SYRI TV/ Zhvillohet ekspozita 'Elbasani shekulli XX', fotografitë sollën traditat e qytetit

19:58, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspozita me temë Elbasani Shekulli XX, është zhvilluar në oborrin e Muzeut Etnografik, ku janë ekspozuar fotografi sjellë para publikut traditat dhe përditshmërinë e një qyteti që ka ndryshuar ndër dekada. Qytetarët që zgjodhën të vizitonin këtë ekspozitë shprehen se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta pasi i rikujton dhe një herë brezave të shkuarën e këtij qyteti.

SYRI TV

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik gjatë ekspozitës me temë Elbasani Shekulli XX duke sjellë para publikut rrugët, tregtinë, traditat dhe përditshmërinë e një qyteti që ka ndryshuar ndër dekada.

Për vizitorët, fotografitë nuk përfaqësojnë vetëm dokumente historike, por edhe kujtime personale dhe emocione të lidhura me familjet dhe qytetin ku janë rritur.

Në anën tjetër qytetarët që zgjodhën të vizitonin këtë ekspozitë shprehen se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta në qytetin e Elbasanit pasi i rikujton dhe një herë brezave të shkuarën e këtij qyteti dhe historinë e tij. Por në anën tjetër sipas tyre turistët që vijnë ta vizitojnë janë të paktë e shumica në moshë të dytë pasi të rinjtë nuk kanë tërheqje ndaj kulturës ndaj duhet bërë më shumë punë për të afruar brezat e rinj.

Mes fotografive spikasin pamje të pazarit të dikurshëm, rrugëve karakteristike dhe jetës tregtare të qytetit, elementë që sipas vizitorëve meritojnë të ekspozohen më shpesh për të mbajtur gjallë kujtesën historike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco