41,2 ton ushqime në çdo sekondë shpërdorohen në të gjithë planetin…

41,2 ton ushqime në çdo sekondë shpërdorohen në të gjithë planetin…

Nga SYRI.net - 17/10/2017

Në Francë, çdo francez hedh çdo javë në plehra një vakt ushqimesh; ose ndryshe, çdo vit në Francë shpërdorohen 10 milion ton ushqime me një vlerë 16 miliard euro.

Në Europë, në vitin 2010 janë shpërdoruar 88 milion ton ushqime ose 173 kilogram për çdo banorë.

Në botë, çdo vit shpërdorohen 1,3 miliard ton ushqime ose ndryshe çdo sekondë hidhen 41,2 ton ushqime. Kjo do të thotë se 1/3 e prodhimit ushqimor global shpërdorohet.  

Katër janë momentet kur ushqimet shpërdorohen:

1) në prodhim (32 %);

2) në transformim (21%),

3) në shpërndarje (14%)

4) konsumim (33%).

Rregulli i përgjithshëm është: në vendet me të ardhura mesatare, ushqimet shpërdorohen në sasi të konsiderueshme, gjatë të gjithë fazave por më shumë gjatë konsumit.  

Në vendet me të ardhura të ulëta, shpërdorimi ndodh në momentin e prodhimit dhe të shpërndarjes, ndërkohë që në momentin e konsumit, shpërdorimi është shumë më i kufizuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco