se 20 shkurtit rruga e duhur per PD me rrezu edvin kanabisin e ardh ne pushtet.

Shto koment