Humbje për artin fierak – ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa

Humbje për artin fierak – ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa

16:52, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa, një nga figurat e dashura të skenës dhe humorit në Fier.

Lajmi u konfirmua nga familjarët e aktorit.

Për shumë vite, ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë me interpretimet e tij buzëqeshje dhe emocione te breza të tërë spektatorësh.

Me talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonin, Sotir Stefa la pas një trashëgimi të çmuar në artin dhe kulturën fierake. Kolegët dhe publiku do ta kujtojnë gjithmonë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të rralla.

Largimi i tij përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit.

I paharruar do të mbetet kujtimi i tij. U prehtë në paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco