SYRI TV/ Koncert memorial në Shkodër 'Tingujt e Kujtesës 2026', homazh për viktimat e komunizmit

21:50, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në Ishullin e të Pushkatuarve në Shkodër u zhvillua koncerti memorial “Tingujt e Kujtesës 2026”, kushtuar viktimave të diktaturës komuniste. Organizatorja Luljeta Progni theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe njohjes së të vërtetës nga brezat e rinj përmes artit dhe kulturës. Përmes muzikës, artistët përcollën mesazhe dhimbjeje, kujtese dhe shprese, duke e kthyer artin në një urë lidhëse mes së kaluarës dhe së ardhmes.

“Tingujt e Kujtesës 2026” titullohej koncerti memorial i organizuar në Shkodër, në Ishullin e të Pushkatuarve, vendin ku gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan dhjetëra kundërshtarë të regjimit. Një koncert i dedikuar për viktimat e komunizmit, në gjuhën e tyre, në gjuhën e lirisë.

Organizatorja e aktivitetit, Luljeta Progni, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nevojën që brezat e rinj të njohin të vërtetat e të kaluarës përmes dokumentimit, artit dhe kulturës. Ajo tha se se në çdo shtëpi shkodrane ka art dhe liri, që nuk ka mundur ta shuajë diktatura.

 Artistët, përmes muzikës, përcollën mesazhe dhimbje, kujtese dhe shprese.

 “Tingujt e Kujtesës” riktheu edhe një herë vëmendjen tek një nga vendet më të dhimbshme të historisë tonë, duke dëshmuar se arti mund të shërbejë si një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes, për të mos lejuar që kujtesa të shuhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco