Përse Lu s’denoncon lidhjen e politikës (S. Tahiri) me klanet mafioze (E. Shullazi)

Përse Lu s’denoncon lidhjen e politikës (S. Tahiri) me klanet mafioze (E. Shullazi)

Nga SYRI.net - 12/10/2017

Para disa ditësh ambasadori amerikan Lu bëri bujë me deklaratën për “4 klanet dhe 20 familjet mafioze” në Shqipëri duke përmendur, ndër të tjerave edhe emrin e Shullazit. Kjo deklaratë u diskutua shumë në media, duke vënë theksin në dy momente. Së pari përse kjo deklaratë bëhej kaq e vonuar? Dhe së dyti, përse ambasadori amerikan që i zotëron të gjithë informacionet s’denoncon lidhjet e këtyre klaneve mafioze me politikën?

Pra të gjithë presin me padurim qëndrimin amerikan për të denoncuar lidhjet e krimit e me politikën si dhe emrat konkretë të politikanëve, drejtues qendrorë e vendorë, të lidhur me këto klane e familje mafioze. Nuk është më sekret për median se Saimir Tahiri është njëri prej politikanëve të lidhur me krimin dhe më konkretisht prej kohësh media e stigmatizon të lidhur ngushtësisht me klanin e Shullazit, madje fuqimisht gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm.

Media po ashtu ka bërë me dije se një nga arsyet e vendimit të vështirë të Ramës për largimin e Tahirit nga qeveria ka qenë pikërisht kjo lidhje dhe implikimi i tij së bashku me këto klane mafioze në kultivimin e kanabisit, madje kanë shkuar edhe më tej duke shkruar se kjo kërkesë është bazuar në informacione të shërbimeve inteligjente të vendeve partnere. Kjo e ka detyruar Ramën ta “shesë” Tahiri duke u përpjekur njëkohësisht ta ruajë që ai të mos shpërthejë kundër tij.

Nga ana tjetër, po ashtu flitet në qartët mediatike, se ndërkohë edhe Tahiri po hakmerret ndaj Ramës duke i bërë me dije disa shërbimeve inteligjente partnere me të cilat ai ka bashkëpunuar që kur ishte ministër duke zbuluar lidhjet e vërteta të Ramës me këto klane dhe deri të “informojë” se ka qenë i nxitur e deri i detyruar prej Ramës për tu futur në këto marrëdhënie. Këto ditë Shullazi ka dalë në gjyq përmes të cilit është evidentuar qartas deklarata e mashtrimit të Tahirit dhe ndërkohë sinkronizimi i thënieve të Tahirit me ato të Shullazit. Këto kanë shërbyer për median si “fakte e prova” për të evidentuar lidhjet e klanit mafioz të Shullazit me anëtarin e kupolës politike të qeverisjes aktuale, Saimir Tahiri.

Në realitet ky sinkronizim është programuar dhe koordinuar nga vetë Rama i cili është shumë i shqetësuar dhe i frikësuar nga zbulimi i lidhjeve të klaneve mafioze me politike dhe evidentimi i emrave konkretë të politikanëve, midis të cilës në krye të listës qëndron Tahiri, të lidhur ngushtësisht me këto klane.

Në qendrat e rëndësishme të vendimmarrjes globale, partnerë të rëndësishme të Shqipërisë, tanimë janë të qarta prezenca e klaneve mafioze dhe e lidhjeve të tyre me kupolën e qeverisjes. Për më tepër në këto qendra gjykohet se “muaji i mjaltit” me qeverinë Rama ka përfunduar, aq më tepër që në ndonjë prej tyre ka pasur edhe ndryshime administratash.

Pritet në javët e muajt në vijim një “furtunë” goditjesh të lidhjeve të klaneve mafioze me kupolën politike në Shqipëri. Këtë gjë Rama e ka të qartë, po ashtu edhe Tahiri.

Në këto kushte publiku pret me shumë interes deklaratën e radhës të ambasadorit Lu për dy momente. Denoncimin e lidhjeve të “4 klaneve dhe 20 familjeve mafioze” me kupolën politike që drejton vendin. Dhe bërjen prezentë të emrave konkretë të politikanëve dhe zyrtarëve shumë të lartë që drejton apo kanë drejtuar vendin me këto klane e familje mafioze.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco