Salzburgu vendos 300 statuja të arta, për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

Salzburgu vendos 300 statuja të arta, për 270-vjetorin e lindjes së Mozartit

14:58, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendlindja e gjeniut të muzikës, Mozart po e shënon 270-vjetorin e lindjes së tij me një vepër të pazakonshme. Salzburgu është zbukuruar me 300 statuja të arta. Disa prej skulpturave me lartësi prej 50 centimetrash tashmë janë vjedhur.

Nuk doja të krijoja një monument për Mozartin. Ka tashmë mjaft të tillë. Doja të tregoja anën e tij njerëzore, faktin se ai ishte një njeri i zakonshëm, pavarësisht gjenialitetit të tij”, ka thënë artisti konceptual, Ottmar Hörl

Njihuni me Mozartin dhe qenin e tij të preferuar, Pimperl. Në fakt, 300 statuja të arta të kompozitorit zbukurojnë kopshtin e fondacionit “Mozarteum” në Salzburg, në kuadër të kremtimit të 270-vjetorit të lindjes së kompozitorit.

Statujat, të projektuara nga artisti gjerman i artit konceptual, Ottmar Hörl, janë më pak se një metër të larta.

“Nuk doja të krijoja një monument për Mozartin. Ka tashmë mjaft të tillë. Doja të tregoja anën e tij njerëzore, faktin se ai ishte një njeri i zakonshëm, pavarësisht gjenialitetit të tij. Ai i donte qentë dhe familja e tij shëtiste këtu, në kopshtet ‘Mirabell’, gjë që tregon se bënin një jetë normale”, ka thënë Hörl.

Për t’u dhënë statujave një prekje më njerëzore, Hörl e ka paraqitur Mozartin së bashku me qenin e tij të preferuar, Pimperl. Mozarti dhe familja e tij njiheshin për shëtitjet e gjata me qentë e tyre në kopshtet “Mirabell”, pranë vendbanimit të tyre.

Mini-Mozartët nuk gjenden vetëm në kopshte, por edhe në ish-banesën e Mozartit, si dhe në disa pavijone.

Nga 400 statujat e planifikuara fillimisht, aktualisht janë ekspozuar vetëm 300. Pjesa tjetër ruhet si rezervë në rast vjedhjeje.

Për Hörl, vjedhja e veprave të tij artistike nuk është diçka e re.

Në një instalacion në Bayreuth, e gjithë seria e statujave të Wagnerit u vodh brenda vetëm dhjetë ditësh.

“Kjo është natyra e hapësirës publike. Kur punon si artist në një hapësirë publike, nuk duhet të ankohesh për atë që ndodh aty. Mund të përballesh me shkatërrim, por edhe me vjedhje. Kështu është. Hapësira publike nuk është hapësira ime. Unë e përdor për një periudhë të shkurtër dhe më pas largohem. Mund të ndodhë që, edhe para se të përfundojë ekspozita, gjithçka të jetë zhdukur, si në Bayreuth, ku të gjitha statujat e Wagnerit u vodhën brenda dhjetë ditësh”, ka shpjeguar Hörl.

Edhe disa nga statujat e Mozartit tashmë janë zhdukur. Megjithatë, projekti synon të tërheqë një publik më të gjerë dhe t’i afrojë vizitorët me muzikën e Mozartit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco