U prezantua në ambjentet e bibliotekës “Zoja e Shkodrës” një përmbledhje e plotë e publicistikës së Ernest Koliqit, e përgatitur për botim dhe e pajisur me parathënie nga Ardian Ndreca. “Drita e Shejzave” është një vepër përmbledhëse që përfshin shkrimet publicistike të shkrimtarit dhe intelektualit të shquar Ernest Koliqi, të botuara mes viteve 1957-1974.
SYRI TV
“Drita e Shejzave”, një përmbledhje e plotë e publicistikës së Ernest Koliqit, e përgatitur për botim dhe e pajisur me parathënie nga Ardian Ndreca, u prezantua në ambientet e bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.
Në fjalën e tij, Ndreca thotë se është një përmbledhje me shumë rëndësi në një hark kohor 20 vitesh, ndërsa është edhe një dëshmi e gjallë për çështjen e arbëreshëve dhe fateve të atdheut.
Publicistika e Koliqit është aktuale shton Ndreca, teksa thirrja e tij është për shpëtimin e gjuhëve të kulturës shqipe.…
Për botuesin Frano Kulli, Koliqi është personazhi i kulturës shqiptare i papërsëritshëm, por që ka mbetur në distancë nga lexuesit e sotshëm.
“Drita e Shejzave” është një vepër përmbledhëse që përfshin shkrimet publicistike të shkrimtarit dhe intelektualit të shquar Ernest Koliqi, të botuara mes viteve 1957 dhe 1974.
© SYRI.net