Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër ka nisur një nisëm për ruajtjen dhe pasurimin e koleksioneve fotografike shqiptare.
Muzeu u ka bërë apel qytetarëve, familjeve dhe trashëgimtarëve të fotografëve shqiptarë që zotërojnë materiale fotografike me vlerë historike, artistike apo dokumentare, t’i vënë ato në dispozicion për t’u vlerësuar nga specialistët e muzeut.
SYRI TV
Një negativ i harruar në një sirtar mund të mbajë një pjesë të historisë së Shqipërisë. Me këtë mesazh, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër ka nisur thirrjen publike “Shpëto Arkivin Tënd”. Kjo nisëm synon identifikimin, ruajtjen dhe pasurimin e koleksioneve fotografike shqiptare.
Drejtori i muzeut “Marubi”, Luçian Bedeni, u bën apel qytetarëve, familjeve dhe trashëgimtarëve të fotografëve shqiptarë që zotërojnë materiale fotografike me vlerë historike, artistike apo dokumentare, t’i vënë ato në dispozicion për t’u vlerësuar nga specialistët e muzeut.
Çdo material i propozuar do t’i nënshtrohet një procesi profesional vlerësimi nga specialistët e muzeut “Marubi”, duke u analizuar autenticiteti, prejardhja, rëndësia historike dhe gjendja fizike e tij.
Drejtuesit e muzeut bëjnë apel që qytetarët të mos ndërhyjnë në pastrimin apo restaurimin e materialeve përpara konsultimit me specialistët, pasi çdo gjurmë fizike mund të jetë e rëndësishme për dokumentimin dhe vlerësimin e tyre.
© SYRI.net